ATHINË- Kryeministri Edi Rama, nga Athina i kujtoi edhe njëherë Greqisë se ka në tryezë edhe kërkesën e Shqipërisë për të hequr ligjin e luftës, të cilin e quan një absurd. Nga një takim mes shqiptarëve në Athinë të cilëve u kërkoi votën për 11 majin, kreu i qeverisë u shpreh se është absurde që dy vendet që janë partnerë strategjikë janë njëherazi edhe në gjendje lufte.
“Me Mitsotakis dhe me qeverinë e tij jemi në dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim domethënës në drejtim të atyre çështjeve që kemi pasur dakordësi, psh me çështjet që lidhen me minoritetin dhe tek disa vendime që kemi marrë për të sanksionuar disa të drejta të minoritetit, si e drejta për tu vetëdeklaruar. Janë çështje që duhen zgjidhur.
Kemi kërkesën për të hequr ligjin e luftës se është një absurditet. Jemi dy popuj të afërt, aleate në NATO, në dokumentin tonë të politikës së jashtme Greqia është partner strategjik dhe ne jemi në gjendje lufte. Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet”, tha Rama.
Athinës zyrtare i kërkoi të mos bllokojë negociatat, tashmë që çështja Beleri që ngriu përkohësisht marrëdhëniet me qeverinë greke është tejkaluar.
"Ti e mban mend atë shprehjen, po të kishte halla...Ne me Greqinë patëm momentin e vështirtë për çështjen që ju e dini. Sot ajo çështje është e kapërcyer, jemi në marrëdhënie shumë pozitive. Me Mitsotakis dhe me qeverinë e tij jemi në dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim domethënës në drejtim të atyre çështjeve që kemi pasur dakordësi, psh me çështjet që lidhen me minoritetin dhe tek disa vendime që kemi marrë për të sanksionuar disa të drejta të minoritetit, si e drejta për tu vetëdeklaruar. Janë çështje që duhen zgjidhur”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve të Athinës, t’i bashkohen përmes votës së tyre më 11 maj atij që e quan moment historik për të vulosur marrjen në duar të pasaportës evropiane.
Pasaporta shqiptare e BE tha Rama do t’i japë fund pritjes së tyre për dokumente greke, duke i trajtuar si të barabartë mes të barabartëve në të gjithë kontinentin evropian.
“Ju jeni shqiponja dhe do të keni gjithmonë shqiponja. Me pasaportën evropiane të shqiptarëve, ju do të uleni në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja. Ashtu sikundër në të gjitha tryezat ku mblidhet Evropa, përfaqësuesit e shteteve janë poshtë dhe lartë nëpër ballkon janë përkthyesit e të gjitha gjuhëve, ashtu do të jetë edhe përkthyesi i shqipes, kur përfaqësuesi i Shqipërisë të flasë shqip dhe të tjerët të vënë kufjet për të dëgjuar”, tha Rama.
Për këtë, tha kreu i qeverisë mes shqiptarëve të Athinës, më 11 maj të gjithë duhet të zhvishen nga ngjyrat partiake e të veshin ato kuqezi.
“Këtë gjë nuk mund ta bëjë çdo kush, siç nuk mund ta bënte çdokush atë që bëri PD në 1991. Shumë nga ata që votuan për PD nuk ishin mbështetës të PD, nuk ishin as simpatizantë, por e mbështeten fuqishmit për një arsye që ishte shumë e madhja se sa kush do fitonte mes partish. Mbështetën PD sepse ishte një takim me historinë për të mbyllur kapitullin e një historie të dhimbshme”, tha Rama.
I kërkoi që votën e tyre të mos e çojnë dëm për forca të tjera politike.
"Në datën 16 maj, vijnë edhe të gjithë liderët e Evropës jashtë BE që nga Britania e Madhe, Turqia, Ukraina dhe Azerbajxhani dhe sekretari i NATO-s. Çfarë ndryshimi ka midis një mesazhi të 11 majit, ku shqiptarët pa dallim partie, i çojnë Evropës mesazhin që ne të gjithë duam të hyjmë në BE tani dhe një mesazhi të paqartë. Pastaj imagjinoni që atyre t’iu rishfaqet bufi i kënetës si një bashkëbisedues. Imagjinoni Evropa dhe NATO që bashkëbisedon me bufin e kënetës”, u shpreh Rama.
Për këta të fundit, kreu i qeverisë, dha edhe një tjetër arsye përse duhet të refuzohen me votë:
“Të gjithë këta me bufin e kënetës në krye dhe me dashurinë time Lulin, të gjithë këta ishin armiq, jo kundërshtarë të betuar të reformës në drejtësi. Nuk donin ta votonin reformë, vettingun e SPAK dhe u mbyllën të tërë në çadër dhe kërcënuan se nuk do të hyjnë as një zgjedhje”, theksoi Rama.
Nga Athina, opozitën e ironizoi duke thënë se ka gati edhe skenarin e humbjes.
“Në 11 maj bufi do thotë fitore. Në datën 12 pasdite do shihni që nga kënata do fryjë ajo era dhe më 13 në mëngjes do denoncojë vjedhjen më të madhe në histori e votave”, u shpreh Rama.
Në takimin me shqiptarët e Athinës, Rama dha edhe lajmin që shpejt do të ketë edhe një aplikacion ku emigrantët të mësojnë gjuhën shqipe.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga takimi që mbajti pasditen e së dielës me emigrantët në Athinë. Ai shprehet i bindur se nga Greqia, PS do të marrë një buqetë duarsh me numrin 5 më 11 Maj.
"FotoALBUMI nga AthinaBASHKË PËR SHQIPËRINË 2030 NË BE
Nëse tërë këto vite ma kanë mprehur sa duhet ndjeshmërinë e sallave, nga Greqia do të na vijë një buqetë shumë e bukur duarsh që thonë 5 më 11 maj", shkruan kryeministri.
Gjatë takimit në Athinë kryeministri iu kërkoi shqiptarëve që jetojnë atje që të shkojnë përtej dallimeve partiake më 11 Maj dhe të votojnë për PS për të siguruar integrimin evropian të Shqipërisë. Kryesocialisti tha se 'me pasaportën e BE, do të uleni në çdo tryezë evropiane përgjithmonë si shqiponja'.
Në hapje të takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Athinë me praninë e Kryeministrit Edi Rama, drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, tha se Partia Socialiste do të përmbyllë marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Greqinë, ashtu siç bëri në 12 vite në pushtet me 16 vende.
Balla gjithashtu u tha bashkatdhetarëve se nëse duan një qeveri në Shqipëri që të vazhdojë të bëjë punë për Shqipërinë, ajo është vetëm qeveria e Kryeministrit Edi Rama.
"Natyrshëm që një nga ndalesat e këtij turi falënderimesh për një numër historik bashkatdhetarësh të regjistruar për të dhënë votën e tyre më 11 maj do të përfshinte Athinën. Plot 65 mijë bashkatdhetarë janë regjistruar për të mbështetur Shqipërinë evropiane, për t’i dhënë mundësinë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës që më 11 maj jo vetëm të marrim një mandat për të qeverisur, por të marrim një shumicë për të çuar përpara reforma të rëndësishme. Motra dhe vëllezër këtu në Athinë, ju e dini fare mirë se nëse doni një qeveri në Shqipëri që të vazhdojë të bëjë punë për Shqipërinë, ajo është vetëm qeveria e Edi Ramës."
Balla tha se Partia Socialiste do të përmbyllë marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Greqinë, ashtu siç bëri në 12 vite në pushtet me 16 vende.
"Shumë prej jush na pyesin gjithmonë dhe na thonë: Kur do ta mbyllim marrëveshjen për njohjen e pensioneve? Dhe unë po ju them sot këtu, bashkë me kryetarin Rama, bashkë me kryeministrin, siç mbyllëm 16 marrëveshje në këto 12 vite me 16 vende për të njohur pensionet, do ta mbyllim brenda këtij mandati të ri edhe marrëveshjen për pensionet me Greqinë.
Dhe këtu mund të bëj edhe një krahasim. E dini sa marrëveshje për njohje pensionesh bëri Bufi në 8 vjet? Vetëm 2. Vetëm 2 marrëveshje bëri Bufi. Ndërkohë, sa herë më shumë i bie 16 krahasuar me 2, ë Luli? 8 herë."
Balla falënderoi të gjithë bashkatdhetarët që janë regjistruar për të mbështetur Shqipërinë evropiane dhe për t’i dhënë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës që më 11 maj jo vetëm të marrin një mandat për të qeverisur, por të marrin një shumicë për të çuar përpara reforma të rëndësishme.
"Këto 65 mijë zemra që janë regjistruar për të votuar më 11 maj duhet të jenë si kjo salla sot, as majtas, as djathtas, por mu në qendër. Aty është një 5 e bukur shumë. Votoni numrin 5, aty lexon Partia Socialiste dhe Edi Rama. Të tjerët nuk vlejnë fare. Vetëm pesën!"
Një moment interesant ndodhi gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë. Njëri prej tyre e komplimentoi kryeministrin për atletet që mbanin një trëndafil me ngjyrën e PS.
"Komplimente për atletet, shumë të bukura. Faleminderit që na mblidhni mes flamurit shqiptar. Nëse Greqia na bllokon përsëri, qeveria Rama ça bën, apo kush e pyet Greqinë.", iu drejtua emigranti kryeministrit.
Një qytetar nga takimi në Athinë e pyeti kryeministrin Rama se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare nëse Greqia na bllokon sërish në rrugëtimin drejt BE. Rama i përgjigjet se ajo çështje me Greqinë është kapërcyer dhe me qeverinë e Mitsotakis janë në dialog të vazhdueshëm. Bufat e kënetave nacionalistë kanë bërë rrëmujë, tha Rama, ndërsa solli edhe njëherë në vëmendje kërkesën që Greqia të heqë ligjin e luftës .
Qytetari: Komplimente për atletet, shumë të bukura. Faleminderit që na mblidhni mes flamurit shqiptar. Nëse Greqia na bllokon përsëri, qeveria Rama ca bën, apo kush e pyet Greqinë.
Rama: Ti e mban mend atë shprehjen, po të kishte halla... Po ç’është gjithë ky entuziazëm.
Ne s’mund të nisemi në se ky do bëjë kështu, nëse ai do bëjë ashtu. BE na ka caktuar një kalendar për të bërë negociatat. Kalendar 3-vjeçar për negociatat s’ka pasur kurrë asnjë vend. Në momentin që i mbarojmë negociatat komisioni i çon të gjithë shteteve anëtare, dhe Greqisë, i çon dokumentin që me Shqipërinë mbaruam është gati. Ne me Greqinë patëm momentin e vështirtë për çështjen që ju e dini. Sot ajo çështje është e kapërcyer, jemi në marrëdhënie shumë pozitive. Me Mitsotakis dhe me qeverinë e tij jemi në dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim domethënës në drejtim të atyre çështjeve që kemi pasur dakordësi, psh me çështjet që lidhen me minoritetin dhe tek disa vendime që kemi marrë për të sanksionuar disa të drejta të minoritetit, si e drejta për tu vetëdeklaruar. Janë çështje që duhen zgjidhur.
Kemi kërkesën për të hequr ligjin e luftës se është një absurditet. Jemi dy popuj të afërt, aleate në NATO, në dokumentin tonë të politikës së jashtme Greqia është partner strategjik dhe ne jemi në gjendje lufte. Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet. Kjo dhe çfarë ka tjetër çështje të mbetura ku shumë shpesh është ngatërruar politika padrejtësisht shumë shpesh bufat e kënetave nacionalistë kanë bërë rrëmujë dhe kanë futur dynjanë në sherr, do ia dalim të ngrihemi me gjithë këto këneta dhe në bashkëpunim me miqtë tanë në Athinë do bëjmë që mes Shqipërisë dhe Greqisë të hapet një epokë partneriteti strategjik.
Kryeministri Edi Rama, nuk kurseu as batutat në takimin që mbajti me emigrantët në Athinë. Kreu i qeverisë iu tha që të mos e hapin zarfin me dhëmbë pasi do të ‘hanë’ votën.
"Do vijë zarfi do ta hapësh me kujdes, se atje brenda është edhe vota. Jo me dhëmbë, duhet hapur me kujdes që mos të hash votën. Vendoset vota, hidhet në postë edhe...”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama, në takimin në Athinë, iu përgjigj një qytetareje, e cila i shprehu shqetësime për administratën publike dhe për dokumentet e tokës së saj. Kreu i qeverisë tha se shumë shërbime mund t’i marrin përmes platformës online e-Albania dhe nuk kanë nevojë për të ardhur në Shqipëri.
Rama kritikoi qytetaren kur tha se administrata është zero, teksa u shpreh se nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë, BE nuk do të thoshte se duhet që të futemi në union.
Pjesë nga diskutimi
Pyetja: Jeni figurë shumë e shquar për momentin, por ka mangësira pas kaq kohëve që jeni udhëheqësi i Shqipërisë. Mangësitë që janë shumë të mëdha dhe që ‘vrasin’ ose janë të njerëzit të ulëtit, që nuk kanë takatin të arrijnë degët e mëdha, administrata është zero. Sipas ligjit që kemi marrë të tokave, se do t’i përvetësojmë akoma në këtë kohë s’kemi marrë akoma certifikatën e tokës. Kush më siguron që ky do të jetë premtim i realizuar dhe të vij e të bëj investime.
Rama: Ju deri dje për të marrë një copë letër, duhet të vini në Shqipëri. Sot nga Greqia dhe Australia mund të marrësh shërbime drejtpërdrejt në platformën e Albania. Kështu që pjesa dërrmuese e shërbimeve nuk ka nevojë të vish në Shqipëri, të takosh administratës, të japësh lekë apo të fusësh mik. E vërteta duhet vendosur aty ku është, nuk po them se nuk ke të drejtë. Po të ishte zero nuk na thoshte BE hajdeni. Me administratën zero, negociatat me BE janë këto. Momenti kur BE hajde futu, do të thotë se ke shtet që funksionon si BE. Mos më thoni se në Greqi është perfekt çdo gjë. Kur fillova këtë punë i kisha flokët të tëra të zeza dhe dhëmbët i kisha të miat. I kam të bukur, por nuk janë të mitë. Paketa ka këtë, e kemi bërë për të gjithë ata që kanë tokën në fshat, e të parëve por nuk kanë dokumentet. Atëherë në fshat e di që është toka jote. Paketa e maleve ka shumë njerëz që janë në zona të caktuara në veri apo në jug që e kanë tokën, por nuk kanë konflikt për tokën, nuk e kanë pranuar 7501. Këta nuk marrin dot leje për të zhvilluar diçka, kredi në bankë sepse nuk kanë hipotekën. Nëse futen te paketa, mjafton që këshilli bashkiak t’i japë një dëshmi që kjo është toka e këtyre që janë zotërues por nuk kanë letrat, merr atë dëshmi, ne i japim lejen e zhvillimit, merr kredinë e butë në bankë, paguan 1 euro dhe kur mbaron investimin, toka bëhet 100 përqind me hipotekë.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Athina pyetjes së të riut nëse do të ketë në vijim të qeverisë së tij një program për kredi të buta dhe apartamente nëse kthehen në Shqipëri. Rama ka thënë se do të ketë një fond 300 milionë eurosh që do ketë në foksur emigrantët që kthehen.
Pyetja: Zoti Kryeministër, zoti Rama ju kam dëgjuar gjithmonë që se duhet të ktheheni në Shqipëri se pagat janë të larta. Ajo që duhen janë kreditë e buta për apartamente a keni diçka konkrete për këtë gjë?
Rama: E para njëherë unë nuk i them askujt çfarë duhet të bëj, secili mendon atë që duhet të bëj. Unë nuk hyj tek ata që t’i them të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë për jetën e tyre. Shikojeni Shqipërinë dhe vlerësojeni mundësinë që të ktheheni. Të paktën kur i hapni televizorët në darkë sigurohuni që mos t’i keni fëmijët se aty dalin lajme me gjysmë të vërteta. Realiteti i jetës së përditshme ka probleme. Ja u thashë që në Shqipëri punonin 1 milionë vetë sot punonojnë 1 milionë e 327 mijë vetë. Mbi të gjitha kini parasysh se këtu nuk ju mban njëri me strehim kur punoni në turizëm, plus taksat e keni të larta. Në këto vite praktikisht kemi ndërtuar nga e para dhe kemi mbështur për efiçencën e energjisë 65 mijë shtëpi. Kemi planifikuar 300 milionë euro për strehimin dhe kemi planifkuar të mbështesim emigrantët dhe në këtë mënyrë ne besojmë se do krijojmë mundësi dhe për çiftet e reja.
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së një shqiptareje pjesëmarrëse në takimin në Athinë, tha se ka ende punë për të bërë dhe nuk mund të lihen në dorë të bufit të kënetës. Sipas tij, PS është partia më e re dhe më e vjetra, pasi siç shtoi ai, të rinjtë i kanë vendosur në listat e mbyllura ndërsa këneta i ka vendosur ‘zhapikët dhe bretkosat’ në listën e mbyllur.
“E para, që po të mos kishte probleme dhe gjëra për të rregulluar për çfarë do të vija këtu dhe të kërkoja mandat tjetër. Pikërisht se ka plot gjëra për të bërë dhe nuk ia lëmë dot në dorë as bufit dhe shitësit të qilimave. Kini parasysh një gjë, në fletën e votimit, të gjitha qarqet dhe ata që votojnë PS, keni te numri 5 partinë më të re dhe të vjetër në atë fletë. Disa thonë se jemi rinia, kanë fytyrën e moshën të re, por në lista kanë baballarë, teze, xhaxhallarë e krushq. Ne kemi numrin më të madh të të rinjve dhe s’i kemi lënë si bufi, që i ka lënë lirë në kënetë që kë do ta hajë, kush do ta hajë le ta hajë se bufi për vete i ka mbledhur zhapikët dhe bretkosat te listat e mbyllura. Ne në listat e mbyllura pjesën dërrmuese i kemi të rinj. Kështu që siç kemi partinë më të re, kemi edhe më të vjetrën. Kemi edhe eksperiencën. Po ta them se jam për të kërkuar mandatin e 4, atë gjeneratë të re që do të marrë nesër në dorë këtë punë e keni në listat e votimit.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer nga Athina batutat me pjesëmarrësit në sallë, pas pyetjes së një të riu për kreditë e buta për çiftet e reja.
"Ti i martuar je, për shembull? Nuk je i martuar. Po e dashuron atë vajzën që ke në krah apo nuk ia ke thënë akoma? Mirë, gjeje kurajën, thuaja. Ja, ajo tani po kthen kokën andej dhe thotë: “Shyqyr që ta thashë unë ty,” se ajo ka kaq kohë që po pret dhe thotë: “Thuaje, thuaje. Thuaja.” Dilni për një kafe. Mos ji koprac. Jepi një lëng portokalli, pastaj, ashtu si padashje, thuaj: “Do shkojmë për darkë.” Ajo do pranojë, se e shoh nga sytë që mezi po pret, dhe nëse në fund nga gjithë ky proces ju do jeni çift i ri, do të përfitoni nga këto kredi të lehtësuara", u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj pret mbështetje masive nga shqiptarët në Greqi.
“Kam besim që nga Greqia do të na vijë një mbështetje shumë e madhe. Do ju lutesha ta ndiqnit procesin me shumë vëmendje. Jo në Greqi, po në hënë të na çosh ne shqiptarëve, do i lëmë punët për orën e fundit. Mos e lini për orën e fundit të shënoni te kutia 5 një shenjë që jeni për BE dhe ta çoni e ta hidhni në postë, që kur ti dorëzoni pasaportën euro fëmijëve tuaj ti thoni merreni këtë ta bëri dhe këtë nëna e babai tani ik se s’kemi ç’bëjmë ne për ty. Megjithëse ata unë se di çdo bëjnë për ne”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nga Athina ironizoi Sali Berishën duke thënë se bufi i kënetës më 11 maj do thotë fitore, ndërsa më 13 maj në mëngjes kur të dalë rezultati do denoncojë vjedhjen më të madhe në histori të votave.
“Në 11 maj bufi do thotë fitore. Në datën 12 pasdite do shihni që nga kënata do fryjë ajo era dhe më 13 në mëngjes do denoncojë vjedhjen më të madhe në histori e votave. Me e dimë këtë, por pas zgjedhjeve ajoi që neve na intereson është ca do bëjmë për t’iu vënë ju në dispozicion paketën e maleve, ku 500 aplikantët e parë do mund të investojnë pa taksa, pa TVSH, pa asnjë detyrim tjetër 10 vjet rresht”, tha Rama.
Nga Athina, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe partitë e vogla, duke iu referuar si “shitësa të vegjël qilimash”. Rama tha se ata janë të njëjtat vegla, thjesht kanë ndryshuar moshën dhe fytyrat e tyre.
“Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre, ndërkohë që ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista. Nuk kuptojnë një gjë që ne nuk jemi në një punë por në një mision, e që ta bëjmë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama tha se më 15 Maj do të vijnë në Shqipëri të gjithë liderët e Bashkimit Evropian për samitin e Komitetit politik Evropian. Ai tha se shqiptarët duhet të votojnë për Partinë Socialiste me 11 Maj, dhe të mos lënë që bufi i kënetës të ulet me këdo liderë si bashkëbisedues.
“Nuk duhet asnjë urtësi e madhe për të menduar vetëm një moment, imagjinojeni që BE me ne është angazhuar në negociata, Janë 1 mijë vajza e djem që punojnë çdo ditë, më 15 Maj, BE i gjithi, vjen në Tiranë. Në datën 16 maj, vijnë edhe të gjithë liderët e Evropës jashtë BE që nga Britania e Madhe, Turqia, Ukraina dhe Azerbajxhani dhe sekretari i NATO-s. Çfarë ndryshimi ka midis një mesazhi të 11 majit, ku shqiptarët pa dallim partie, i çojnë Evropës mesazhin që ne të gjithë duam të hyjmë në BE tani dhe një mesazhi të paqartë. Pastaj imagjinoni që atyre t’iu rishfaqet bufi i kënetës si një bashkëbisedues. Imagjinoni Evropa dhe NATO që bashkëbisedon me bufin e kënetës”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Athina edhe për drejtësinë. Rama është ndalur në një fragment të gjatë lidhur me pushtetin gjyqësor. Kreu i qeverisë u ndal dhe te kryeprokurori Altin Dumani, duke thënë se sot atë të gjithë e njohin falë qeverisë së tij që ia dha ‘shpatën’ drejtësisë.
"Dhe pavarësisht se kemi rezerva dhe mund të habitemi në një moment të pushtetit tjetër për ndonjë lajthitje. Që liria individuale mos të diskutohet më dhe barazia para ligjit duhet.
Mjafton të dëgjoni bufin që thotë: “Më 11 Maj do marr vota dhe më 12 Maj do shkrijë SPAK-un.” Sot të gjithë shqiptarët e dinë se kush është Altin Dumani. Dumani ka qenë prokuror me vite të tëra, asnjë nuk e njihte. Askush nuk dinte që Altin Dumani ekzistonte. Kurrë më parë Altin Dumani nuk kishte thirrur një politikan. Ai nuk e kishte shpatën, sepse shpatën e mbajti bufi i kënetës për të futur në burg Fatos Nanon. Ne sot e çmojmë punën e SPAK-ut dhe ajo punë nuk do të përmbyset, vetëm nëse e bashkojmë flamurin e Shqipërisë me atë të Europës, që nuk e prek më asnjë buf kënete", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te reforma në drejtësi, duke thënë se PS është e vetmja garante. Sipas kreut të qeverisë, opozita nuk donte ta votonte as vettingun, as SPAK dhe madje u mbyllën në çadër. Ai ironizoi edhe partitë e vogla duke thënë se kanë ndërruar vetëm fytyrat.
“Më 11 maj është ftesë për tu bashkuar të gjithë në trenin e historisë. E dini mirë se Shqipëria sot po ndryshon edhe në një aspekt, në aspektin e barazisë para ligjit. Për herë të parë që kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, njerëz të lidhur me pushtetin politik, figura me fuqi po shkojnë para drejtësisë. Prokurorisë dhe gjykatës të pavarur po i marrin në pyetje, po hetojnë, akuzojnë dhe dënojnë. Tani dëgjoni se të gjithë këta me bufin e kënetës në krye dhe me dashurinë time Lulin, të gjithë këta ishin armiq, jo kundërshtarë të betuar të reformës në drejtësi. Nuk donin ta votonin reformë, vettingun e SPAK dhe u mbyllën të tërë në çadër dhe kërcënuan se nuk do të hyjnë as një zgjedhje. Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre, ndërkohë që ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista. Nuk kuptojnë një gjë që ne nuk jemi në një punë por në një mision, e që ta bëjmë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane. E dimë shumë mirë që për të bërë këtë barazia e ligjit është kusht, ashtu sikundër mund të mos jemi shumë të mençur por s’besoj se na merr njeri për budallenj sa t’i hynim detit në këmbë dhe të mos e dinim se duke i dorëzuar shpatën, nuk parashikonim që ajo shpatë do të binte edhe mbi kokat tona, e disave nga ne. Ne e dinim këtë. Nuk jemi penduar për këtë, por jemi krenarë për këtë."
Kryeministri Rama kërkoi votën e shqiptarëve në Athinë duke thënë se tashmë ka një rrugë tjetër për të arritur njohjen e pensioneve dhe jo duke negociuar me qeverinë greke, por përmes anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Deri dje kishte vetëm një rrugë që të negociohej me qeverinë greke me të cilën sot kemi marrëdhënie shumë të mira dhe të bëjmë atë që bëmë me italianët, që na morën frymën me vite të tëra. Por, ka edhe një rrugë tjetër, që të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë të votojnë tek numri 5 dhe njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë në BE, sepse në momentin që ne bëhemi anëtarë të BE, pasaporta kuqezi do të jetë e mjaftueshme dhe do të jetë njësoj e barabartë me pasaportë greke që nuk do u duhet fare. Kini parasysh që pasaporta greke mund t’iu duhet vetëm nëse ndonjëherë apo ndonjëra do ketë ambicie të bëhet deputet në parlamentin grek. Me pasaportën shqiptare të BE, mund të kandidojnë për kryetarë bashkish, këshilltarë bashkiak në Greqi dhe të gjitha vendet e BE. Me atë pasaportë, më 11 maj, Shqipëria futet në një proces që në pak vite bëhet e madhe sa BE dhe Be bëhet e vogël sa Shqipëria dhe të shkosh nga Greqia në Portugali apo Suedi dhe shkon me të njëjtën lehtësi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Athina në takimin me shqiptarët, në kuadër të takimeve të diasporës. Ai tha se vota më 11 Maj ka rëndësi për faktin se, sipas Ramës, nuk do të hyjmë më në aeroport si të veçuar.
Rama: Tani unë dua t’ju them pse çdo prind këtu, në Itali dhe kudo, që i ka fëmijët e vegjël apo në studime, duhet ta harrojë se janë disa parti në garë. Duhet të votojë vetëm te kutia numër 5. Për arsye se, nëse i jep fëmijëve pasaportën të studiojnë këtu, jo si studentë të huaj, por si studentë europianë, do të kenë shumë më shumë lehtësime. Ata që kanë pasaportën greke quhen të huaj dhe kanë tarifa të larta. Me atë pasaportë të gjithë janë të barabartë.
Tjetra, vjen njeriu në aeroport dhe i thonë: “Dil andej dhe këtej.” Ne nuk bëjmë dot sot pa asnjë polic nga prapa. Vetëm neve na thonë kur hyjmë se kur do ikësh. Ne vetëm me atë pasaportë do të kalojmë me europianët e tjerë, por do të mund të qëndrojmë ku të duam.
Kryeministri Edi Rama, nga Athina ku po mban takimin me emigrantët, ironizoi edhe Sali Berishën, të cilit i referohet si ‘bufi i kënetës’.
Rama tha se bufi i Tiranës nuk është si bufi i grekëve apo romakëve, që ishte simbol i urtësisë, por është peshqesh nga komunizmi dhe që po mbretëron në llum.
“Nuk duhet asnjë urtësi e madhe për të menduar vetëm një moment, imagjinojeni që BE me ne është angazhuar në negociata, Janë 1 mijë vajza e djem që punojnë çdo ditë, më 15 Maj, BE i gjithi, vjen në Tiranë. Në datën 16 maj, vijnë edhe të gjithë liderët e Evropës jashtë BE që nga Britania e Madhe, Turqia, Ukraina dhe Azerbajxhani dhe sekretari i NATO-s. Çfarë ndryshimi ka midis një mesazhi të 1 majit, ku shqiptarët pa dallim partie, i çojnë Evropës mesazhin që ne të gjithë duam të hyjmë në BE tani dhe një mesazhi të paqartë. Pastaj imagjinoni që atyre t’iu rishfaqet bufi i kënetës si një bashkëbisedues. Imagjinoni Evropa dhe NATO që bashkëbisedon me bufin e kënetës, se jemi edhe këtu në Athinë...e dëgjo ca thotë apo jo thuaj matuf, por jo buf. Jemi në Athinë dhe bufi kishte thënë një ditë që jam krenar, e kam për nder të jem buf sepse bufi ka qenë simboli i Athinasë dhe i minervës dhe bufi ka qenë simboli i urtësisë dhe i bukurisë. I duket vetja edhe i bukur. E dini vetë sesa super seksi është. Por problemi është që nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf, bufi i grekëve dhe romakëve ishte ai që quhet bufi i vogël ndërkohë që ky bufi ynë është ai për të cilin populli thotë ç’më rri akoma aty o buf kënete. Ai bufi i urtësisë, ai rri në male dhe ullishta, ndërsa ai i yni mbretëron në një llum që e ka penguar Shqipërinë dhe penguar shqiptarët për kaq shumë vite. Atë bufin në Tiranë nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi ynë i vjetër, por peshqesh nga diktatura komuniste. “
Kryeministri Edi Rama kërkon nga Athina votën e të gjithë shqiptarëve, duke thënë se asnjë prind nuk duhet të luajë me votën e 11 majit, pasi është koha që Shqipëria të futet në BE.
“Gabimi i dytë që s’duhet të bëjnë shqiptarët përballë këtij treni të historisë dhe në kushtet kur fati ynë europian është përputhur me fatin e Europës është të mendojnë se këtë gjë mund ta bëjë çdokush. Këtë gjë nuk mund ta bëjë çdo kush, siç nuk mund ta bënte çdokush atë që bëri PD në 1991. Shumë nga ata që votuan për PD nuk ishin mbështetës të PD, nuk ishin as simpatizantë, por e mbështeten fuqishmit për një arsye që ishte shumë e madhja se sa kush do fitonte mes partish. Mbështetën PD sepse ishte një takim me historinë për të mbyllur kapitullin e një historie të dhimbshme. PD në atë kohë ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Sot jemi në një situatë ku koha e duhur dhe vendi i duhur është ky. Nëse ajo derë mbyllet, gjërat mund të marrin vite e vite të tëra. Çështje kjo punë, ka dalë prapë Rama kërkon mandatin e 4 e do thonë do iu fusim në BE sikur si mjaftuan 3 mandate. Mos harroni, mali i Zi i ka nisu negociatat në 2012 dhe akoma nuk është futur në BE. I ka nisur negociatat para se të vinim në qeveri, Serbia i ka nisur në 2014, Maqedonia e Veriut është bërë kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian në 2005 dhe akoma është shumë mbrapa sepse ajo derë ha[pet dhe mbyllet. Sot Shqipëria që i ka nisur negociatat vetëm vjet, ka marrë marrëveshje për t’i mbyllur brenda 3 vitesh, deri në 2027. Asnjë shqiptar, asnjë prind, nuk duhet të luajë me votën e 11 majit, veçse një votë për të gjitha llojet e problemave, programeve, projekteve, është votë për të hyrë në atë derë që historia ka hapur me kohë të kufizuar”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu tha emigrantëve se me pasaportën e BE, do të ulen në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja. Ai iu drejtua të rinjve se duhet ta respektojnë kryqin e bardhë në flamurin e Greqisë si vendi që i ka ‘adoptuar’, por shtoi se nuk duhet të harrojnë shqiponjën e Shqipërisë.
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria po bën shumë përpjekje për t’u integruar, ashtu sikurse familjet shqiptare kanë kaluar peripeci për të qenë të barabartë me të tjerët në Greqi.
“Me këtë pasaportë, që unë, yt atë të bëra të mundur duke iu bashkuar me Ramën dhe PS me 11 maj ti ke mundësi të qëndrosh këtu, të shkosh në çdo vend të Evropës dhe të respektohesh i barabartë mes evropianësh. Kur prindërit e tu erdhëm këtu, u detyruam të bëjmë shumë gjëra për të mbijetuar, për ta ulur kurrizin deri në tokë, për të mos e humbur betejën, të bëjmë punë që ti biri apo bija jonë as nuk mund t’i imagjinosh sot që i ke të gjitha të mirat, dhe të duket se jeta ka qenë gjithmonë kështu, por këto i bëmë për ty e ju, dhe tani jemi të lehtësuar sepse juve duhet ta respektoni kryqin e bardhë në flamurin e Greqisë se është vendi që iu ka adoptuar po ama s’keni nevojë që shqiponjën në flamurin e kuq ta harroni apo aq më keq ta ndërroni. Ju jeni shqiponja dhe do të keni gjithmonë shqiponja. Me pasaportën evropiane të shqiptarëve, ju do të uleni në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja. Ashtu sikundër në të gjitha tryezat ku mblidhet Evropa, përfaqësuesit e shteteve janë poshtë dhe lartë nëpër ballkon janë përkthyesit e të gjitha gjuhëve, ashtu do të jetë edhe përkthyesi i shqipes, kur përfaqësuesi i Shqipërisë të flasë shqip dhe të tjerët të vënë kufjet për të dëgjuar.
Tani ky është momenti, sepse sot për herë të parë, që kur kemi filluar këtë rrugëtim, Shqipëria ka filluar rrugëtimin kolektiv, ju keni bërë këtu përpjekjet për t’u integruar, Shqipëria i ka bërë përpjekjet për t’u integruar në botën e madhe. Për herë të parë BE nuk është vetëm në pozitën që një ditë do të jemi bashkë, por sot thotë jemi gati që brenda 2027 të mbyllim marrëveshjen me ju dhe brenda kësaj dekade të jemi bashkë. Kjo ka ardhur si pasojë e atyre që kemi bërë ne, e këmbënguljes tonë, që na shikonin në rastin më të mirë me keqardhje, në rastin e zakonshëm me bezdi dhe në të keqin me përçmim, në një situatë kur na shikojnë me respekt dhe besim. Por kjo ka ardhur edhe si rezultat ku është sot Evropa. Për këtë arsye nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por edhe BE ka hapur një derë dhe thotë ejani hynë një orë e më parë.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, sot në takim me shqiptarët e Athinës, ka folur për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Ai theksoi se 11 Maji do ta bëjë pasaportën e Shqipërisë njëlloj si me vendet e BE-së.
"Ju sot i jeni imponuar këtij vendi, atij këndi që përshëndesni fqinjët grekë, sepse sot ju keni arritur respekt, siç keni marrë gjithmonë. Falë dhe faktit që kanë pasur në krye njerëz që nuk kanë pasur kurajë që të na bëjnë të barabartë. Kanë dhënë servilizëm dhe kanë bërë dhe poshtërim, duke bërë që të huajt të na shikojnë si përfaqësues të një shteti që nuk meriton respekt e vlerësim. Sot kjo ka ndryshuar. Ju i duheni vendit më 11 Maj për të vënë vulën në këtë proces, për të realizuar atë që është detyrimi i fundit, që të shkojmë drejt familjes së BE-së. Mësoje gjuhën greke, mësoje kulturën, por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe që e ke në pasaportën tënde, shqiptar", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar shqiptarëve të Athinës ditën e sotme në kuadër të takimeve me Diasporën, duke i thënë se duhet të kujtohen se çfarë kanë hequr në emigrim. Rama tha se sot ata marrin respekt shumë më shumë nga çfarë merrnin në të shkuarën.
"Por jo vetëm që, duke bërë këtë zgjedhje, ju shpëtuat veten dhe familjen tuaj, ju shtuat fuqitë e Shqipërisë që të ngrihet më shpejt. Nëse doni të dini se për çfarë ka nevojë Shqipëria më 11 Maj, të bëni historikun e thjeshtë të familjes tuaj. Të kujtoni dhe të merrni pak minuta për kapitujt e jetës këtu, qoftë ata që ishin të vegjël kur erdhën këtu, të gjithë kanë parë momente të rrugës, poshtërimet kanë qenë të patregueshme, edhe për të ardhur në ditën që fqinjëve tuaj rreth e rrotull jush t'u thoni mirëmëngjes kur ju thonë mirëmëngjes dhe mos t'u thoni asgjë kur nuk ju thonë mirëmëngjes. Ju është dashur të luftoni shumë dhe për një kohë të gjatë, ju është dashur të thoni mirëmëngjes kur ju thoshin ‘plaç’", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nga Athina shigjetoi Partinë Demokratike, duke thënë se këneta ka probleme të rënda me aritmetikën. Rama tha se gënjejnë sikur PS nuk hapi 300 mijë vende siç kishte premtuar, ndërsa iu përgjigj me shifra duke thënë se sot rezultojnë 1 milionë e 327 mijë të punësuar në Shqipëri.
“Kur hyni aty për të mësuar se çfarë po bëhet në Shqipëri, ndër shumë përqeshjet, është edhe përqeshja se kur morëm detyrën premtuam 300 mijë vende pune dhe kjo nuk ndodhi. Mjafton të shohësh regjistrat e shtetit, aty ku në fakt të punësuarit janë të regjistruar me emër dhe mbiemër. Aty ishin 1 milionë e 23 mijë shqiptarë që figuronin të punësuar, ndërkohë në regjistrin e pagave sot janë 1 milionë e 327 mijë. Ne e dimë të gjithë që këneta ka probleme të rënda me aritmetikën, por unë besoj se aritmetika thotë se mes 1 milionë e 23 mijë dhe 1 milionë e 327 mijë janë pak më shumë se 300 mijë diferencë që janë sot të punësuarit në Shqipëri”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët e Athinës, bëri edhe një bilanc me kohën kur erdhi në qeveri. Kreu i qeverisë tha se në mandatin e katërt, do të rrisë pagën mesatare të përgjithshme në 1 mijë euro, ndërsa iu bëri thirrje emigrantëve që të kthehen në Shqipëri, pasi tani vendi ofron më shumë mundësi.
“Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija. 25 përqind kredi të këqija, dritë e kuqe që paralajmëron një rrezik të madh, që ne shqiptarët dhe shqiptarët e Greqisë e ka përjetuar në lëkurën e vet, ku piramidat u kthyen në gropa dhe ku u varros një pjesë e madhe e pasurisë së tyre. Sot kreditë e këqija janë nën 5 për qind njësoj si vendet e tjera dhe Shqipëria nuk ka asnjë rrezik. Kur ne morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3200 euro, sot janë mbi 10 mijë euro dhe në Shqipërinë 2030 do të jetë 15 mijë euro.
Paga mesatare ishte 370 euro, në sektorin publik, ku njerëzit punësohen për t’u shërbyer të tjerëve, sot me vitin 2024, të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1 mijë euro e shikojmë me optimizëm mandatin e 4. Ky është lajmi për të gjithë ju dhe ata që kanë filluar ta shohin Shqipërinë si vendin ku mund të kthehen, por ende ngurrojnë për shkak se janë të pasigurt nëse do të gjejnë aty të paktën atë që kanë këtu, ndërkohë që unë them se kush ka kurajon të kthehet sot, do të gjejë aty mundësinë që nesër do të ketë më shumë se çdo të ketë këtu duke qëndruar këtu. Paga mesatare asokohe ishte 320 euro, sot paga mesatare e përgjithshme midis sektorit publik dhe privat është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Athinë ditën e sotme për të takuar shqiptarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Rama tha se ky është takimi i fundit përpara zgjedhjeve.
Kreu i qeverisë, në fjalën e tij, përmendi një takim që kishte pasur me një taksist në Athinë gjatë ditës që kishte arritur për takimin. Taksisti kishte thënë se, sipas tij, ‘kur erdhën në Greqi, ishin 100 shkallë më poshtë, kurse sot janë një shkallë më poshtë’.
"Më treguan se gjatë ditës së sotme, duke bërë takime, kanë ndeshur diçka pak a shumë që është e përbashkët te shqiptarët e Athinës: të gjithë kanë nisur ta pyesin veten nëse duan të kthehen apo jo. Qoftë pyetja që bëni është inkurajuese. Më pëlqeu shprehja e një taksisti: “Kur erdhëm, ishim 100 shkallë më poshtë, sot jemi një shkallë më poshtë.” Sot jemi këtu për ta ngjitur dhe shkallën e fundit.
Mua më vjen shumë mirë që, ndërkohë që sot ne kemi ardhur këtu, të ndajmë bashkë me ju jo vetëm çfarë kemi bërë, aty ku s’ka qenë asnjëherë. Për ta vendosur Shqipërinë në pikën e huaj. Ata nuk na shohin më nga lart-poshtë, por të na respektojnë për atë që jemi. Nga ana tjetër, ta kthejmë Shqipërinë në një ëndërr që nuk duket e largët sa dikur. Sot Shqipëria është një vend që e ka në dorën e vet fatin e vet. Nuk është në mëshirën e askujt, por e ka vetë fatin e saj.
Shkollat nuk kishin më as shkumsa, të gjitha ato planet e Shqipërisë së rrugëve kishin mbetur të gjitha rrugëve. Rrugët e mbetura rrugëve lëngonin dhe ata rrezikonin falimentimin. Shqipëria e ka nën kontroll borxhin", tha Rama.
Komente

Nji.njeri qe punon mir.s’ka perse ti bej reklam punes qe ben por puna duhet ti bej reklam nji kryeministri apo nji puntori te thjesht . Po punove mir ske pse ke frik konkurentin .si ka dal ky dhe po lip votat shqiperia ka vuajtur dhe do vuaj per udheheqes .
Përgjigjuepike, te degjosh nje politikan ne fushate, dhe ne fund te botes, se keshtu i bie ne lidhje me shqiperine, athina. keta shqiptaret e greqise jane te goditur ne koke se greket jane shume nacionaliste, dhe skane faj qe shperthejne keshtu. cudi si nuk pashe nje flamur grek nga keta dy-kombasit. eh cdo gje eshte brenda kokes se ketyre, nuk ke ci ben.
Përgjigjuta pasma mor edhe bufin non grata te paska lon ty super sexy
Përgjigju