DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
Sa i përket dinamikës së sherrit të ndodhur në një rrugicë qorre pranë shkollës “Fan Noli”, rreth orës 13.00 të 18 nëntorit, kur të miturit kishin mbaruar mësimin, në sherr janë përfshirë 5 persona: Martini i vogël i cili mbeti viktimë, shoku i tij i cili mbeti i plagosur me disa plagë dhe ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, kushëriri i tij (i të plagosurit), autori i dyshuar, aktualisht në masë arresti me burg, dhe një shok i autorit të dyshuar, gjithashtu nxënës i shkollës “Fan Noli”
26 Nëntor 2024, 18:19