Shfaqet sërish murtaja afrikane e derrave në Lezhë! Ministria e Bujqësisë: U konstatuan 15 derra të ngordhur
Në vendin tonë është shfaqur sërish murtaja afrikane e derrave. Ministria e Bujqësisë njofton se është identifikuar një vatër në Ishull-Lezhë. Sipas të dhënave të ndara nga ministria, më datë 25 dhjetor në fermë kanë ngordhur 8 derra, ndërsa më 26 dhjetor kanë ngordhur 7 të tjerë, që tashmë janë groposur.
27 Dhjetor 2024, 17:08