Politikë

Rama në Vlorë: Brenda 2030 paga minimale do jetë 650 euro! Do ndërtojmë një spital të ri të nivelit të lartë, që nga rajoni të vijnë të kurohen në Shqipëri

27 Prill, 10:26| Përditesimi: 27 Prill, 15:39

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë, qark në të cilin sipas tij në 10 vitet e fundit janë investuar të paktën 1.27 miliardë euro, në fusha dhe sektorë të ndryshëm, përfshirë dhe arsimin në vlerën 29 milionë euro. 

Para kësaj, kreu i Partisë Socialiste foli për objektivat e mandatit të katërt në rang kombëtar, duke thënë ndër të tjera se brenda vitit 2030 paga minimale në Shqipëri do të jetë 650 euro.

"Këtu kemi të ardhurat për frymë kur ne morëm detyrën, këta janë sot trefish. Projeksioni i bërë me ekspertët e ministrisë së Financave, 15 mijë euro për frymë në Shqipërinë 2030.

Këtu jemi te tregu i punës, në nivelin më të ulët historik sot. Dua të bëj një shpjegim të shkurtër, se medemek papunësia ka rënë se ka rënë popullsia. Nuk ka rënë me 1 mln siç predikon propaganda negative ndaj Shqipërisë, dhe këtë e tregon edhe Censusi i bërë, sot Shqipëria është 2.4 ndërkohë që në 2012, ka qenë 2.8. Kjo lidhet me forcat e punës, përqindje e papunësisë bazuar në forcat e punës dhe nëse shohim raportet e forcave të punës, jemi në këtë nivel papunësie. Synimi është që në Shqipërinë 2030 nivelin e papunësisë ta kemi në mesataren e BE, 6%.

322 euro ka qenë mesatarja kur morëm detyrën, sot është 848 euro. Kemi rritjen e pagës minimale, jemi në 400 euro dhe praktikisht me 400 eurot jemi në vendin e tretë në rajon, në janar do të shkojmë 500 euro pagën minimale dhe projeksioni ynë për Shqipërinë 2030 është të mos ketë pagë minimale nën 650 euro",-tha Rama.

 Rama bëri me dije se nga reformimi i sistemit të arsimit që nga viti 2013 janë mbyllur 40 institucione të arsimit të lartë, që sipas kryesocialistit prioritet kishin bërjen biznes dhe jo përcjelljen e dijes ndër breza.

Sot janë 40 programe të përbashkëta studimi në të tre ciklet e studimit në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare. Janë 90 programe në gjuhë të huaj",-tha Rama

"Ajo që është më impresionuese në vitin 2024 është që 2594 studentë dhe staf shqiptar kanë përfituar nga programet e shkëmbimeve ndërkombëtare, ndërkohë 1693 studentë dhe staf ndërkombëtar kanë marrë pjesë këtu në programe shkëmbimi. Nuk do të thotë që duhet të jeni të kënaqur me kaq, por është një rrugë e hapur. Beteja duhet të jetë e dyanshme: nga ana jonë të rrisim kapacitetin në aspektin logjistik, fondet në kërkimin shkencor, dhe të tjera; nga ana juaj, nga ana e stafeve akademike, për të intensifikuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Unë besoj që Universiteti i Vlorës ka një potencial të madh të pashfrytëzuar dhe kam shumë besim që jemi në rrugën e duhur",-tha Rama.

"Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, ku të kemi edhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për të gjitha llojet e mjeteve të fluturimit, dhe më vjen shumë mirë se ky është hapi i parë, sepse pastaj duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëjë me industrinë detare",- tha Rama.

Kryesocialsti tregoi për herë të parë synimin për ndërtimin e një spitali të nivelit të lartë me shërbime të veçanta që deri tani ofrohen nga vende si Turqia dhe Italia, por nuk dha detaje të mëtejshme.

"Duam paralelisht të ndërtojmë një spital tjetër,  një spital të nivelit më të lartë, spital publik, jemi duke punuar për këtë me një skemë partneriteti me një vend mik...

Madje që Shqipëria atëherë bëhet pikë referimi në këtë pikëpamje në të gjithë rajonin, të vijnë këtu për t’u kuruar. Shumë shpejt do ta materializojmë këtë",-tha Rama. 

Ora 11:58
Rama: Brenda 2030 QSUNT do bëhet qendër ekselence e shërbimeve mjekësore në rajon

Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë këtë të dielë, kryesocialisti Edi Rama u zotua se brenda 2030 Qendra Spitalore Univesitare në Tiranë do të bëhet një qendër ekselence në fushën e mjekësisë.

"Një nga objektivat tona të mbështetjes në punë të bërë, jo në fjalë, është që në këtë 5-vjeçar t’i japim vendit një mundësi të re përsa i përket shërbimit shëndetësor, duke zgjeruar kapacitetet shëndetësore, duke bërë nga ato shërbime që nuk bëhen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, dhe pastaj shkojmë në vende të tjera. Kemi në plan të ndërtojmë 2 apo 3 partneritete për QSUNT-në dhe ta vëmë QSUNT-në deri në 2030 qendër ekselence edhe në rajon, plani është i qartë",-tha Rama.

"Duam të bëjmë një binjakëzim, të bashkojmë universitetin e mjekësisë me një universitet ndër më të mirët e Europës, që do të thotë që universiteti ynë i mjekësisë në Tiranë të jetë me të njëjtat standarde dhe me të njëjtën vlerë diplome me universitetin që është në BE",-tha Rama.

"Duam paralelisht të ndërtojmë një spital tjetër,  një spital të nivelit më të lartë, spital publik, jemi duke punuar për këtë me një skemë partneriteti me një vend mik...

Madje që Shqipëria atëherë bëhet pikë referimi në këtë pikëpamje në të gjithë rajonin, të vijnë këtu për t’u kuruar. Shumë shpejt do ta materializojmë këtë",-tha Rama. 

Ora 11:52
Rama në Vlorë: Mbyllëm 40 institucione të arsimit të lartë që bënin vetëm biznes! Do hapim këtu Akademinë e Aviacionit, synojmë ta bëjmë rajonale

Kryesocilisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë, ku foli për përmirësimin e sistemit universitar përgjatë viteve të fundit dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta zhvilluar më tej.

"Na u desh fillimisht të bëjmë një pastrim të madh të sistemit. Kemi mbyllur 40 institucione të arsimit të lartë që vetëm bënin biznes. Sot janë 40 programe të përbashkëta studimi në të tre ciklet e studimit në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare. Janë 90 programe në gjuhë të huaj",-tha Rama

"Ajo që është më impresionuese në vitin 2024 është që 2594 studentë dhe staf shqiptar kanë përfituar nga programet e shkëmbimeve ndërkombëtare, ndërkohë 1693 studentë dhe staf ndërkombëtar kanë marrë pjesë këtu në programe shkëmbimi. Nuk do të thotë që duhet të jeni të kënaqur me kaq, por është një rrugë e hapur. Beteja duhet të jetë e dyanshme: nga ana jonë të rrisim kapacitetin në aspektin logjistik, fondet në kërkimin shkencor, dhe të tjera; nga ana juaj, nga ana e stafeve akademike, për të intensifikuar marrëdhëniet ndërkombëtare.  Unë besoj që Universiteti i Vlorës ka një potencial të madh të pashfrytëzuar dhe kam shumë besim që jemi në rrugën e duhur. Ju e dini që unë besoj te gratë më shumë se te burrat, nuk kam ndërmend ta korrigjoj këtë dobësi, kam shumë respekt për ish-rektorin, por jam më entuziast për rektoren",-tha Rama.

"Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, ku të kemi edhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për të gjitha llojet e mjeteve të fluturimit, dhe më vjen shumë mirë se ky është hapi i parë, sepse pastaj duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëjë me industrinë detare. Kemi së shpejti edhe një marrëveshje tjetër me Ficanterin e Italisë për të rivitalizuar kantierët e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të anijeve këtu në Vlorë",-tha Rama,

Ora 11:21
Rama në Vlorë: Para 12 vitesh ishim të prapambetur gati sa Afganistani, sot kemi mundësinë të futemi në BE

Kryesocialisti Edi Rama gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, ndërsa theksoi se para se Partia Socialiste të fitonte qeverisjen qëndrore vendi ishte i ngjashëm me Afganistanin në aspektin e prapambetjes.

"Unë dua të fokusohej përgjigjen rreth BE-së, sepse e mendoj si për veten time, nëse nuk do isha në këtë detyrë dhe nuk do isha i detyruar që të mësoja, nuk do kisha idenë e kompleksitetit dhe dobishmërisë së atij procesi.

Unë e përdor herë pas here si krahasim që Shqipëria në aspektin e mbrapambetjes në raport me të tjerët ishte shumë e ngjashme me Afganistanin, dhe faktikisht Shqipëria sot është në një nivel tjetër dhe është pranë realizimi i një ëndrre të vjetër të përkatësisë europiane të saj, ndërsa Afganistani u kthye përsëri te talebanët.

Dallimi është këtu se ata nuk e kanë mundësinë që kemi ne. Ne kemi mundësinë që të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian.

Nuk është çështje te hyrja në BE, është rruga, është hyrje dijesh për shtetbërje. Një sasi dije që transferohet nga BE drejt nesh në të gjithë sektorët. Procesi i negociatave është një dialog me dy palë që angazhojnë nga 1 mijë veta. Sepse procesi i prek të tëra, çdo gjë që lidhet me shtetin",-tha Rama.

Ora 10:55
Rama: Në 10 vite kemi investuar në Qarkun Vlorë 1.27 miliardë euro

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. Para diskutimit mbi arsimin, Rama bëri një rezymë të investime të bëra në Qarkun Vlorë nga qeveria në 10 vite.

"Rigjenerimi urban, kemi bërë 140 projekte me 172 milionë euro vlerë.

Këtu jemi me projektet që lidhen me mjedisin dhe zonat e mbrojtura, janë 121 projekte me vlerë 11 milionë euro.

Këtu kemi një tjetër element të rëndësishëm, po ashtu edhe në këtë pikë shumica nuk kanë informacion: vetëm në qarkun e Vlorës janë investuar 124 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 226 milionë euro.

Këtu jemi te energjia, ju e dini çfarë problemi ka qenë me energjinë dhe sa problem është sfida e furnizimit me energji kur rriten kaq shpejt nevoja dhe kërkesa. Dhe vetëm në Vlorë janë bërë 4 projekte me 120 milionë euro.

Bujqësia vetëm për qarkun e Vlorës është 85 projekte për 65 milionë euro.

Këtu jemi te arsimi, 75 projekte për 29 milionë euro.

Shëndetësia, 73 projekte për 18 milionë euro.

Sporti, 2.4 milionë euro projekte për sportin, ku përfshihen palestrat, terrenet sportive, etj.

Në kulturë është investuar një vlerë prej 15 milionë eurosh në 10 vitet e fundit.

Në total, në një dekadë ne kemi investuar në qarkun e Vlorës 1.27 miliardë euro",- tha Rama.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?