E zënë ethet, ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital me temperaturë të lartë
Ish-presidenti Bill Clinton u shtrua në spital në Uashington, DC, për testime dhe vëzhgim pas një etheje. Sipas zëdhënësit të tij, gjendja e Clinton nuk është e rëndë dhe ai shpreson të rikthehet në shtëpi para Krishtlindjeve. Clinton ka një histori problemesh shëndetësore, duke përfshirë operacion në zemër në 2004 dhe procedura të tjera kardiake në vitet pasuese.
24 Dhjetor 2024, 07:08