TIRANË- Në takimin e radhës ‘Celulë m’celulë’, kryesocialisti Edi Rama u ndal në njësinë numër 8 në Tiranë. Kryeministri i dorëzoi kartën e anëtarësisë 4 vëllezërve 19-vjeçarë, katërnjakë, të cilët iu bashkuan Partisë Socialiste.
Nuk munguan batutat nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili teksa shkrepi një foto me katërnjakët tha se u bënë 5, njëjtë si numri i PS në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Rama: Katërnjakë. Keni lindur të katërt për njëherë. Kush ka dalë, i pari? Ti ke dalë në fund. Ti i kë vënë para këta. Ëe katërnjakë. Keni vëlla ose motër tjetër? I paskan bërë 4 menjëherë. Mami me ca merret.
Njëri prej vëllezërve: Na rrit neve.
Rama: Atë mamin duhet ta mbani në krahë. Hajde ta bëjmë një foto te Shqipëria 2030. Kush ia gjen diciturën kësaj fotos. 5 pra, u bëmë 5.
Duke qenë se iu bashkuan PS për herë të parë, Rama me batuta u tha katërnjakëve se kanë ardhur për të kapur pasaportën e BE.
“Ju katërnjakët sot vini për herë të parë këtu, apo keni qenë. Hajde këtu mo, merrni një karrige se mos na ikni prapë. Pse erdhët, ca iu thanë. Doni me kap pasaportën eee. Prandaj erdhët, me kap pasaportën”, tha Rama.
Për kreun e qeverisë më 11 maj, diskutimi nuk është nëse do i fitojë PS 71 mandate apo jo, por se sa i thellë do jetë rezultati. Rama tha se vetëm me triumfin e PS, mund t'i bëjnë presion politik BE-së për integrimin e Shqipërisë. E për të arritur këtë synim, kryeministri iu la porosi anëtarëve të PS se duhet të jenë të pamëshirshëm me çdo votë.
"Dy vetë ma kanë thënë si mund të bëhet fushatë me flamurin e BE dhe përgjigja ime ishte se shqiptarët duan të futen në BE. Në momentin që mbaron kjo fushatë dhe del një rezultat kuptimplotë, më i madh se rezultatet e tjera, ky është argument më i fortë për t’iu bërë presion politik. U ngrit një popull i plotë votoi për BE, tani duhet patjetër t’i mbyllim këto negocitat dhe të futemi atje, se është populli më pro Europës”, tha Rama.
Replika i erdhi menjëherë nga Luzim Basha, i cili i tha kryeministrit se ngeli duke i përmendur shokët, pasi vetë ka ngelur vetëm me bufin (Sai Berishën).
Në takimin e radhës 'Celulë m'celulë' në njësinë numër 8 në Tiranë, kryeministri Edi Rama pati një moment të këndshëm. Një vajzë i dhuroi kreut të qeverisë një buqetë me lule si 'bekim' për fitoren e radhës. Kreu i qeverisë ia dhuroi më pas lulet një gruaje teksa shtoi me humor "burrë me lule nuk ka.'
Pjesë nga diskutimi:
Vajza: Meqë jeni nostalgjik...
Rama: Nuk thashë që jam nostalgjik, pyeta mos dukem nostalgjik.
Vajza: Para 15 vitesh të kam dhënë buqetën për lule kur ishit kryetar bashkie i Tiranës. Sot po të jap duke fituar mandatin e katër si kryeministër.
Rama: Këto lulet...Burrë me lule nuk ka. Duhet t'ja dorëzoj dikujt.
Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e së premtes, u ndal edhe në një pastiçeri në njësinë nr. 8 në Tiranë. Kreu i qeverisë nuk kurseu batutat me vajzat dhe gratë që punonin aty, teksa tha se janë vetë ata ëmbëlsirat e këtij biznesi.
Pjesë nga diskutimi:
Rama: Jemi këtu te njësia 8, kam disa ëmbëlsira mes ëmbëlsirave. Si kishe thënë ti?
Vajza: Kisha thënë se doje kadaif.
Rama: Doja unë kadaif. Nuk më dha kadaif, por kush ka qejf çokollatën të vijë këtu.
Vajza: Faleminderit shumë.
Kryeministri Edi Rama më 11 maj kërkon një mandat të thellë për të çuar para procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Angazhimin e tij e parashtroi edhe njëherë para Njësisë numër 8 të PS në Tiranë, nga ku u kërkoi anëtarëve të PS që duhet të tregohen të pamëshirshëm në raport me çdo votë, pasi vetëm me një rezultat të thellë më 11 maj, mund t’i bëjnë BE ‘presion politik’ për integrimin e Shqipërisë. Rama thotë se PS është e vetmja parti në Ballkan që bën fushatë elektorale për BE.
“Çështja nuk është te 71 mandatet. Duhet të jemi të pamëshirshëm për cdo votë. Çdo vote do ia bëjmë yzmetin sikur është vota që ndan fitoren nga humbja dhe kështu do arrijmë të marrim atë që duhet. Ne jemi e vetmja parti sot, jo këtu, po në Ballkan pa diksutim, edhe në Europë nuk diskutohet, që sot bën fushata elektorale për BE. Dhe jo pa qëllim, se kjo është një fushatë që nuk është thjesht për ne, por për marrëdhëniet mes nesh dhe atyre. Dhe ata i shohin. Dy vetë ma kanë thënë si mund të bëhet fushatë me flamurin e BE dhe përgjigja ime ishte se shqiptarët duan të futen në BE. Në momentin që mbaron kjo fushatë dhe del një rezultat kuptimplotë, më i madh se rezultatet e tjera, ky është argument më i fortë për t’iu bërë presion politik. U ngrit një popull i plotë votoi për BE, tani duhet patjetër t’i mbyllim këto negocitat dhe të futemi atje, se është populli më pro Europës”, tha Rama.
Nga njësia numër 8 e PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar Lulzim Bashës, me të cilin vijon replikat prej disa ditësh. Mezi e ngjalla Lulin, u shpreh Rama, ndërsa tha se PD nuk ka për ta përsëritur kurrë rezultatin që arriti në 2021 nën drejtimin e Bashës. Një pyetje ka për Bashën, se ku e gjeti emrin ‘Euroatlantikët’?
“E ngjalla Lulin, mezi e ngjalla. Tani Luli ka potencial. I thosha dhe atyre dje, s’kanë për ta përsërit kurrë ata rezutatin që bëri Luli në 2021. Nuk e kapin më. Ai thotë mi vodhën, por nuk e kapin më. Ka qnë PD më e organizuar në territor, s’ka qenë më parë dhe s’do jetë. Se janë kaotikë. Me Euroatlantikët, kam frikë.. Ku e ka gjet këtë emrin Euroatlantikë. Kë kanë kandidat këtu? Pëllumb Seferin”, theksoi Rama.
Komente

ne 11 maj noc rrokun do kapni ti dhe 4 binjaket...
PërgjigjuTallu o legen tallu se tka ardh dita.Ske faj se ske opozit ti o shok,ene nja 2 mandate i ke të sigurta po pate po kto kundërshtar
PërgjigjuAgroni paska humor. Do marin leshre
S’do kete shumice pas 11 majit se te pakten 1 ne 3 vota do jete per partite e reja. Do t’i duhet te beje koalicion me Berishen dhe ai do jete fillimi i fundit per te.