TIRANË- Mesazhi nga Bashkimi Europian për integrimin e Shqipërisë është i qartë. Mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 është një objektiv realist, u shpreh kryediplomatja e BE, Kaja Kallas nga Tirana, por theksoi se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit veçse zbatimi i reformave.
“Së pari 2030 është një objektiv realist, po është, në rast se ne ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës, Shqipëria me hapat e saj me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, sundimi i ligjit gjithashtu që është i rëndësishëm dhe themel i bashkimit europian dhe i begatisë së një vendi, nëse kanë besim te ligji juaj. Po, është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë”, tha ajo.
Para kryediplomates së BE, kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp nuk ngurroi të shprehet i vendosur se Partia Socialiste është e vetmja forcë që e çon këtë proces para me fitoren e 11 majit.
“Nuk na ndal askush dhe jam i bindur se më 11 maj do marrim rezultatin e zakonshëm dhe nuk na ndal askush, sepse çdo lëkundje mund të sjellin pasoja që nuk lidhen me ne, por me dinamika të tjera që mund të na mbyllin derën prapë”, tha kryeministri Rama.
Kallas nuk i shpëtoi pyetjes mbi debatin e brendshëm politik, nëse integrimi rrezikohet nga forca të tjera politike. Shefja e diplomacisë së BE dha mesazhin e unitetit, duke thënë se ky rrugëtim kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike.
“Në këtë rrugëtim duhet bashkëpunimi i të gjitha palëve dhe për këtë duhet mbështetje për reformat e vështira. Të gjithë qytetarët e kanë dhënë përkrahjen e tyre për rrugëtimin e Shqipërisë, një mbështetje e gjerë. Për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në shoqëri”, u shpreh Kallas.
Përgjigja e kryeministrit ishte e qartë.
“Nuk e di se ça prisni kur pyesni BE lidhur me çfarë ndodh këtu në aspektin elektoral. Përgjigja është e ditur botërisht se BE nuk vendos kush fiton dhe humbet zgjedhjet dhe as nuk lidh politikën e vet me kush zgjidhet në Shqipëri. Kjo është elementare, por nga ana tjetër ajo që unë them dhe përsëris është se nuk ka një forcë tjetër që e kryen dot këtë mision”, theksoi Rama.
Me vizitën e Kallas në Tiranë u nënshkrua edhe marrëveshja për financimin nga BE të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë me vlerë 90 mln euro, pjesë e Korridorit VIII, një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon.
“Dua ta them që përpara konferencës, nënshkrimi që u bë është pjesë e një programi masiv investimesh në infrastrukturën hekurudhore. Kjo është arsyeja se përse ky 5-vjeçar që na ndan nga mbyllja e kësaj dekade, do jetë edhe një 5-vjeçar ku do kthehen hekurudhat në Shqipëri dhe kjo është një nga shumë arsyet jo vetëm, për të besuar, por edhe për të luftuar që ne të anëtarësohemi në BE, se falë kësaj marrëdhënie jemi në gjendje sot të kryejmë një sërë investimesh që përndryshe do ishin të pamundura për ne”, tha Rama.
Kallas u shpreh BE do të zgjerojë fushën e bashkëpunimit me Shqipërinë, ndërsa sot lançohet edhe dialogu i parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen.
“Një nga angazhimet e para që kam patur ka qenë nënshkrimi i partneritetit BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, ne sot do të shohim edhe frytin e saj të parë, pasi do të lancojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, po e thellojmë më tej bashkëpunimin në sektorin e sigurisë. Duam ta zgjerojmë bashkëpunimin në fusha ta reja, si psh për të luftuar kërcënime hibride, të luftojmë terrorizmin. BE ka ofruar rreth 13 mln euro për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri”, tha Kallas.
Shqipëria hapi zyrtarisht kapitujt e parë të negociatave në tetor të 2024-ës me hapjen e grupkapitullit të parë, atij të themelorëve, ndërsa në dhjetor të po këtij viti grupi negociator u ul në tryezë edhe për grupkapitullin e marrëdhënieve me jashtë. Në mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare, Shqipëria pritet të hapë edhe 2 kapitujt e radhës, duke e çuar në 4 nga 6 grupkapituj në total.
Kryeministri e krahasoi anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian me një martesë të finalizuar pas një dashurie të marrëzishme si në jetën reale.
Ai nënvizoi se dikur Shqipëria ishte Koreja e Veriut, teksa e analizoi situatën me vende si Iraku dhe Afganistani që tentuan të bënin reforma, por dështuan, kurse Shqipëria po ia del edhe fal ndihmës së BE-së.
Teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ai u shpreh:
“Për ta mbyllur, kur nisëm rrugëtimin ishim si Iraku dhe Afganistani e vende të tjera të rajonit, por mora këto të dyja se këto kanë provuar të bëjnë demokraci. Ne ishim Koreja e Veriut në këtë kontinent, nuk po fus këtu shtete të Lindjes si Estonia, Lituania etj., nëse sot jemi këtu ku jemi pranë derës së BE, Iraku e Afganistani janë në kaos, vjen për një arsye, ata nuk e kanë BE-në, ne e kemi, ne kemi lindur pranë Europës, të lidhur me bekimin e dijes dhe kulturës së institucioneve të BE-së, ne jemi krenarë për këtë dhe s’do pushojmë derisa të anëtarësohemi dhe të ulemi në tavolinën e BE, si ata të dashuruarit marrëzisht. Si një njeri i dashuruar marrëzisht, që i thonë se martesa nuk është ajo që duket, përfundon si i dashuruar në martesë. Dhe si një njeri i martuar, unë e di shumë mirë, se si i dashuruari marrëzisht përfundon në martesë dhe martesa është diçka shumë e bukur”.
Firmoset marrëveshja për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe drejtori i Bankës Evropiane për Investime Lionel Rapaille.
Ky projekt do të shërbejë si një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e cila u takua me kryeministrin Rama dhe presidentin Begaj.
Në Tiranë u nënshkrua marrëveshja për financimin nga BE të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Përfaqësuesja e lartë për Punët e jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas tha se Unioni evropian jep 90 milionë euro për hekurudhën, ndërsa kryeministri Rama theksoi se ky 5-vjeçar do jetë periudha kur do kthehen hekurudhat në Shqipëri.
Fondet përbëhen nga një grant i BE-së me vlerë 60.5 milionë euro, i kanalizuar në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) dhe një hua prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve.
“Nënshkrimi i huasë së Bankës Evropiane të Investimeve për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë si pjesë e Korridorit VIII, bashkëfinancuar nga BE, është një moment i rëndësishëm. Ky projekt do të krijojë vende të reja pune, do të rrisë tregtinë dhe do të përmirësojë lidhjen duke e afruar Shqipërinë më pranë fqinjëve të saj dhe më pranë Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu do të shërbejë si një rrugë kritike midis Shteteve Anëtare dhe NATO-s për mobilitetin ushtarak në Evropën Juglindore, që është jashtëzakonisht e rëndësishme në mjediset aktuale të sigurisë.”, u shpreh Kallas.
“Dua ta them që përpara konferencës, nënshkrimi që u bë është pjesë e një programi masiv investimesh në infrastrukturën hekurudhore. Kjo është arsyeja se përse ky 5-vjeçar që na ndan nga mbyllja e kësaj dekade, do jetë edhe një 5-vjeçar ku do kthehen hekurudhat në Shqipëri dhe kjo është një nga shumë arsyet jo vetëm, për të besuar, por edhe për të luftuar që ne të anëtarësohemi në BE, se falë kësaj marrëdhënie jemi në gjendje sot të kryejmë një sërë investimesh që përndryshe do ishin të pamundura për ne”, tha Rama.
Zëvendëspresidenti i BEI-t, Robert de Groot, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, u shpreh se ky projekt do të rrisë zhvillimin socio-ekonomik të vendit dhe lehtësojë lidhjet tregtare me rajonin dhe BE.
“Ne kemi kënaqësinë të jemi pjesë e kësaj përpjekjeje të rëndësishme të 'Team Europe', duke nënvizuar angazhimin tonë të përbashkët për zhvillimin e lidhjeve më të sigurta, më të zgjuara dhe më të gjelbra të transportit në Ballkanin Perëndimor. Si një segment kyç i Korridorit VIII, ky projekt do të rrisë zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë, duke përmirësuar aksesin dhe duke lehtësuar lidhjet tregtare dhe ekonomike brenda rajonit dhe me BE-në. Në vazhdim, BEI Globale do të vijojë të kontribuojë me mbështetjen e saj teknike dhe financiare në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, edhe nëpërmjet mundësive të ofruara në kuadër të Planit të ri të rritjes", tha ai.
Marrëveshja e Grantit ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Investime për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, u firmos në ambientet e kryeministrisë. Marrëveshja u firmos nga Zv/Kryeministrja & Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Drejtori i Bankës Europiane për Investime Lionel Rapaille.
Fondet do të mundësojnë modernizimin e një linje hekurudhore me gjatësi 34 km midis portit të Durrësit dhe Rrogozhinës në Shqipërinë qendrore, e cila shtrihet në Korridorin VIII multimodal që lidh portet e Italisë jugore, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Projekti është i një rëndësie strategjike, si zgjerim tregues i rrjetit TEN-T dhe është pjesë e planit ekonomik dhe të investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kostoja totale e projektit është vlerësuar në 121 milionë euro, e bashkëfinancuar me një hua prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Si një financuese kryesore e sektorit të transportit në Ballkanin Perëndimor, BEI Globale po mbështet disa projekte të rrjetit hekurudhor në Shqipëri. Kjo përfshin financimin për seksionin nga Vora deri në Han të Hotit dhe përgatitjen e fazës së dytë të hekurudhës së Korridorit VIII nëpërmjet mbështetjes teknike të ofruar në kuadër të nismës për rimëkëmbejn ekonomike të BEI-t.
Programi këshillimor "JASPERS" ka mbështetur gjithashtu zhvillimin e një plani veprimi për të forcuar kapacitetin menaxhues të infrastrukturës hekurudhore të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama në konferencën me Kaja Kallas foli edhe samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Tiranë më 16 maj.
“Dua të bëj një përmbledhje duke u nisur aty ku Kaja mbylli fjalën e saj. Ne jemi duke u përgatitur për samitin e Komunitetit Politik Europian që do bëhet në Tiranë më datë 16 maj, ku do të vijnë të gjithë udhëheqësit e kontinentit demokratik europian, që nga Britania te Azerbajxhani, Suedia, Turqia, për të trajtuar temat e këtij samiti të radhës. Kjo është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin, ka një arsye përse ndodh në Shqipëri, besoj që është një vlerësim shumë i madh, por edhe një përgjegjësi shumë e madhe për ne si aktorë këtu në këtë rajon që është gjithmonë edhe më i rëndësishëm për BE”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama riktheksoi edhe njëherë se Partia Socialiste dhe qeveria që drejton janë të vendosur të mbështesin drejtësinë dhe zbatimin e ligjit, ashtu sikurse njohu meritën e ekzekutivit në realizimin e reformës në drejtësi pas më shumë se një shekulli shtet.
Kreu i qeverisë nënvizoi se prej vitit 1912, ku Shqipëria kishte kaluar të paktën 3 sisteme shtetbërjeje, asnjë zyrtar i lartë i lartë nuk ishte përballur me ligjin dhe drejtësinë sikurse ditët e sotme dhe se kultura e pandëshkueshmërisë mori fund.
Ai ia njohu meritat edhe BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces, por theksoi se qeveria socialiste është autorja e vërtetë e reformës, për të cilën shtoi se ishte shumë krenar.
"Ju them këtu se duke nisur që nga viti 1912, nuk ka pasur asnjëherë një njeri zpo zyrtar që është përballur me drejtësinë dhe barazinë para ligjit. Shqipëria ka kaluar nga perandoria osmane në diktaturën komuniste dhe përsëri në tranzicion, por kurrë nuk ka pasur prej kaq vitesh një përballje të zyrtarëve të lartë me drejtësinë dhe para ligjit. Nuk varet nga vullneti i një qeverie apo një tjetre, kryeministri apo një tjetri, të jetë normë e panegocueshme dhe e pashkelshme nga askush më dhe nëse bëhemi pjesë e familjes kjo është e patjetërsueshme më tej.
Kjo lidhet me vullnetin e kësaj qeverisjeje që drejton vendin dhe bëri reformën në drejtësi, si dhe mbështetjen e BE-së në këtë proces si asnjëherë tjetër. E parë me prespektivë historike dhe me sytë e të ardhmes, unë nuk jam i kënaqur, por jam krenar se është nga ato gurthemele të rëndësishme që historia i kujton dhe i mban si momente të historisë dhe të vërtetës. Do ta mbështesim këtë proces të barazisë para ligjit dhe Bashkimi Europian na mbështet në këtë rrugë, sepse pa BE ky proces do ishte i pamundur".
Kryeministri Edi Rama komenton për herë të parë tarifën doganore prej 10% që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën ndaj vendit tonë. Në një konferencë për mediat, me kryediplomaten e BE, Kaja Kallas, shefi i qeverisë tha se nuk ka asnjë lloj shqetësimi.
Përballë tarifës doganore 10%, Rama thotë se vendoi ynë është komod referuar volumit të tregtisë që kemi me SHBA.
“S’kam asnjë koment për këtë. Asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë, për vetë volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura nga salla ovale, ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim.
Nga Tirana, Kaja Kallas iu bëri thirrje forcave politike të bashkëpunojnë për integrimin e vendit në BE. Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kryediplomatja e BE-së u pyet nëse një rotacion i mundshëm politik më 11 Maj mund të rrezikonte rrugën evropiane të Shqipërisë.
Kallas tha se qytetarët shqiptarë kanë treguar se e duan integrimin ndërsa i përcolli edhe një mesazh opozitës për bashkëpunim. Nga ana tjetër, kryeministri Rama u shpreh se BE nuk vendos se kush fiton apo humb zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa shtoi se e vetmja forcë që mund të sigurojë integrimin është PS.
Kaja Kallas: Unë vij nga një vend që e ka kryer rrugëtimin e vet drejt BE dhe në këtë rrugëtim duhet bashkëpunimi i të gjitha palëve dhe për këtë duhet mbështetje për reformat e vështira. Të gjithë qytetarët e kanë dhënë përkrahjen e tyre për rrugëtimin e Shqipërisë, një mbështetje e gjerë. Për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në shoqëri.
Edi Rama: Para ca kohësh i bëtë një pyetje ambasadorit të BE dhe më pas disa pasqyra e morën përgjigjen dhe e kthyen sikur kishte thënë që deklaratat e mia nuk janë në përputhje me çfarë mendon BE. Nuk e di se ça prisni kur pyesni BE lidhur me çfarë ndodh këtu në aspektin elektoral. Përgjigjia është e e ditur botërisht se BE nuk vendos kush fiton dhe humbet zgjedhjet dhe as nuk lidh politikën e vet me kush zgjidhet në Shqipëri. Kjo është elementare, por nga ana tjetër ajo që unë them dhe përsëris është se nuk ka një forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Nuk e përcakton BE dhe nëse mendojnë s’kanë për ta thënë ndonjëherë. Pyetje pa lidhje, por e kuptoj se është për konsum. Jam i bindur se do të lexoj nëpër pasqyra se zëvendës presidentja e Komisionit tha që...Kjo puna juaj, jemi vend i lirë dhe demokratik. Më 11 maj do të thoni atë që thonë qytetarët.
Kryeministër Edi Rama iu përgjigj dy nga pyetjeve të gazetarëve në konferencë, që lidheshin me premtimin që ai ka bërë për pasaportën e BE-së dhe anëtarësimin në union.
“Së pari ne kemi, siç e përmendi edhe Kaja më parë, një plan të dakordësuar me BE për të mbyllur negociatat më 2027. Në momentin që mbyllen, Komisioni i rekomandon vendeve anëtare për anëtarësimin dhe më tej çdo vend anëtar ia paraqet parlamenteve dhe ato votojnë për anëtarësimin. Kemi një peruiudhë dyvjeçare që rakordon me 2030 për bashkimin europian. Plani ynë i qartë, të mbyllim negociatat deri më 2027 dhe jemi të përgatitur për këtë, punojmë çdo ditë për këtë, ambicia është brenda vitit që të hapim të gjithë grupkapitujt, është pjesë e planit kur them ambicie, për t’u arritur dhe dakordësuar. Është realitet përderisa BE ka hapur derën, e për herë të parë pas shumë e shumë vitesh që kur dera u mbyll, që nga Kroacia, dera është rihapur dhe është konkrete, për interesa të përbashkëta dhe strategjike.
Padyshim kjo lidhet edhe me punën tonë dhe puna jonë nuk duhet të ndërpritet për asnjë moment. Pasaporta e BE është pjesë e anëtarësimit, në momentin që e marrim bëhemi anëtarë e qytetarë të BE, pra nuk është vetëm pasaportë shqiptare, por edhe BE-së dhe fitohen të drejtat që rrjedhin nga drejtat e BE-së. Nuk na ndal askush dhe jam i bindur se më 11 maj do marrim rezultatin e zakonshëm dhe nuk na ndal askush, sepse çdo lëkundje mund të sjellin pasoja që nuk lidhen me ne, por me dinamika të tjera, që mund të na e mbyllin derën prapë”.
A mund ta kapë Shqipëria vitin 2030 për anëtarësimin në BE dhe negociatat në vitin 2027? Si është niveli i Shqipërisë në lidhje me reformat e kërkuara?
Këto ishin dy nga pyetjet që iu drejtuan fillimisht shefes së diplomacisë së BE-së, kaja Kallas, gjatë konferencës së sotme.
Kallas tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është realitet prezent, vetëm duhet që vendi ynë të bëjë detyrat.
“Së pari 2030 është një objektiv realist, po është, në rast se ne ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës, Shqipëria me hapat e saj me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, sundimi i ligjit gjithashtu që është i rëndësishëm dhe themel i bashkimit europian dhe i begatisë së një vendi, nëse kanë besim te ligji juaj. Po, është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë”, tha ajo.
Kryediplomatja e BE, Kaja Kallas nga Tirana theksoi mbëhstetjen për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit. Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit përveç reformave. Ajo lajmëroi se do të lançohet edhe dialogu i parë BE-Shqipëri për sigurinë.
"Jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtë të BE. Vendimi juaj për të zbatuar sanksionet e BE kundër Rusisë, bashkë me mbështetjen tuaj humanitare e politike që i keni dhënë Ukrainës tregon përkushtim tuaj ndaj vlerave të BE. Në aspektin politik kjo nuk është gjithmonë e lehtë për tu bërë. Jeni të vlefshëm sa i përket bashkëpunimit në rajon. Bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët tona. Për BE ne jemi të angazhuar për të fuqizuar marr më tej me Shqipërinë. Një nga angazhimet e para që kam patur ka qenë nënshkrimi i partneritetit BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, ne sot di të shohim edhe frytin e saj të parë, pasi do të lancojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, po e thellojmë më tej bashkëpunimin në sektorin e sigurisë. Duam ta zgjerojmë bashkëpunimin në fusha ta reja, si psh për të luftuar kërcënime hibride, të luftojmë terrorizmin. BE ka ofruar rreth 13 mln euro për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur në BE përveç përformancës së duhur në reforma", tha Kallas.
Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas foli edhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi.
Në konferencën për shtyp që po mban me kryeministrin Rama, kryediplomatja e BE tha se është e rëndësishme që të ketë ecuri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve.
“Diskutuam edhe zhvillimet në rajon, vlerësoj shumë këshillat, komentet që kë keni dhënë në situatën në Ballkanin Perëndimor. Ajo që është e rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve.
Do të shkoj pasdite në Bosnje dhe do të takohem me palët atje që të qartësohet situata. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të rikthehemi për takimin e komitetit politik.”, u shpreh Kallas.
Kreu i qeverisë foli edhe për strategjinë dhe sigurinë e mbrojtjes së Europës në kuadër të situatës gjeopolitike të fundit, sidomos lufta në Ukrainë dhe kërcënimi i SHBA-ve për të dalë nga NATO.
Rama tha se u bisedua me zv/presidenten e Komisionit Europian, Kaja Kallas edhe për strategjinë mbrojtëse të BE-së dhe bashkimin e unionit sa më shumë, gjë që sipas tij e tregon edhe një anketë e fundit.
“Kemi prekur me zv/presidenten edhe bashkëpunimin strategjik në bashkëpunimin strategjik të sigurisë dhe mbrojtjes. Në një anketë e bërë në vendet e BE, që bëhet nga 1983, për qytetarët e BE-së, rezulton se që nga ai vit, mbështetja e BE-së nga popujt që e përbëjnë, është më e larta ndonjëherë, gjë që nuk ndodhte deri pak kohë më parë. Sepse popujt e Europës si asnjëherë më parë e ndjejnë se lufta nuk është e së shkuarës, spontane, por është një kërcënim real dhe Europa duhet të shtrengojë radhët dhe të forcohet, ku edhe Shqipëria është pjesë e saj”.
Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen ndaj shefes së Politikës së Jashtme të BE Kaja Kallas për mbështetjen e palëkundur që ka treguar ndaj Shqipërisë.
Kreu i qeverisë nuk kurseu batutat teksa tha se vizita e saj vjen me një "kombinim të çuditshëm" të diellit dhe të ftohtit. Diellin e kishim ne tha kryeministri ndërsa të ftohtin e solli Kallas nga Brukseli.
“Më vjen mirë që Kaja është mbështetëse e palëkundur të këtij procesi, e palëkundur e unifikimit të të gjithë Evropës nën ombrellën e BE dhe mbështetëse deri tani e palëkundur e Shqipërisë. Vlerë e shtuar për ne dhe e çmojmë shumë qoftë në aspektin institucional dhe personal përfaqësuesen e lartë që vjen në këtë vizitë në një kohë shumë të veçantë për të gjithë.
Njëkohësisht bashkëpunimi ynë është një bashkëpunim tek i cili besojmë shumë dhe do të jemi të investuar çdo ditë dhe gjithmonë të njësuar në qasjen tonë dhe të BE. Vizitë që solli një kombinim pak të çuditshëm ne midis diellit dhe të ftohtit. Ne kemi vënë diellin, ti ke sjellë të ftohtin nga Brukseli. Të jesh e bindur se herën tjetër do të ketë vetëm diell.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama doli sot (8 prill) në konferencë për shtyp me shefen e diplomacisë së BE-së dhe zv/presidenten e Komisionit Europian, Kaja Kallas, ku deklaroi edhe tematikat e bisedimeve me dyer të mbyllura.
Kreu i qeverisë falenderoi Kallas që mbajti fjalën e saj për vizitën në Shqipëri, teksa theksoi se u diksutua ambicia e Shqipërisë për negociatat deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në 2030.
“Kënaqësi që të kemi për herë të parë nënpresidenten e Komisionit kaja Kallas. Më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund e mbajte fjalën, e kishe dhënë më parë fjalën si përfaqësuese e vendit tënd por edhe e vendeve tona. Kemi pasur një vlerësim pozitiv mes nesh, nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur mes nesh, përkundrazi kemi ravijëzim të plotë në të gjitha aspekte, kjo tregohet edhe nga politika e jashtme e Shqipërisë, e cila është 100% me atë të BE-së.
Është folur për ambicien e Shqipërisë për integrimin në BE, ambicien për mbylljen e negociatave në vitin 2027, për rajonin dhe problematikat në rajon. Në një moment që ne kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e rajonit, ku padyshim të gjitha vendet kanë si synim anëtarësimin në BE (Ballkani Perëndimor), që është një pikë jashtëzakonisht e dobishme, për të kuptuar politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim në vijim, që jo vetëm të anëtarësohet rajoni, por edhe të bëhet pjesë e familjes europiane", tha kryeministri.
Kryediplomatja e BE, Kaja Kallas ndodhet në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Këto janë pamjet e takimit mes delegacionit shqiptar dhe Kaja Kallas, e cila shoqërohej edhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato.
Komente

u martua dhe Britania por u nda...
PërgjigjuSe è provojme martesen o lilu a ka ndonje problem ketu .? Po na pelqeu e mbajme po sna pelqeu e ndajme .Ku qendron problemi ketu .?
Kaja Kallas ka veshur xhakete me ngjyrat e Rilindjes se Edi Rames! Pra ka ardhur per ti thene shqiptareve te votojne vetem per Edin+PS dhe per askend tjeter! Kjo eshte e thene troç! Opozita te pergatitet per zgjedhjet e 2037 se keto te tjerat i ka te humbura! Sepse BE do vetem PS dhe pike!
Përgjigju