-
Denis Hasalla, shefi i kabinetit në Peqin njeheresh vëllai i deputetit të PS, Saimir Hasalla ka rene sot ne prangat e policise. Në banesën e tij u gjet municion luftarak, gjatë një kontrolli të autorizuar nga gjykata. Hasalla eshte ne hetim për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e shoqërisë “Eco-ELB”. Në të njëjtën dosje jane dhe 13 zyrtarë te tjere, të 7 bashkive në qarkun e Elbasanit.
21 Korrik, 08:16 -
Rama ndan pamjet nga gjimnazi ‘Kostandin Kristoforidhi’ në Elbasan: Një shkollë moderne që do t’u shërbejë mbi 650 nxënësve
21 Korrik, 07:58Sipas kreut të qeverisë, gjimnazi ka ‘rilindur’ dhe do t’u shërbejë rreth 650 nxënësve.
-
Elbasan/ Trafik i rënduar në hyrje të Peqinit, kthimi i qytetarëve nga bregdeti bllokon qarkullimin e mjeteve (VIDEO)
20 Korrik, 19:30Në hyrje të Peqinit kthimi i pushuesve ka sjell trafik të rënduar. Qytetarët që kanë kaluar fundjavën në bregdet po kthehen drejt banesave të tyre, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje të ngadaltë të qarkullimit.
-
Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i vetëshpallur i Kishës Ortodokse "Shën Mëria" në Elbasan
20 Korrik, 09:03At Nikolla Marku do të kujtohet si një figurë e rrallë, që nuk heshti përballë padrejtësive dhe që i shërbeu Zotit dhe kombit me përkushtim deri në fund.
-
Dhunë masive edhe në miqësore, plas grushti dhe të sharat në AF Elbasani - Pogradeci! Tifozët në fushë (VIDEO)
19 Korrik, 20:45Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit i ngjante më shumë një 'lufte'.
-
U jepet lamtumira dy të miturve që u mbytën në lumin Shkumbin! Miq, të afërm e të panjohur pranë dhimbjes së familjes Bica
19 Korrik, 16:04Jo vetëm miq dhe të afërm, por edhe qytetarë të tjerë shkuan pranë familjes Bica, në Fushë Labinot, për të ndarë dhimbjen për humbjen e dy djemve të mitur. Darvini dhe Francesku, 8 dhe 10-vjeç u mbytën në lum Shkumbin, ku ishin bashkë me nënën për të kullotur bagëtinë, me të cilën siguronin jetesën.
-
E rëndë në Elbasan/ 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Po ruanin bagëtitë me nënën dhe u futën për t'u larë
18 Korrik, 19:45Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Labinot Fushë të Elbasanit, ku 2 të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin. Trupat e pajetë të 2 të miturve janë gjetur disa metra poshtë vendit ku dyshohet se u futën fillimisht për t'u larë. Nëna e tyre ende nuk ka dëshmuar për hetusit për dinamikën e ngjarjes teksa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
-
Makina ra në humnerën e Sotirës në Gramsh, 4 të plagosurit janë punonjës të Ujësjellësit
18 Korrik, 10:41Tre prej tyre janë duke marrë mjekim në Spitalin e Gramshit. I katërti, shoferi i makinës, ka pësuar dëmtime më të rënda dhe është dërguar në Tiranë.
-
Mjeti përfundon në humnerë në Sotirë të Gramshit, 4 të plagosur
17 Korrik, 22:19Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në humnerë në Sotirë të Gramshit. 4 të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore.
-
Aksident në aksin Librazhd–Qafë Thanë, përplasen 2 automjete, plagoset njëri prej shoferëve dhe 3 pasagjerë
17 Korrik, 19:13Dy mjete janë përplasur me njëra- tjetër, njëri me drejtues shtetasin R. D. dhe tjetri me drejtues Ç. H, në aksin Librazhd–Qafë Thanë. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi Ç. H. dhe dy pasagjerë të tjerë në automjetin e tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
Peqin/ Baste sportive nëpërmjet telefonit, pranga 20-vjeçarit! Kundërshtoi edhe efektivët
17 Korrik, 12:10Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Peqinit pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularit.
-
Manastirliu nga Elbasani: Standard i njëjtë i shkollave të reja në çdo cep të Shqipërisë
17 Korrik, 11:05Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në kantierin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Jonuz Çarçiu” në fshatin Tregan të Elbasanit, një tjetër investim i rëndësishëm për të garantuar kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit në zonat rurale.
-
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere
16 Korrik, 15:57Dy mjete janë përfshirë në një aksident ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me drejtues K.B.
-
Gjendet i vdekur një person në Elbasan, u konstatua nga banorët e zonës
16 Korrik, 13:20Trupi i pajetë është konstatuar nga banorët e zonës.
-
Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe vodhi një makinë, pranga 19-vjeçarit në Elbasan
15 Korrik, 13:18Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet, gjatë natës së 14 korrikut në lagjen "Emin Matraxhiu".
-
Elbasan/ Përplasi për vdekje me makinë 62-vjeçarin, në pranga i riu! Ishte i dehur
15 Korrik, 11:44Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi një natë më parë përplasi me makinë një 62-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë në aksin Elbasan-Bradashesh
-
Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Metalurgji, përplaset një biçikletë, 60-vjeçari dërgohet në spital (VIDEO)
14 Korrik, 21:35Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Elbasan–Metalurgji, ku një automjet ka përplasur një biçikletë që po lëvizte në rrugë.
-
I 'binden' urdhrit të Ramës, nisin dorëheqjet dhe shkarkimet e kryetarëve të Njësive Administrative në Elbasan, Kukës, Korçë, Shkodër dhe Lushnje
14 Korrik, 13:02Pas ultimatumit të Ramës, që brenda së hënës të shkarkohen kryetarët e Njësive Administrative, kanë nisur lëvizjet e para. Në Elbasan, janë dorëhequr drejtuesit e Njësive Administrative. Në Kukës, kryebashkiaku firmosi shkarkimet. Në, 6 drejtuesit e Njësive në varësi të bashkisë kanë dorëzuar dorëheqjet.
-
Elbasan/ Zjarr në kodrat e Karinës, forcat zjarrfikëse në terren, në ndihmë edhe helikopteri i ushtrisë (VIDEO)
13 Korrik, 19:37Zjarri ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe autoritetet lokale, ndërsa përpjekjet për ta vënë nën kontroll vijojnë intensivisht.Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë.
-
Elbasan/ Dyshohej si shpërndarës, përveç kanabisit Policia i gjen 27-vjeçarit edhe mbi 51 mijë euro cash në banesë, i sekuestrohen! Nën akuzë dhe një i dytë
12 Korrik, 17:44Dy të rinj të dyshuar si shpërndarës droge janë marrë nën akuzë nga Policia në aksione të ndara. Njërit prej tyre iu gjetën në banesë mbi 51 mijë euro, që tani duhet t’i justifikojë me dokumente, pasi iu sekuestruan si provë materiale. Një 31-vjeçar në kërkim pasi përndoqi dhe kanosi një vajzë në rrjetet sociale
-
Mbetjet urbane, telat dhe shkëndija elektrike i vënë zjarrin tre tokave të mbjella me ullinj e pemë frutore në Gramsh dhe Belsh
12 Korrik, 17:06Mbetjet urbane dhe shkëndija elektrike i vënë zjarrin sipërfaqeve të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme tek banorët në fshatrat Gjyralë, Lokalitet dhe Fierzë. Të trija rastet dyshohet se kanë ndodhur në rrethana aksidentale, por hetimet janë ende aktive
-
Gramsh/ Vdiq teksa hapte pusin pa leje pasi e zuri masivi i dheut, Policia prangos pronarin objektit dhe drejtuesin e fadromës
12 Korrik, 16:50Vdekja e një 58-vjeçari duke hapur dje një pus pa leje në fshatin tervol të Gramshit, pasi e zuri masivi i dheut që po gërmohej me fadromë, çon në prangat e Policisë drejtuesin e mjetit dhe pronarin e objektit
-
Librazhd/ Tentoi të kryente marrëdhënie me 25-vjeçaren, arrestohet autori
12 Korrik, 14:46Një 55-vjeçar u arrestua nga blutë e Librazhdit pasi ishte i shpallur në kërkim për "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë.
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur poker, arrestohet pronari! Nën hetim 13 të tjerë
12 Korrik, 14:01Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Elbasanit pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojës së kundërligjshme “Poker”.
-
Gramsh/ E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte, ndërron jetë 58-vjeçari
11 Korrik, 13:39Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në Gramsh ditën e sotme, pasi e zuri poshtë një masiv dheu.
-
Humbja dëshpëruese në fund, Edi Martini: Vllaznia e përmbys ndeshjen në Letoni, na shënuan me një goditje në portë
11 Korrik, 09:32Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini foli pas humbjes së ekipit të tij 0-1 nga BFC Daugavpils për ndeshjen e parë në turin e parë të Conference League.
-
Librazhd/ Përleshje në lokal, 4 vëllezër bëjnë për spital 5 klientët! 2 në pranga dhe 2 në kërkim! Nën hetim kamerierja (EMRAT)
10 Korrik, 14:16Katër vëllezër kanë bërë për spital 5 persona të tjerë pas sherrit dhe përleshjes në lokalin e fshatit Dragostunjë të Librazhdit. Policia arriti të lokalizonte dhe arrestonte dy prej tyre, teksa dy të tjerët i ka shpallur në kërkim. Të plagosurit pa rrezik jete.Kamerierja akuzohet se pengoi zbardhjen e ngjarjes, duke prishur provat
-
Gramsh/ Humbi kontaktin me të atin, 34-vjeçari kallëzon në polici zhdukjen e babait
9 Korrik, 16:55Një 34-vjeçar nga Gramshi ka kallëzuar dje në polici se ka humbur kontaktet me babanë e tij. Personi me inicialet D. Xh., 34- vjeç, ka deklaruar se që prej datës 5 korrik 2025 nuk ka mundur të lidhet me të atin, B. Xh., 69 vjeç.
-
Elbasan/ 55-vjeçari thyen masën e arrestit shtëpiak dhe tenton të përdhunojë fqinjen 25-vjeçare
9 Korrik, 16:53Policia shpall në kërkim të dyshuarin, i cili ishte në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Elbasanit, për veprën e “dhunës në familje”. Ka thyer masën për të tentuar abuzimin seksual me vajzën që kishte fqinje. Pasi dështon, arratiset, 35-vjeçarja e denoncon
-
‘Ndryshe nga ai, unë nuk kam frikë!’ ‘Gjeli i Peqinit’ kap ‘Bufin e kënetës’, deputeti Dash Sula surprizon me postimin e radhës
9 Korrik, 16:25Deputeti Dashnor Sula bën postimin pikant në Facebook, ku pozon me një buf në dorë. Shprehet se e hasi diku mes dritës së mëngjesit dhe terrinës, i përhumbur si simbol rezistence që nuk do as të ikë dhe as të ecë përpara. Por ndryshe nga bufi, Sula shprehet se “ai nuk ka frikë”
-
Elbasan/ Mori kredi duke përdorur kartën e identitetit të 19-vjeçares, shpallet në kërkim adoleshenti
8 Korrik, 15:40Dosja hetimore për rastin i kaloi Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, teksa pritet të verifikohet edhe mënyra se si është lëshuar kredia për adoleshentin pa qenë vetë prezent personi që posedonte kartën e identitetit