Itali/ Iu gjet në kompani pistoleta e përdorur në grabitje, arrestohet shqiptari administrator i makinave me qira! Përdorte dhe mjetin e vjedhur, në kërkim 4 të tjerë
Policia e Lecce-s zbarkoi në subjektin privat që administronte 35-vjeçari. Fillimisht u zbulua makina me targa gjermane, e vjedhur, që përdorej nga i dyshuari në dhëniet me qira për klientët. Në printerin e zyrës u zbulua pistoleta ‘Beretta’ me 8 fishekë, e përdorur në një grabitje të vitit 2023. Identifikohen 4 të tjerët, anëtarë të një grupi të trafikut të drogës, grabitjeve dhe krimeve të tjera
9 Prill, 16:47