TIRANË- Arritjet e punës së SPAK, por edhe problemet me të cilat janë përballur prokurorët e Posaçëm gjatë vitit 2024, u prezantuan para Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga kryeprokurori Altin Dumani. Para nisjes së mbledhjes, kreu i SPAK u shfaq krah një përfaqësuesi të ambasadës Amerikane në Tiranë dhe një prokurori të OPDAT, të cilët ishin të pranishëm teksa Dumani bëri bilancin e punës për institucionin që drejton, i ulur krah dy zv.drejtorëve Adnand Xholi dhe Klodian Braho.
Në nisje të prezantimit të raportit për vitin 2024, i depozituar edhe në Kuvend, Dumani ngriti shqetësimin për sulmet dhe presionin e adresuar në drejtim të SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik. Përpos kësaj, Dumani tha se “pavarësisht sfidave s'e kemi ndaluar punën duke shënuar arritje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Për të përballuar presionet, Dumani tha se si zgjidhje ka gjetur edhe futjen e tij vetë apo të grup prokurorëve në një çështje të caktuar, ndërsa nuk e fshehu mirënjohjen për reagimet e KLP, dhe në këtë drejtim një falënderim të veçantë e kishte për Policinë e Shtetit.
“Nuk mund të rri pa thënë edhe bashkëpunimin shumë të mirë dhe angazhimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në çdo rast kur prokurorët apo hetues kanë qenë objekt kërcënimi nga krimi i organizuar. Gjithnjë e më tepër këto raste po bëhen më të shumta dhe më shqetësuese”, theksoi Dumani.
Edhe pse jo e pasqyruar në raportin e vitit që lamë pas, Dumani ngriti shqetësimin se GJKKO po zvarrit seancat paraprake, duke vënë në rrezik edhe afatet e paraburgimit. (Një nga rastet e zvarritjes së seancave paraprake është edhe dosja e aferës korruptive ”Partizani”, që prej 6 muajsh ka mbetur peng i taktikave të zvarritjes nga të pandehurit, mes tyre Sali Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi.)
“Kodi i Procedurës Penale parashikon që gjyqtari paraprak, brenda aftit 1 mujor duhet të konkludojë me një vendimmarrje, ama praktika na tregon që zgjasin 6 muaj, 4 muaj, 9 muaj”, tha Dumani teksa raportonte në KLP, ndërsa të njëjtin shqetësim e ngriti edhe për gjykimin e shqyrtuar, duke theksuar se aplikimi i tij kërkon kohë, edhe më shumë se çfarë zgjaste para ndryshimeve të Kodit Penal në 2017.
Një pjesë e kritikave të shefit të qeverisë Edi Rama kundrejt drejtësisë duket se do të marrin zgjidhje, pasi brenda vitit drejtuesi i SPAK premton se dëshmitë, në godinën e re, do të merren me audio dhe me video.
Një tjetër problematikë me të cilën po përballet SPAK, mbetet edhe mosekstradimi i shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të hetuar apo dënuar për vepra penale që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Sa i takon kësaj pike, Dumani tha se “do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi i drejtuar autoriteteve të huaja të ishte në kompetencën e SPAK”, duke qenë i vetëdijshëm që kjo pikë kërkon ndërhyrje në Kodin Penal.
Në tryezën para “qeverisë” së prokurorëve, kreu i SPAK ngriti sërish shqetësimin se çfarë do të ndodhë me fatin e prokurorëve të posaçëm, duke përsëritur edhe njëherë kërkesën që t’u jepet mundësia e rikandidimit pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, por në asnjë rast riemërim në mënyrë automatike.
Para 11 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani kërkoi të zgjidhjet sa më shpejt mungesa e këshilltarëve ligjorë, ndërsa tha se problematikë gjithnjë e më shqetësuese është edhe ulja e referimit nga institucionet, krahasuar me atë të qytetarëve. Sa i përket hetimit pasuror, Dumani tha se kufiri aktual prej 500 eurosh është i ulët dhe duhet të ndryshojë.
“Me ndihmën e këshilltarëve, vlerësojmë që prokurorët do të jenë në gjendje t’i japin zgjidhje çështjes në kohë më të shpejtë. Këshilltarët ligjorë ndihmojnë në paraqitjen në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. T’i përdorim për përfaqësimin e prokurorëve para gjykatave. Ata nuk përfshihen gjatë hetimeve se është sekret. Nëse do të kishim këshilltarë do të ndihmonte jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi”, tha Dumani.
Nga raporti 106 faqësh, Dumani veçoi shifrat kryesore të një viti punë, si 33 ish-zyrtarët e hetuar për korrupsion, goditjen e dy organizatave kriminale si edhe sekuestrimin sekuestrimin e 10 mln euro kriptomonedhave (goditur grupit të Çopjave).
"Pra në 5 vite institucioni ka performancë të mirë, rezultate modeste. Si e shoh të ardhmen? Me pjekurinë që ka fituar është në gjendje për të vazhduar më tej dhe rritur performancën në goditje”, përfundoi Dumani pas raportimit që zgjati rreth 2 orë.
Më poshtë mund të ndiqni të gjitha lajmet mbi raportimin e Altin Dumanit në KLP...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pranoi publikisht sot se një ekspert i BE-së dhe një tjetër amerikan i OPDAT-it po ndihmojnë SPAK-un për të zgjidhur problematikën e mbartjes së dosjeve, çështjeve të vjetra dhe të ngarkesës.
Ai falenderoi partnerët ndërkombëtarë për këtë ndihmë konsulence ligjore dhe përgatitjen e një drafti për të zgjidhur problematikat dhe shqetësimet që ka SPAK dhe që ia lehtësojnë punën.
“Dosjet e mbartura janë shqetësim. Kemi ngritur grup pune nga viti i kaluar me ekspertë të BE-së dhe OPDAT, që punojnë në SPAK ngushtësisht me ne. Janë drejt përfundimit të strategjisë, kanë dorëzuar një draft jo përfundimtarë para disa ditësh, përshtypja e parë është shumë e mirë, pasi adreson shqetësimet tona dhe tuajat të përditshme. Është udhëzues i mirë si për ndjekjen e çështjeve, edhe për mbartjen e dosjeve. Do bëhet edhe publik në faqen tonë zyrtare, pasi të konsultohet dhe miratohet. S’e kemi lënë pas dore, pas rekomandimeve kemi bashkëpunuar me BE dhe OPDAT, i falenderojmë se na kanë dhënë ndihmë të madhe dhe shpresoj të kemi produkt të mirë”, tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për krimet zgjedhore. Teksa raportoi në KLP, ai tha se në faqen e hapur për krimet zgjedhore, ka pasur raportime për raste konkrete.
Dumani vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, policinë dhe KQZ për këtë çështje.
“Kemi dërguar prokurorë dhe hetues në qendrat e qarqeve, janë në bashkëpunim të ngushtë dhe komunikim të përditshëm me Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Policinë e Shtetit me qëllim marrjen e informacioneve në kohë reale, vlerësimin e informacioneve në kohë reale se ku do të adresohet në SPAK apo Prokurorinë e Përgjtihshme dhe më tej edhe ndjekjes penale. Kemi krijuar në faqen zyrtare një model denoncimi nga publiku, ku kemi pasur raportime për raste konkrete dhe vlerësohen nga një grup pune i ngritur nga SPAK për herë të parë.
Duhet evidentuar dhe është e qartë angazhimi i tre institucioneve, i SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në qarqet ku ushtrojnë kompetencë si dhe KQZ. Kemi nënshkruar jo vetëm dokumentin që rregullon bashkëpunimin mes tre institucioeve por kemi caktuar persona konkretë për shkëmbimin e informacionit për tre agjencitë. Jemi në komunikim të drejtpërdrejtë dhe i kënaqur nga bashkëpunimi me Prokurorinë dhe KQZ. Jemi të angazhuar në drejtim të parandalimit dhe më tej edhe të ndjekjes penale”, tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot para anëgtarëve të KLP-së në raportimin e tij dhe përgjigjes sëpyetjeve të adresuara, se po i jepet fund pandëshkueshmërisë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Ligji sipas tij po vepron ndaj çdo personi, pavarësisht se me sa pushtet është i veshur, sikurse edhe ndaj krimit të organizuar.
Ai tha se institucioni ëhstë i ri, vetëm 5 vjeç, duke bërë një krahasim metaforik të një fëmije që në këtë moshë është ende në parashkollor dhe nuk ka shkuar në klasën e parë. Por ai shtoi se rezultatet shihen, edhe pse modeste, ku pandëshkueshmëria po merr fund.
Dumani shtoi se tani pret vendime të formës së prerë për këto dosje dhe tashmë kanë nisur të vijnë rezultatet e para me këto verdikte finale nga Gjykatat.
Kreu i SPAK nënvizoi edhe faktin e sekuestrimeve dhe konfiskimeve, pasuri që i kalojnë buxhetit të shtetit dhe që shpërndahen nëpër institucione apo shërbime publike, duke kujtuar se vetëm nga qiratë për këto objekte të konfiskuara, për një vit u mblodhën 1,8 mln euro.
Përgjigja e Altin Dumanit për punën e SPAK në 5 vite:
“Po ta krahasosh kohën e funksionimit të SPAK, vetëm 5 vjeç, njëlloj si fëmijë që nuk është futur akoma në shkollë, parashkollor apo në kopësht. Por pesë vite nuk janë pak. Institucioni ka demonstruar se këto 5 vite është i aftë profesionalisht, të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo personi, pavarësisht se kush është, pavarësisht pushtetit, ekonomik dhe ligjor, apo qoftë subjekt i lartë i krimit të organizuar. Pra goditja nga ligji funksionon për këdo.
Të kemi institucion ku i rëndësishëm është prova e jo emri që fshihet. Nuk flas për sukses, por modest në kuptimin e dhënies fund të kulturës së ndëshkueshmërisë. Ne presim patjetër që vendimmarrjet tona të pasohen me vendime të formës së prerë nga të gjitha shkallët. Kanë filluar të vijnë rezultatet e para, kemi disa vendime të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë, të nivelit mesëm e të ulët, siç kemi edhe për prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie etj. Kemi konfiskime, kemi goditje të krimit të organizuar dhe drejtuesve të tyre në nivel të larta. Ka diversifikim të psurive të konfiskuara apo sekuestruara, pra vetëm qira janë marrë 1,8 mln euro vetmë në një vit nga pasuritë e sekuestruara apo konfiskuara. Pasuritë e konfiskuara që do shpërndahen është 21 mln euro, ku kontributi kryesor është nga SPAK.
Pra në 5 vite institucioni ka performancë të mirë, rezultate modeste. Si e shoh të ardhmen? Me pjekurinë që ka fituar është në gjendje për të vazhduar më tej dhe rritur performancën në goditje”.
Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për marrëdhëniet me policinë e shtetit.
Ai tha se bashkëpunimi me policinë ka qenë i mirë, por shtoi se ka nevojë për përmirësim. Duke komentuar punonjësit e policisë që kanë rezultuar të përfshirë në grupe kriminale, ai tha se nuk bëhet pis gjithë Policia e Shtetit.
“Raporti me policinë e shtetit është i mirë. Ne bashkëpunojmë me ta, me fazën e ekzekutimit të veprimeve penale, por edhe gjatë hetimit paraprak, jo në çdo çështje. Ka çështje që i kemi angazhuar oficerët e policisë në kryerjen e çështjeve të hetimeve që ndjekim. Ka vend për t’u përmirësuar, siç rezulton nga hetimet, edhe gjatë 2024, kemi pasur procedime penale që janë hetuar arrestuar punonjës të policisë së shtetit të lidhur me krimin e organizuar, pjes të grupeve kriminale, funksionarë të nivelit të mesëm apo të lartë të policisë të përfshirë në krim, siç ka pasur raste edhe për prokurorë apo edhe gjyqtarë. Por patjetër, ky fakt që janë proceduar punonjës të policisë për vepra penale të ndryshme, qoftë për krim të organizuar apo korrupsion, nuk bën pis të gjithë policinë e shtetit. Kemi një bashkëpunim të mirë por ka nevojë për përmirësim.”, u shpreh Dumani.
I pyetur për BKH, kreu i SPAK Altin Dumani tha se në këtë institucion ka hetues të mirë, por edhe të tjerë që sipas tij lënë për të dëshiruar.
Ai vuri në dukje faktin se në godinën aktuale puna e tyre vështirësohet për shkak të ambientit të vogël, por shtoi se me godinën e re, që pritet të përfundojë brenda këtij viti, ata do të kenë kushte më komode. Sipas tij, në godinën e re janë parashikuar dhoma të veçanta për pyetjen e dëshmitarëve, të cilat do të jenë me audio dhe video, shqetësim që është konstatuar edhe nga kryeministri Rama.
“Kemi 60 hetues të BKH të ndarë në dy seksione. E kam thënë dhe tani e them sërish,kemi hetues të BKH shumë të mirë, të zbardhur në faqe, që edhe prokurorit ia bën punën më të lehtë. Ka edhe hetues që lënë për të dëshiruar. Ka një proces vlerësimi që bëhet nga BKH dhe Prokurorë të Posaçëm që testojnë çdo dy vjet hetuesit e BKH. Ka hetues dhe janë për të dëshiruar, është punuar fort për trajtimet e tyre nga BE, apo edhe projekte të tjera. Punohet shumë me ta. Kushtet nuk i kemi pasur të mira për të ushtruar funksionet hetuesi të BKH. Janë 4-5 hetues në një zyrë, çka e vështirëson qoftë edhe marrjen në pyetje të një dëshmitari. Tashmë godina e re është marrë dhe shpresoj që brenda këtij vitit të bëhet funksionale, ku hetuesit do të jenë në kushte më komode për të ushtruar funksionet e tyre. Në godiën e re janë parashikuar dhoma të veçanta për pyetje dëshmitarësh, duke u regjistruar me audio dhe video. Gjithashtu për të hetuarit dhe të pandehurit ka dhoma të veçanta për pyetje se të gjitha këto na ndihmojnë edhe ne.”, u shpreh Dumani.
Kreu i SPAK tha sot se krimi i organizuar është bërë inovator dhe i sofistikuara, teksa edhe zyrtarët e korruptuar nuk i marrin më përfitimet në dorën e parë si dikur, por me mekanizma për humbjen e gjurmës së parasë.
Dispozita ligjore ekziston, por duhet përforcuar që të mundësojë më shumë hetimin e thelluar dhe gjurmimin për të siguruar këto prova.
“Krimi dhe subjektet e procedimeve penale, janë novatorë. Krimi sofistikohet. Të rralla janë rastet kur komunikimi është i drejtpërdrejtë mes atij që merr dhe atij që jep. Tani nuk ka më raste kur paraja përfundon direkt te xhepi i zyrtarit, por krijohen transaksione, njëri pas tjetrit, apo mes subjekteve të ndryshme të përfshira në këtë rrjet. Dhe transaksion pas transaksioni kjo para përfundon tek ai zyrtari shtetëror. Mekanizmat ligjorë ekzistojnë, por tani edhe krimi përdor këto skema për të humbur gjurmën e parasë, pra janë sofistikuar”, tha Dumani.
Altin Dumani tha sot se numri i denoncimeve të qytetarëve në SPAK dhe i referimeve të nisura prej tyre është shumë më i lartë se referimet e institucioneve shtetërore.
Ai nënvizoi se kjo mund të shihej edhe si rënie e korrupsionit të zyrtarëve, por numri i lartë i denoncimeve qytetare tregon se problematika ekziston dhe nuk është zero.
Në nëntekst ai përkufizoi se “korrupsioni në Dogana e tatime nuk është zero!”, teksa i referohej shifrave gati inekzistente të denoncimeve prej këtyre institucioneve.
“Fakti është se ka ulje të referimeve nga ana e institucioneve. Të gjitha janë të detyruara t’i denoncojnë, për më tepër institucionet,që kanë edhe dispozita. Dikush i sheh si rënie e kriminalitetit, korrupsionit, varet si i sheh. Edhe mund të shihen kështu. Por duke para kallëzimet e qytetarëve, rritjen e njumrit të denoncimeve nga qytetarët, të hetuara nga SPAK, nuk mund ta shohim kështu, si rënie e krimit dhe korrupsionit. Pra duket se ka rritje edhe të besimit qytetar te SPAK dhe ka rritje të denoncimeve. Besoj se niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana. Nuk po themi diçka që nuk qëndron. Nuk është qëllim që të kritikojmë institucionet e tjera, por për t’i nxitur dhe se jemi të hapur për bashkëpunim me ta, në lidhje me referimet dhe i mirëpresim ata”.
Drejtuesi i Prokurorisë së Poaçme, Altin Dumani, vlerësoi raportimin e komunikimit publik dhe me median, teksa theksoi se punohet edhe për ruajtjen e sekretit hetimor. Ai shtoi se tani ka strategji edhe për komunikimin me median, e realizuar këtë vit.
Por Dumani kërkoi ndihmën dhe ndërhyrjen e vazhdueshme të KLP-së, si qeveria e SPAK-ut, për të ndërhyrë edhe te Kuvendi për zgjidhjen e problematikave të ndryshime që hasen, apo propozimet konkrete.
Ai nënvizoi se Kuvendit nga ana e SPAK i janë adresuar të gjitha problematikat sa herë është raportuar atje.
“Jemi përpjekur për komunikimin me mediat, raportet me të, i ndarë publikimi i sekretit hetimor. Cilësia është përmirësuar në lidhje me komunikimin e mediave dhe publikun.
Sigurisht ka problem te shpejtësia, lënë për të dëshiruar, në lidhje me shpejtësinë e publikimit të ngjarjeve.
Kemi punuar për hartimin e strategjisë për komunikimin e medias. Ishte parashikuar për 2024, por për shkak të angazhimeve të shumta u bë këtë vit dhe u miratua kjo strategji, që shpresojmë ta rezlizojmë dhe të rrisim performancën.
Bashkëpunimi me KLP në nivel të kënaqshëm. Emërimi i 3 prokurorëve ishte i rëndësishëm si proces. Ishte proces i zgjatur, por unë e vlerësoj sepse tashmë kam 3 prokurorë të shtuar që ndihmojnë punën.
Vlerësojmë edhe reagimet tuaja për mbrojtjen e punës tonë, nga ju e presim këtë vlerësim dhe e mirëpresim.keni qënë i vetmi institucion që keni reaguar dhe na mbroni përballë situatave.
Ka modele të ndryshme raportimi, që bëhen në fillim ose në fund. A mund të liheshin në fund këto problematika, po mund të liheshin. Ne nuk bëjmë zgjidhje ligjore. Me Kuvendin kemi qenë konkret në zgjidhjen e problematikave. I kemi thënë me detaje, si, kur, pse.
Propozimet kanë qenë konkrete, si rasti i këshilltarëve, ka edhe propozime e drafte që nga 2021. Ne thjesht i bëjmë të ditura edhe te ju, që jeni qeveria jonë, që edhe ju t’i adresoni atje ku duhen adresuar, edhe ne i kemi bërë ato në Kuvend, por të na ndihmoni edhe ju. Patjetër ka vend për t’u përmirësuar”, tha Dumani në fjalën e tij për dy nga pyetjet e drejtuara.
Altin Dumani, teksa raportoi për punën e SPAK gjatë vitit 2024 para KLP, ngriti edhe shqetësimin e sulmeve ndaj tyre. Dumani falënderoi KLP për mbështetjen, duke thënë se ka qenë i vetmi institucion që ka reaguar për sulmet ndaj SPAK. Dumani theksoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Shtetit, në çdo rast kur krimi i organizuar ka kërcënuar apo kanosur, prokurorë të SPAK, gjyqtarë apo hetues të BKH, deri edhe tek familjarë të tyre.
“Duhet të udhëhiqemi nga objektiviteti dhe ligjshmëria në kryerjen e veprimeve hetimore dhe marrjen e vendimeve tona. Sa i takon adresimit, unë e thashë në hyrje të fjalës sime i vetmi institucion vendas që ka reaguar dhe iu falënderoj, ishte KLP. Por s’mund të rri pa thënë edhe bashkëpunimin shumë të mirë dhe angazhimin e drejtpërdrejtë së Policisë së Shtetit në çdo rast kur prokurorë të SPAK, apo edhe gjyqtarë, apo hetues të BBKH, kanë qenë objekt kërcënimi apo kanosje nga krimi i organizuar. Edhe KLP ka qenë i angazhuar maksimalisht në adresimin e këtyre rasteve që gjithnjë e më tepër po bëhen më të shumta dhe shqetësuese. Me ndryshimet e dhjetorit të 2023, për prokurorët e SPAK është siguruar një mbrojtje më e mirë fizike dhe sa i takon anës praktike”, tha Dumani.
Në raportimin e tij vjetor për vitin 2024, kreu i SPAK Altin Dumani kërkoi që prokurorëve të posaçëm t’u jepet mundësia të rikandidojnë sërish pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.
Sipas Dumanit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vlerësojë nëse prokurori përkatës që rikandidon ka bërë një punë të mirë gjatë 9 viteve, për t’i dhënë mundësinë e një mandati tjetër.
“Në mbarim të mandatit 9-vjeçar, prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia për të rikandiduar së bashku me Prokurorët e Juridiksionit të Përgjithshëm që duan të bëhen pjesë e SPAK. Në këtë mënyrë vlerësojmë se realizohet edhe rinovimi i kolektivit të SPAK, por bëhet e mundur edhe vijimësia e veprimtarisë së institucionit. Përmes kësaj formule, prokurët e SPAK të kenë mundësi të rikandidojnë, t’u thuhet nëse nuk mund të vazhdoni më tej sepse në vlerësimin e këshillit performanca juaj gjatë këtyre 9 viteve nuk është e tillë sa të japë një mundësi të dytë. Të kenë mundësi që në përfundim të mandatit 9-vjeçar të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit. Unë jam për variantin e parë që prokurorët e posaçëm në përfundimin e mandatit t’u jepet mundësia për rikandidim për një mandat tjetër në SPAK. Të rikandidojnë, jo riemërim“, u shpreh Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se nëse një prokuror nuk është i sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqet, të kërkojë kohë nëpërmjet pushimit të çështjes dhe të vlerësohet nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.
Kjo deklaratë lidhej me një nga pyetjet e anëtarëve të KLP-së në lidhje me pafajësitë, çështjet në gjyq dhe rastet kur ka pasur gabime nga ana e prokurorëve apo dështime të çështjeve penale të përfaqësuara.
“Numri i të pandehurve në rritje për ata që çohen në gjyq. Numri i pafajësive në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdeshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e iraton, nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej. Kemi hetuar 2 organizata kriminale gjatë vitit 2024. Mbni 10 mln euro në kripto, ka rritje, me shumë vështirësi është arritur kjo, sepse nuk kishim eksperiencë, bëhet fjalë për paranë digjitale, por u bë në bahskëpunim me partnerët, Belgjikën, Spanjën dhe Francën. Është rritur forca goditëse ndaj organizatave kriminale dhe grupeve kriminale”.
Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP-së në lidhje me masat e sigurimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përqindjes së dënimeve, pafajësive dhe masave me burg. Ai vuri në dukje se një numër i madh janë edhe pa masa sigurimi, hetohen në gjendje të lirë.
“Janë 246 persona, pra mbi 40% pa masë sigurimi, ky numër është i lartë. Vetmë në rastet që përbëjnë rrezikshmëri të lartë dhe mund të dëmtojnë hetimin, në rastet e veprave penale për krimin e organizuar”, tha ai.
Kurse në lidhje me numrin e masave arrest me burg për korrupsion ai tha se ishte i ulët dhe kërkoi që të rritet kufiri i shumës 500 euro të veprës penale të korrupsionit.
“Numri i atyre me masë në burg për korrupsion apo pabarazi në tendera është i ulët. 31 persona me masën arrest me burg për korrupsion. Të rritet masa prej 50 mijë lekësh (500 euro) për veprën penale të korrupsionit. Kam deklaruar edhe më parë që duhet të rritet kufiri monetar sepse 500 euro janë pak. Duhet të rritet kufiri për nisjen e hetimit pasuror”,-tha Dumani”.
Duke raportuar në KLP për punën e SPAK gjatë vitit 2024, kryeprokurori Altin Dumani ngriti shqetësimin edhe të zvarritjes së seancave paraprake. Dumani u shpreh se shqyrtimi i kërkesës së prokurorëve para gjyqtarit të seancës paraprake, merr shumë kohë, duke theksuar se kjo vë në rrezik edhe përfundimin e afateve për paraburgimit.
“Shtyrja e seancave paraprake jo për faj të prokurorit. Një shqetësim që dua ta ngre, por që nuk është pjesë e raportit, shqyrtimi paraprak në gjyqin e seancës paraprake. Shqyrtimi i kërkesës së prokurorëve para gjyqtarit të seancës paraprake, merr shumë kohë. Kodi i Procedurës Penale parashikon që gjyqtari paraprak, brenda aftit 1 mujor duhet të konkludojë me një vendimmarrje, ama praktika na tregon që zgjasin 6 muaj, 4 muaj, 9 muaj. Po flas gjykim para gjyqtarit paraprak, që sipas parashikimeve ligjore duhet të përfundonte brenda 1 muaji. Kjo zgjatje e shqyrtimit të kërkesës së prokurorit sjell edhe problematika sa i takon afateve të paraburgimit, duke vënë në rrezik përfundimin e afateve për paraburgimit”, tha Dumani.
Sa i takon zvarritjen e seancave paraprake, sjellim në vëmendje psh rastin e aferës Partizani, dosje e cila po zvarritet prej 6 muajsh në senacë paraprake.
Dumani foli edhe për gjykimin e shkurtuar, duke thënë se aplikimi i tij kërkon kohë, duke theksuar se zgjat edhe më shumë se çfarë zgjaste para ndryshimeve të Kodit Penal në 2017.
“E njëjta situatë është edhe me gjykimin e shkurtuar, aplikimi i tij kërkon kohë. Gjykimi i shkurtuar zgjat më shumë se çfarë zgjaste para ndryshimeve të Kodit Penal në 2017. Duhet të shkosh të gjyqtari i seancës paraprake, duhet të bëhet shqyrtimi, pastaj do kalosh në gjykimin në themel dhe zgjatet koha e trajtimit të çështjes edhe pse jemi para gjykimit të shqyrtuar”, tha Dumani.
Problematikat e organikës në SPAK reflektojnë edhe në ngarkesën e çështjeve penale.
Altin Dumani apelon për shtimin e numrit të prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë, që do ndihmojnë jo vetëm me ecurinë e hetimeve, por edhe me parandalimin e daljes së sekretit hetimor, kur çështja ndiqet në Apel, Gjykatën e Lartë dhe deri në Kushtetuese.
Këtë vit ai tha se BKH-së do i shtohen edhe 40 hetues të tjerë, që do lehtësojnë sadopak procedurën hetimore të prokurorit.
“Problematikë zvarritja e proceseve gjyqësoe, deri edhe tek seancat paraprake. Jo për faj të prokurorëve, por kërkohet ndërhyrja pasi zvarritja e tyre me procedurë rrezikon edhe afatet ligjore dhe dëmtimin e procesit. Edhe seancat paraprake janë problem, sikurse edhe gjykimi i shkurtuar, pasi zgjasin më shumë sesa para vitit 2017 kur u bënë ndryshimet ligjore. Kjo për shkak të futjes së gjyqtarit të seancës paraprake dhe kjo merr kohë. Ka procese që shkojnë me hetime deri në 2, 3 apo 4 vjet, sepse kërkojnë kohë. Duan kohë edhe për faktin e letër-porosive që dërgohen dhe përgjigjet që pritet t ëvijnë, të cilat shpesh zgjasin.
Ka edhe neglizhencë të prokurorëve dhe hetues, por këto trajtohen veças. Ka probleme me mungesën e prokurorëve, organika, sepse po punohet gati me gjysmën e saj.
Lajm i mirë është rritja e numrit të punonjësve me 40, të hapim garën dhe të përfundoj brenda vitit 2025. Krahas 60 hetuesve të BKH të shtohen edhe 40 të tjerë. Vlerësojmë se po të jetë edhe ky numër hetuesish mendojmë se do i japim zgjidhje çështjeve dhe ecuri më shpejtë. Sepse ne përfaqësojmë çështjet në të gjitha shkallët, deri në Kushtetuese.
Por edhe prania e këshilltarëve ligjorë është e rëndësishme, sepse na ndihmon me përfaqësimin e çështjeve në Apel, Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese, sepse ndihmojnë prokurorët me asistencë. Kështu mund të dëmtohet hetimi që është sekret dhe parashikon ndëshim në vepra penale, kurse me këshilltartë ligjorë kjo rregullohet. Kemi pasur shtesë e prani të këshilltarëve të SPAK, por kjo vetëm për drejtuesin e SPAK, për të përfaqësuar çështjet në Kolegj dhe më gjerë”.
Pas përmbledhjes vjetore të punës gjatë 2024 në KLP, kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj edhe disa pyetjeve. Ai përmendi një problematikë që ka të bëjë me anëtarë të grupeve kriminale jashtë vendit.
Sipas kreut të SPAK, kërkesa për ekstradimin e këtyre personave, sidomos të atyre që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, duhet të jetë kompetencë e institucionit që ai drejton.
“Ne vlerësojmë për shkak edhe të problemit të lartë të bashkëpunimit me autoritetet gjyqësore të huaja, nisur edhe nga fakti që këta shtetas janë shqiptarë, akuzuar, hetuar apo dënuar për vepra penale që kanë të bëjë me krimin e organizuar, do të ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi i drejtuar autoriteteve të huaja të ishte në kompetencën e SPAK. Por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime në kodin penal që të bëhet e mundur kjo”, tha Dumani.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kërkoi që KLP të dëgjonte institucionin në lidhje me ndryshimet ligjore që duheshin bërë, teksa theksloi se SPAK i ka marrë parasysh rekomandimet e Kuvendit.
Ai nënvizoi problematikën e mungesës së këshilltarëve ligjorë në SPAK që ndihmojnë punën juridike dhe ligjore, por edhe ngarkesa që kanë. Dumani vuri gjithashtu në dukje edhe numrin e ulët të referimeve apo kallëzimeve nga institucionet në SPAK.
“Mungojnë referimet nga institucionet për referimet, numër i vogël denoncimehs. Problem moseketradimet nga jashtë. Po punohet edhe për plotësimin e rekomandimeve të Kuvendit. Ka problematika me këshilltarët ligjorë dhe ngarkesën. Në lidhje me ndryshimet ligjore, kërkojmë vëmendje dhe që të dëgjohemi edhe nga KLP”.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme ngriti përsëri sot kritika ndaj Policisë së Shtetit në lidhje me bashkëpunimin në kallëzimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin, rreth çështjeve të kallëzuara.
Ai tha gjatë raportimit në KLP se pothuajse janë përgjysmuar kallëzimet e Policisë së Shtetit në krahasim mes viteve 2023 dhe 2024. Madje sipas tij më shumë referime dhe kalëlzime kanë bërë qytetarët në krahasim me uniformat blu.
“Ka rënie të numrin të kallëzimeve nga ana e Policisë së Shtetit, që janë referuar në SPAK. Ka rritje të denoncimeve nga qytetarët, 36% e çështjeve të hetuara, janë të denoncuara nga qytetarët. Nga 65 në 30 çështje, e krahasuar nga 2023 në 2024, kanë rënë denoncimet e Policisë së Shtetit. Në 2024 janë regjistruar 327procedime të reja. 2018 çështje të përfunduara me 18% rritje në krahasim me 2023. Ulje e nisjes së hetimeve për kallëzimet e nisjes së hetimeve nga Policia”, vuri në dukje kreu i SPAK.
Gjithashtu ai theksoi rritjen e përqindjes së sekuestrimveve dhe konfiskimeve të pasurive të krimit dhe korrupsionit. Gjithashtu ai rrëzoi lajmet e fundit për përqindjen e lartë të paraburgosurve në qeli, duke thënë se është vetëm 9,7% dhe në standard ndërkombëtare.
“Përveç hetimit penale, nga ana e SPAK nis edhe hetimi i pasurisë. Ka shënuar rritje me 59,7% procedimi i çështjeve dhe goditjeve. 65,5 mln euro janë sekuestruar më 2024, në krahasim me 41 mln në 2023. 36,7 mln euro të konfiskuara”, tha Dumani.
Kurse për masat e sigurimit ai u shpreh:
“Masat e sigurimit me standard ndërkombëtare. 9,7% e totalit të paraburgosur. Nga mbi 2 mijë të paraburgosur, mbi 200 janë të SPAK. 165 persona janë dënuar pas procedimeve të SPAK. Ka përfunduar gjykimi themelit për 54 çështje. Për të tjerët vijon hetimi. 79 vendime penale të formës së prerë ekzekutuar. 28,7 mln euro të sekuestruara”.
Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë raportimit të punës gjatë vitit 2024 në KLP, tha se kanë hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Ai deklaroi se janë vënë në hetim 33 ish zyrtarë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim. Ndërsa për 10 funksionarë të lartë, shtoi ai, gjatë vitit të kaluar janë dhënë vendime të formës së pretë.
“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim“, u shpreh Dumani.
Sipas tij, hetimet kanë treguar se korrupsioni i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara por edhe me faktorë të tjerë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave.
“Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave. Rritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te institucioni Prokurorisë së Posaçme.”, tha Dumani.
Komente

Dumani,nje prokuror dallkauk qe ben zhurne por jo pune.
PërgjigjuO DUMDUMAN TI BASHKE ME SPAK JENI TE SHITUR KOKE E KEMBE TEK FAMILJA MAFIOZE BERISHA-KARAXHIXH
PërgjigjuPse deri tani lejohej nxjerja e skretit hetimor???
Përgjigju