Kosova & Rajoni

Maqedoni e Veriut, shqiptarët po përjashtohen nga institucionet kyçe të shtetit! Ali Ahmeti ngre alarmin: Rrezikohet struktura multietnike! Njoftuam BE, SHBA e Britaninë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ngre alarmin se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet kyçe të shtetit. Përmes një deklarate kreu i BDI-së Ali Ahmeti thotë se kanë informuar zyrtarisht Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, situata paraqitet edhe më alarmante. 

7 Shkurt, 12:22