Dështimi i 'Zgjedhores'/ SHBA-BE-Britani i shkojnë në zyrë Bashës: Jo kushte të reja! Zbutet PD, kërkesë PS-së: Mblidhemi nesër prape

1 Qershor 2020, 10:27| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 19:45

  • Share

TIRANË- Mungesa e një konsensusi mes palëve politike mbrëmjen e 31 majit për reformën zgjedhore ka bërë që ditën e sotme SHBA, BE dhe Britania e Madhe t'i shkojë në zyrë kryedemokratit Lulzim Basha për të diskutuar pikërisht për këtë. 60 minuta diskutime, por asnjë deklaratë për mediat, duket se kanë qenë efektive, pasi vetëm pak minuta pas takimit, PD-LSI është zbutur duke i kërkuar PS mbledhje të Këshillit Politik ditën e nesërme në orën 17:00.

Mungesa e një marrëveshje në këshillin politik për reformën zgjedhore mbrëmjen e djeshme, ka sjellë reagimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim duke u bërë thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga kushtet e reja të hedhura në tryezën e dialogut në minutat e fundit mbi Reformën Zgjedhore. Në të njëjtën linjë ishte dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili tha se 'Zgjedhorja' është kusht për integrimin e vendit, ndërsa ambasadori britanik tha se 'është koha për të vënë popullin shqiptar të parin".

Mbrëmjen e djeshme, pas rreth 4 orësh, Këshilli Politik nuk ia doli që të gjente gjuhën e përbashkët.  Takimi i nesërm duket dhe një sinjal se opozita mund të jetë tërhequr nga kushtet 'e minutës së fundit' pas reagimit të ashpër të ambasadores Yuri Kim, dhe se në takimin e radhës të Këshillit Politik mund të ketë tentativa reale mes palëve për të gjetur dakordësi.

Ora 18:16
Kim i bëri thirrje të tërhiqen nga kushtet e reja, PD-LSI: Këshilli Politik për reformën zgjedhore të mblidhet nesër

Palët politike nuk arritën dot një marrëveshje brenda afatit, që vetë e kishin përcaktuar, 31 majin. Por pasi Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim i kërkoi opozitës që të tërhiqen nga kushtet e reja, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë që të mblidhen sërish nesër në orën 17:00.

Në kërkesën që dy përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare i bënë PS, thuhet se mbledhja ka për qëllim gjetjen e konsensusit, në mënyrë që kjo reformë të përmbyllet sa më parë.

Ora 16:17
Mbyllet takimi, Basha 60 minuta bisedë me tre ambasadorët për 'Zgjedhoren'

60 minuta ka zgjatur takimi i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe. Kim u largua nga selia e PD-së duke mos pranuar që të bëjë asnjë koment për mediat, ndërsa pas saj, Luigi Soreca dhe Norman.

Ora 15:22
Nis takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë më Bashën për 'Zgjedhoren'

Prej orës 15:00 ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe po zhvillojnë një takim në selinë blu me Lulzim Bashën. Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman po tentojnë që të bindin kryedemokratin për gjetjen e konsensusit për miratimin e reformës.

Ora 12:32
LSI kundër SHBA-së: S'ka kushte të reja për 'Zgjedhoren', por nuk bëjmë asnjë lëshim

Përfaqësuesi i LSI-së në tryezën e reformës zgjedhore Petrit Vasili ka reaguar pas apelit të SHBA-së që të mos vendosin kushte të reja në tryezë. Ai thotë se nuk ka kushte të reja, por nuk do të bëjnë asnjë lëshim.

"Zero kushte te reja nga opozita e bashkuar per reformen zgjedhore. Kushte te reja bllokuese te konsensusit nga hajdutet e zgjedhjeve te Dibres, te zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste te 2019, per te legjitimuar vjedhjen e votave. Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve qe garanton voten e lire nga vjedhjet jane aty prej javesh.

Asnje leshim nuk do ti behet grabitjes se votave. Rilindja kerkon te mbushe kutite, te numeroje vete dhe te nxjerre po vete rezultatin. Fajtore per shkaterrimin e zgjedhjeve eshte vetem rilindja qe duhet te heqe dore menjehere nga shkaterrimi i reformes zgjedhore" tha Vasili.

Ora 12:02
Dështimi i 'Zgjedhores'/ Ambasadori i Britanisë: Koha për të vënë popullin shqiptar të parin

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka vënë theksin që palët duhet të gjejnë një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Ai shprehet se sot është dita kur palët duhet të mendojnë për interesin e shqiptarëve, jo interesat personale.

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, thotë ambasadori britanik.

Ora 11:58
Ambasadorët e SHBA-së, BE-së e Britanisë zbarkojnë në selinë e PD-së për 'Zgjedhoren'

Në orën 15:00 ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe do të zbarkojnë në selinë e PD-së për të bindur Lulzim Bashën për Reformën Zgjedhore. Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman do të zhvillojë një takim me Lulzim Bashën për ta bindur për Reformën Zgjedhore. 

Ora 11:45
Gjiknuri shpërndan deklaratën e SHBA-së për Zgjedhoren

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka shpërndarë deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim lidhur me Reformën Zgjedhore, në apelin e saj drejtuar palëve politike. Ka qenë vetë Gjiknuri ai që ka deklaruar se shkak për mosarritjen e një marrëveshjeve ka qenë opozita e cila hodhi në tryezë kushte të reja.

 

Ora 11:33
Dështimi i konsensusit për 'Zgjedhoren'/ Lëvizje në selinë blu, Basha mbledh ekspertët dhe aleatët


Pas dështimit të arritjes së një dakordësie për Reformën Zgjedhore, kanë nisur lëvizjet në selinë blu. Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ekspertët e 'Zgjedhores' dhe aleatët opozitarë. Qëllimi i këtij takimi ishte për të informuar aleatët se çfarë ndodhi në atë takim dhe si do të veprohet më pas.

Ora 11:18
Soreca: Duhet një marrëveshje tani për Reformën Zgjedhore! Kusht për integrimin në BE

"Duhet një marrëveshje tani për Reformën Zgjedhore! Është ky apeli i ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca drejtuar palëve politike, pasi përfundoi pa marrëveshje në 31 maj, mbledhja e Këshillit Politik. Ai kujton që kjo reformë është kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

"Një reformë elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIRH është domosdoshmëri për të vijuar përpara në rrugën e integrimit Europian. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët politike në Këshillin politik duhet të përfundohet tani që të nisin sa më shpejt bisedimet për çeljen e negociatave", shkruan Soreca

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/06/2020 02:52

    PD pas takimit me ambasadoret I kerkuan takim PS,duket qe ambasadoret ia zbuten /tukusin/Bashes ,ia bene si crème.

    Përgjigju
  • Konjak: 01/06/2020 23:04

    Pretendimi i mosmarrveshies eshte ; kushte te reja nga opozita , por asgje nukse shifet , as e shkruar por edhe as e folur , se cilat jane keto kushte te reja nga opozita .Opozita thotse te gjitha kerkesat i kemi paraqitur ne 9 mars , pas kesaj date nukse ka kerkesa te shtuara . Dikush nukse eshte i sinqert , prandaj lideret e kualicioneve politike , duhet te marrin situaten , ta trajtojne , dhe te japin zgjidhien e duhur . Ne jemi nje popull i lodhur , nga kushdo dhe nga c'do gje , prandaj nukse eshte ne nderin tuaj te beni lojera te dala boje .

    Përgjigju
  • Boll!: 01/06/2020 22:20

    Nuk e kuptoj se pse duhet te pyeten dy parti qe nuk jane ne parlament per regormen zgjedhore?

    Përgjigju
  • Hinglateri: 01/06/2020 19:38

    He mo Lulush shalngjitmi ta futi llozin ne sume USA ta cau zorren.,. Cffar do thuash tani apo do veshesh brek grash... mer te Monikes

    Përgjigju
  • guri zmeril: 01/06/2020 19:33

    Me duket se po zbatohet batuta e nje filmi shqiptar: "Nuk behet shaka me miellin e gjermonit"

    Përgjigju
  • Miri: 01/06/2020 19:28

    Ka nje element te rendesishem lidhur me sovranitetin, qe nenkupton mosnderhyrjen e nje shteti ne punet e nje shteti tjeter. Eshte per te ardhur keq qe per vite me radhe shohim ambasadore e perfaqesues te huaj te shteteve dhe bashkesive te shteteve te cilet jo vetem qe nderhyjne porse dhe qe priten me krahe te hapur nga servilat shqiptare. Le te imagjinojme fjala vjen, ambasadorin shqiptar ne Berlin, Londer apo Uashington qe krah per krah me ambasadore te tjere shkojne ne zyrat e maxhorances apo opozites ne ato vende per tu mbushur mendjen te bejne reforma?!?! Kulmi i absurditetit apo jo.

    Përgjigju
    • Kafsha: 02/06/2020 07:21

      Ore nik baj ga shqiptari di dhe di shumë mirë të beje shtet por nuk do sepse për 30 vjet majtas dhe djathtas e kanë shqyer Shqiperine. Enveri ça ishte qe bëri shtet të cilin e kontrollonte vetem me 25 police, me vetem 25 rroga mor pallosh, nuk ishte shqiptar? Ajde tani shko futi nje paçe e nje pilaf!

    • MMU: 01/06/2020 20:41

      Ti je mesuar të jesh robi i këtire qelbesirave Mos qene angazhimi i këtyre vende mike edhe gjat kan me ta pi gjakun.

    • nik: 01/06/2020 20:33

      USA dhe BE ka investuar ne shqiperi qe te behet nje shtet i civilizuar. shqiptart nuk jan te zot te pastrojn mbeturintat para shtepis, jo mo te shkojn ne berlin dhe te jepin mend merkelit. Ik or pallosh

  • Dolores: 01/06/2020 13:52

    Per sa kohe qendrojne te fshehur e punojne nen rrogoz Sali Berisha e Ilir Meta ky vend nuk ben hair,jane dy njerezit me te ligj e me te rrezikshmit qe ka pasur ky vend.

    Përgjigju
  • Populli: 01/06/2020 13:43

    Qytetaret e barazojne PD-ne me Sali Berishen,dhe kurrsesi nuk e votojne,le te hipin perpjete keta Bylykbashet e tavolines qe jane vec kukulla qe i drejton Berishe krimineli dhe Like Kryehajduti,me keto dy monstra nuk ecen kurre Shqiperia.

    Përgjigju
  • Cubi: 01/06/2020 12:52

    Kush po e rr**** ca thua ti mi lavire se na nxoret bojen. Parti e qenve.parti hajdutash. Te rroj BE dhe SHBA se ju partite e qenve Jan agjentura dhe kan treguar me fakte se nuk e kan dashur asnjeher shqiperin.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 01/06/2020 12:51

    Birisha ban shtet duhet nje 96 me ju tregu qejfin komunistave

    Përgjigju
  • Niku: 01/06/2020 12:49

    Flet dhe Vasili per vjedhje votash... kur leshelija i blinte hapur votat ,,

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 01/06/2020 12:45

    E kane berë SHQIPERINE sikur te ishte prone e tyre personale.

    Përgjigju
  • LORA: 01/06/2020 12:38

    Babalet e vetdjegun dhe lesh-e-listet e c'integrum jane ne mision permanent antishqiptarizmi. Pritjet per akorde me ta jane kosto e rende per udhen europianizuese te Shqiperise sone. Tung.

    Përgjigju
  • Gomeret e Coleve gomere: 01/06/2020 12:14

    Aman mos e beni mor se do na merni në qafe s ushqehemi dot pa bere prapesi.

    Përgjigju
  • Votusi: 01/06/2020 12:02

    Moj zonj e dashur ata jan te gjth salinj ai i komandon po ta perfundojn me ata qe jan ne parlament dhe mir u pafshim tridhjet vjet kete ka ber krimineli hajduti mashtrusi trafikanti mafjoz vrasesi serb sali

    Përgjigju
  • Votusi: 01/06/2020 12:02

    Moj zonj e dashur ata jan te gjth salinj ai i komandon po ta perfundojn me ata qe jan ne parlament dhe mir u pafshim tridhjet vjet kete ka ber krimineli hajduti mashtrusi trafikanti mafjoz vrasesi serb sali

    Përgjigju
  • Votusi: 01/06/2020 12:02

    Moj zonj e dashur ata jan te gjth salinj ai i komandon po ta perfundojn me ata qe jan ne parlament dhe mir u pafshim tridhjet vjet kete ka ber krimineli hajduti mashtrusi trafikanti mafjoz vrasesi serb sali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?