Ekskluzive/ ‘Do jem në politikë edhe pas 20 vitesh’, Meta nga burgu për Report Tv: Rezultati i dobët PL? Ndoqëm PD! Në Kavajë më ‘tradhtuan’
Në ditën e 236 të arrestimit, Ilir Meta vijon të besojë se procesi gjyqësor, i nisur ndaj tij, nuk është një histori suksesi i drejtësisë së re, por një hakmarrje politike. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ai flet mbi zgjedhjet që lamë pas, rezultatin e dobët, dyshimet mbi manipulimin dhe historinë e lobimit, për të cilën prej 21 tetorit të vitit të shkuar po qëndron pas hekurave, në qelinë numër 5 të burgut 313.
13 Qershor, 14:52