-
Babë e bir janë kapur nga policia në aksin rrugor Tiranë-Elbasan duke kontrabanduar veshje dhe çanta të markave të ndryshme kontrabandë. Sipas policisë, do i shisnin në subjektin e tyre në Elbasan.
29 Qershor, 15:20 -
Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal (VIDEO)
29 Qershor, 08:17Teksa ka ndarë pamjet nga segmenti rrugor Zgosht – Ura e Çerenecit, i cili lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, kreu i qeverisë shprehet se do t’i japë një “frymë” zhvillimit lokal.
-
Akuzohet për trafik droge në Itali, arrestohet në Dibër 40-vjeçari, do ekstradohet në vendin fqinj (EMRI)
28 Qershor, 11:23Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër me qëllim ekstrdimin drejt Italisë. Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.
-
'Vuloset' rezultati për zgjedhjet e 11 Majit për 4 qarqe të tjera, KQZ miraton shpërndarjen e mandateve për Vlorën, Shkodrën, Beratin dhe Dibrën
27 Qershor, 11:28Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar përfundimisht rezultatet për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër, pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e PD-së. PS ka fituar shumicën e mandateve në këto qarqe, ndërsa PD dhe Partia Social Demokrate kanë ndarë pjesën tjetër të mandateve, përfshirë dy për PSD në Shkodër.
-
Shkolla 9-vjeçare 'Ali Metra' në Mat gati për të pritur nxënësit në shtator
26 Qershor, 15:49Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla 9-vjeçare, e cila është rikonstruktuar dhe tashmë është gati të hapë dyert në shtator, me kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit.
-
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje arrestohet 40-vjeçari nga Bosnje-Hercegocina
25 Qershor, 09:53Një 40-vjeçar banues në Bosnje- Hercegovinë është arrestuar nga policia kufitare në Dibër. 40-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.
-
Gërmoi dhe ndërtoi pa leje në 'Urën e Vashës', nis hetimi ndaj 50-vjeçarit në Klos
20 Qershor, 20:09Policia e Matit ka nisur hetimin ndaj një 50-vjeçari, pasi dyshohet se ka kryer ndërtime të paligjshme dhe gërmime në një prej monumenteve të kulturës në zonë. Hetimet kanë zbuluar se ai ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime inertesh në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.
-
Vjedhja e votave brenda PD-së, Gjunkshi i kërkon Celibashit filmimet për votën e diasporës në Dibër (DOKUMENTI)
17 Qershor, 15:38Kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ish-gjenerali që firmosi dhe i hapi rrugë përfundimisht aferës së dosjes “Partizani” në favor të familjes Berisha, kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votës së diasporës për qarkun e Dibrës, për zgjedhjet e 11 majit
-
Rama i rikthehet zgjedhjeve, një video për Dibrën dhe fituesit e PS
14 Qershor, 13:37Kryeministri Edi Rama i është 'rikthyer' fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.Përmes një videoje ai tregon bukuritë e qarkut Dibër dhe tre deputetët që do të ulen në Kuvend në legjislaturën e ardhshme.
-
Vrau me thikë kushëririn në Klos, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, dyshohet për motive pronësie! Vajza e viktimës kërkon drejtësi: S’ja falim gjakun
12 Qershor, 07:55Një ngjarje e rëndë u regjistrua një dite me parë në fshatin e thellë malor, Xibër-Murriz të Klosit, ku 65-vjeçari Selim Velsula u vra me thikë nga kushëriri i tij. Viktima është qëlluar teksa kulloste bagëtitë pranë pronës së tij per motive te panjohura. Autori e krimit u dorezua nga familjarët në polici
-
Klos/ Gjendet pa shenja jete pranë pronës së tij 65-vjeçari në fshatin Xibër, dyshohet se është goditur me thikë (EMRI)
11 Qershor, 22:37Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme pranë banesës së tij në fshatin Xibër të Klosit. Dyshohet se viktima është vrarë me thikë, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.
-
S'ka rinumërim për Shkodrën dhe Dibrën, KAS rrëzon ankimim e PD
11 Qershor, 19:56 -
Bulqizë/ Nuk raportuan parcelën me 1800 bimë kanabisi të dy krutanëve, nën akuzë kryeplaku dhe specialisti i Pyjeve
11 Qershor, 14:06Operacioni i koduar “Koordinata” çoi dje në zbulimin e 1800 fidanëve në kubikë me kanabis që po mbilleshin në fshatin Okshtun të Bulqizës. Në pranga ra në flagrancë Argjend Kraja dhe në kërkim u shpall Artur Zalla. Sot u proceduan specialisti 61-vjeçar dhe kryeplaku 61-vjeçar. Nuk kontrolluan territorin, akuzë për shpërdorim detyre
-
Sherr për një karrige të dëmtuar në Bulqizë, zyrtari godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve
11 Qershor, 13:11Sherr mes zyrtarëve në Bulqizë. Një 40-vjeçar që mban postin e Drejtorit të Kujdesit Shëndetësor ka goditur me shuplakë drejtuesen e Task Forcës së Ujësjellës Kanalizimeve. Shkak është bërë një karrige.
-
Hapen 42 kutitë e Dibrës, demokratët vodhën votat e njëri-tjetrit! Ngushtohet diferenca Spahiu-Gjunkshi! KAS rrëzon ankimin e PD për Shkodrën
11 Qershor, 10:11Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, me kërkesë të demokratit Xhemal Gjunkshi, për të verifikuar vetëm votën preferenciale mes kandidatëve të opozitës. Rinumërimi konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. KAS nuk pranoi hapjen e kutive të tjera të këtij qarku.
-
Bulqizë/ Kultivuan 1800 bimë narkotike në malësinë e Okshtunit, pranga 19-vjeçarit teksa i punonte, në kërkim shoku (EMRAT+VIDEO)
10 Qershor, 11:16Operacioni “Koordinata” zbulon parcelën me fidanë kanabisi që po kultivoheshin në malësinë e Bulqizës. Adoleshenti kapet duke i shërbyer bimëve, tjetri shpallet në kërkim. Të dy nga Fushë-Kruja, asgjesohen të gjitha
-
Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Martanesh, rrezikohet tufa prej 700 krerësh
9 Qershor, 16:12Në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë një fermë bagtësish të imta është prekur nga sëmundja e murtajës. Deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.
-
VIDEO/ Mrekulli në Rrugën e Arbrit, i riu ‘fluturon’ me makinë buzë të lumit, gjendet gjallë 3 ditë pas aksidentit
6 Qershor, 18:01Një i ri nga Maqellara ishte përfshirë në një aksident në Rrugën e Arbrit. Ai u gjet i gjallë pas tre ditësh, ndërsa familja e kishte denoncuar të humbur.
-
Mot i keq në Dibër, era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet segmenti Sofraçan–Shupenzë (VIDEO)
5 Qershor, 17:43Reshje shiu, erë e fortë dhe breshër kanë përfshirë zonën e Dibrës pasditen e sotme, duke shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve
-
Klos/Tentoi t'i shiste kokainë një personi, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova (VIDEO)
5 Qershor, 14:14Luan Hasi u kap nga blutë teksa po priste një person për t’i shitur një sasi lënde narkotike kokainë.
-
Bulqizë/Përplasen dy makina te ‘Ura e Vocit’, dy persona përfundojnë në spital
3 Qershor, 13:28Dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur 'Ura e Vocit' në Bulqizë, duke lënë të lënduar lehtë drejtuesit V.D. dhe A.H., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Dogjën një ditë më parë një makinë në Burrel/ Vihet në pranga një nga autorët, shpallet në kërkim 25-vjeçari
2 Qershor, 11:55Egri Koçi, 24 vjeç, është arrestuar në Burrel për djegien e një automjeti në bashkëpunim me një person tjetër, ndërsa Jurxhin Sada, 25 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia po heton gjithashtu një 23-vjeçar për moskallëzim krimi në lidhje me ngjarjen.
-
KAS shqyrton ankimin e PD për Dibrën, Logu përplaset me Rusmalin për pamjet filmike: Të përjashtohet nga çështjet tona, ka konflikt interesi! Mblidhen më 5 qershor (VIDEO)
30 Maj, 13:32Debate gjatë mbledhjes, shkak shprehja e Rusmalit për Logun, që "të mos e bënte fodullin me institucionin", pasi po ia ndërpriste fjalën herë pas here. KAS shqyrtoi ankimimin për Dibrën dhe e shtyu seancën për më 5 qershor, ora 13:00. PD do dorëzojë edhe kërkesën për përjashtimin e Rusmalit. Kërkon pavlefshmërinë: Kapëm makinën e biznesmenit me para e lista! KQZ: Nuk pati parregullsi!
-
Dibër/ Po punonte në minierën e Martaneshit, 40-vjeçari plagoset në këmbë, Policia nis hetimet për kushtet e sigurisë
30 Maj, 12:15Ngjarja ka ndodhur dje, në ambientet e një subjekti minerar në Martanesh. 40-vjeçari dërgohet në spitalin e Dibrës, pa rrezik jete. Nisin hetimet për kushtet e sigurisë
-
Bulqizë/ Vodhi para dhe 2 telefona në një banesë, arrestohet 28-vjeçari
29 Maj, 10:03Bëhet me dije se ngjarja është regjistruar gjatë natës, ndërsa banesa i përket një 51-vjeçari
-
I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 24-vjeçari në Burrel
28 Maj, 10:19Gjykata e Tiranës e ka dënuar të riun me 2 vite e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitja e narkotikëve.
-
Dibër/ Nusja ‘shqep’ në dru vjehrrën dhe arratiset, Policia e shpall në kërkim 24-vjeçaren!
27 Maj, 11:46Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Mat, ndërsa e dëmtuara mësohet se ka depozituar edhe denoncimin në Komisariat. 24-vjeçarja shpallet në kërkim për dhunë në familje
-
Dibër/ Vodhi çantën me një sasi parash të një qytetari, arrestohet 32-vjeçari
25 Maj, 10:51Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi vodhi çantën me një sasi parash në euro e lekë të një qytetari.
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ 'çertifikon' rezultatet në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Berat
22 Maj, 18:21Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultatit për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në katër zona zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.