Pronat do të rivlerësohen, Malaj: Gati projektligji, do bëhet me normë tatimi të reduktuar
Qytetarët që kanë më shumë se një banesë në pronësi do të paguajnë taksë pasurie më të lartë, nga viti i ardhshëm. Krahas këtij projektligji të ri që po hartohet, Ministri i Financave Petrit Malaj ka njoftuar se pronat në vend do të rivlerësohen përsëri dhe se së shpejti do të hidhen për konsultim referencat e reja të pasurive të paluajtshme, ku parashikohet rritje e ndjeshme çmimesh.
11 Korrik, 17:50