‘Shuhen’ shpresat për Lapajn/ Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati: Dua të bëhem deputet...nëse më vjen radha
Shkopinjtë nën rrotat e Adriatik Lapajt po shtohen, duke lëshuar sinjale serioze se ai mund të mos hyjë dot fare në Kuvend në shtator. Një prej emrave që ata kishin kandiduar fiktivisht në mirëbesim në listën e mbyllur, po i tradhton. Zeqir Kordhoni i shkroi sot KQZ-së se dëshiron të marrë mandatin dhe nëse ai nuk tërhiqet, mandati nuk kalon dot tek Lapaj.
16 Korrik, 15:51