Kronikë

Korçë/ Trupi iu gjet i dekompozuar pranë stacionit elektrik në Kolonjë, identifikohet viktima, 75 -vjeçari humbi kontaktet me familjarët në qershor

Komisiariati i Policisë Kolonjë ka zbardhur ngjarjen ku u gjet një kufomë thuajse e dekompozuar në fshatin Mollas. Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. Këta të fundit, dërguan monstra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e tij.

29 Gusht, 18:35