Dekonspiroi aksionet e policisë, SPAK mbyll hetimet për ish-deputetin Çyrbja: Ndihmoi Altin Hajrin në këmbim të votave
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj tre të pandehurve; Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. Në krye të listës qëndron Jurgis Çyrbja, ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili akuzohet për një sërë veprash penale të kryera gjatë kohës kur ushtronte funksion publik në Kuvendin e Shqipërisë.
15 Korrik, 15:47