Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi
Policia në Vlorë, ka gjobitur me 2 mln lekë administratorin e një beach bari në Dhërmi, për prishje të qetësisë publike, pasi vendosi muzikë mbi normat e lejuara. Gjatë kontrollit, u konstatua se muzika në ambientin e lokalit tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj, çka solli vendosjen e një masë administrative ndaj administratorit të subjektit.
27 Korrik, 17:08