Përurohen godinat e reja në 'Qytetin Studenti', Veliaj: Me kushte shumë herë më të mira dhe rezervim online në app 'Tirana ime'
Pesë godina të reja, me standarde evropiane, i shtohen “Qytetit Studenti” në Tiranë. Transformimi i konvikteve të studentëve vjen falë mbështetjes financiare të Qeverisë Gjermane, përmes Bankës KfW, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera, me programin “Rehabilitimi me efiçencë energjetike i konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri”. Nga ky investim përfitojnë më shumë se 2.600 studentë shqiptarë, çka përmirëson ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës dhe të studimit.
30 Tetor 2024, 15:46