Durrës/ Sherri mes dy personave përfundon në plagosje me thikë, i dyshuari një 40-vjeçar! Policia në kërkim të autorit, detajet e krimit (VIDEO)
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr. 17 Durrës. Paraprakisht mësohet se konflikti ndodhi pas një sherri mes dy personave, ku i dëmtuari ka qenë në gjendje të dehur. Autori i dyshuar një 40-vjeçar, i plagosuri në spital jashtë rrezikut. Pronarja e nxorri të dëmtuarin nga lokali pak para ngjarjes, sepse ishte i alkoolizuar, por ai u konfliktua me autorin në krahun tjetër të rrugës
17 Maj, 21:19