Pezullohet AKU, Komision vlerësimi për inspektorët! Denaj: 'Test' me shkrim e gojë, sjellim një qasje dhe etikë të re
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi pezullimin e aktivitetit të AKU-së. Të gjithë inspektorët do t’i nënshtrohen një rivlerësimi me shkrim dhe me gojë nga një komision i posaçëm prej 5 anëtarësh, 3 prej të cilëve nga UBT. Denaj njoftoi gjithashtu edhe ripërtëritjen e AKU-së me burime të reja njerëzore.
12 Korrik, 10:08