Gjirokastër/ Nis hetimi ndaj dy të rinjve, i dhanë hashash një 14-vjeçari dhe përfundoi në spital
Ndaj një 16-vjeçari dhe një 22-vjeçari në Gjirokastër ka nisur hetimi në gjendje të lirë, pasi një 14-vjeçar përfundoi në spital pas konsumimit të cannabis sativa, të ofruar nga 16-vjeçari. Policia gjeti lëndë narkotike në banesën e këtij të fundit, ndërsa 22-vjeçari nuk raportoi ngjarjen. I mituri, 14-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën.
3 Dhjetor 2024, 15:55