Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të diel shtatë nga ndeshjet e raundit të 34-t, teksa ndryshoi kreu i renditjes. Në të gjitha ndeshjet u mbajt një minutë heshtje në kujtim të Papa Françeskut, ndarë nga jeta më 21 prill. Në mesditë tri pikë siguruan Milani dhe Como. Humbje shokuese për Interin, që në shtëpi u mposht nga Roma dhe me fitoren e Napolit janë këta të fundit që marrin kreun e klasifikimit. Sukses për Juven që rigjen zonën Champions League.
Në "Maradona" Napoli fitoi 2-0 kundër Torinos dhe merr kreun e Serie A. Skuadra e Antonio Contes përfitoi nga humbja e Interit dhe pas raundit të 34-t prin kampionatin me 74 pikë, tre më shumë se zikaltërit. Ndeshja për napoletanët u vendos nga dopieta e Scott McTominay në minutat 7 dhe 41. Katër javë nga fundi i sezonit Napoli bën befasinë dhe kërkon të përfitojë nga kalendari për të marshuar drejt trofeut. Sfida e radhës për të besuarit e Contes është në udhëtim kundër Leçes.
Në "Giuseppe Meazza" vendasit e Interit u mposhtën 0-1 nga Roma dhe kanë bërë një hap fals në garën për titullin kampion. Tre humbje radhazi për djemtë e Simone Inzaghit që e shohin fatin jo në dorën e tyre, pasi Napoli ka marrë kreun i vetëm. Ndeshja në Milano u vendos nga goli i Soule në minutën e 22-të. Roma e Ranierit trondit kështu kampionët në fuqi të Interit, që kanë një kalendar të ngjeshur dhe në mesjavë luajnë kundër Barcelonës në gjysmëfinalet e Champions League. Me 71 pikë Interi mbetet në vendin e dytë të Serie A.
Në stadiumin "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias u mposhtën 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë sigurojnë tri pikë shumë të rëndësishme që i mbajnë me shpresë për një vend në garat evropiane. Dueli u zhbllokua pas vetëm pesë minutave lojë me autor të golit Cristian Pulisic. Amerikani përfitoi nga asisti i Fofana dhe e ndali sferën në rrjetë. Edhe pse shënoi herët, Milani nuk e pati të lehtë të shënonte golin e qetësisë, i cili erdhi vetëm në fundin e lojës (90+6') me autor Gimenez. Me 54 pikë Milan mban vendin e nëntë, pesë pikë më pak se zona evropiane.
Në "Allianz Stadium" Juventusi kaloi pa problem 2-0 skuadrën e Monzës, që është një hap larg rrëzimit nga Serie A. Goli i parë për bardhezinjtë u shënua nga Nico Gonzales në minutën e 11-të. Argjentinasi mori një top nga mesi i fushës, dribloi disa rivalë dhe me të majtën nga jashtë zone ia ndali sferën në rrjetë Turatit. Më pas "Zonja" shënoi edhe Kolo Muanin brenda pjesës së parë, ndërsa Yildiz la vendasit me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq për shkak të një faulli antisportiv. Me 62 pikë Juvja merr sërish vendin e katërt, por Bologna që ndjek ka një ndeshje më pak (kundër Udineses) dhe me një fitore i kalon në renditje.
Serie A, raundi 34:
E diel, 27 prill 2025
12:30 Como 1-0 Genoa
12:30 Venezia 0-2 Milan
15:00 Fiorentina 2-1 Empoli
15:00 Inter 0-1 Roma
18:00 Juventus 2-0 Monza
20:45 Atalanta 1-1 Leçe
20:45 Napoli 2-0 Torino
Renditja:
Në "Maradona" Napoli fitoi 2-0 kundër Torinos dhe merr kreun e Serie A. Skuadra e Antonio Contes përfitoi nga humbja e Interit dhe pas raundit të 34-t prin kampionatin me 74 pikë, tre më shumë se zikaltërit. Ndeshja për napoletanët u vendos nga dopieta e Scott McTominay në minutat 7 dhe 41. Katër javë nga fundi i sezonit Napoli bën befasinë dhe kërkon të përfitojë nga kalendari për të marshuar drejt trofeut. Sfida e radhës për të besuarit e Contes është në udhëtim kundër Leçes.
Në "Allianz Stadium" Juventusi kaloi pa problem 2-0 skuadrën e Monzës, që është një hap larg rrëzimit nga Serie A. Goli i parë për bardhezinjtë u shënua nga Nico Gonzales në minutën e 11-të. Argjentinasi mori një top nga mesi i fushës, dribloi disa rivalë dhe me të majtën nga jashtë zone ia ndali sferën në rrjetë Turatit. Më pas "Zonja" shënoi edhe Kolo Muanin brenda pjesës së parë, ndërsa Yildiz la vendasit me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq për shkak të një faulli antisportiv. Me 62 pikë Juvja merr sërish vendin e katërt, por Bologna që ndjek ka një ndeshje më pak (kundër Udineses) dhe me një fitore i kalon në renditje.
Në "Giuseppe Meazza" vendasit e Interit u mposhtën 0-1 nga Roma dhe kanë bërë një hap fals në garën për titullin kampion. Tre humbje radhazi për djemtë e Simone Inzaghit që e shohin fatin jo në dorën e tyre, pasi Napoli ka marrë kreun i vetëm. Ndeshja në Milano u vendos nga goli i Soule në minutën e 22-të. Roma e Ranierit trondit kështu kampionët në fuqi të Interit, që kanë një kalendar të ngjeshur dhe në mesjavë luajnë kundër Barcelonës në gjysmëfinalet e Champions League. Me 71 pikë Interi mbetet në vendin e dytë të Serie A. Po aq pikë ka edhe Napoli, ndërsa skuadra e Contes ka një ndeshje më pak (kundër Torinos në 'Maradona'.

Komente