Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
Altin Dumani i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të ruhet pavarësia e SPAK, dhe prokurorët e posaçëm të lejohen të rikandidojnë në fund të mandatit të tyre 9 vjeçar. Kreu i SPAK tha se ka ardhur koha që kjo prokurori të mos hetojë korrupsione të vogla mbi 500 euro, por ky prag të rritet që skuadra e tij të ketë mundësi të merret me çështje të mëdha e të komplikuara.
2 Dhjetor 2024, 15:29