Kronikë

Në ndjekje si pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës, kapet Fuad Verzivolli! GJKKO i caktoi sot 'arrest me burg'

Fuad Verzivolli, pjesëtar i organizatës kriminale të Suel Çelës është vënë në pranga nga policia, dy mbrëmje më parë, pasi ishte në ndjekje. GJKKO vendosi sot ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet për tentativë vrasjeje. Ngjarja lidhet me një atentat në Elbasan më 8 qershor 2020. Vendimi urdhëron transferimin e tij në paraburgim dhe mbetet i apelueshëm brenda 5 ditëve.

3 Dhjetor 2024, 16:07