Kronikë

Plumbi i Artë/ Alibej zbulon policin që i jepte të dhënat: Kontrolloja sistemin TIMS! Bëra vetë hetuesin për vrasësit e familjes, maskohesha si shpërndarës picash

5 Qershor, 11:51| Përditesimi: 5 Qershor, 15:43

  • Share

Erion Alibej, djali me shkollë të lartë që u detyrua të hyjë në trafikun e drogës për të larë borxhet e vëllait dhe më pas për të marrë hak për vrasjen e tij, sot i penduar i drejtësisë në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”, foli sërish para togave të zeza në GJKKO. Duke theksuar se autoritetet nuk po bënin drejtësi për masakrën e Bradasheshit të fund-dhjetorit 2018, ku iu vra vëllai Endrit Alibej, xhaxhai dhe një turk, nisi vetë hetimet, duke u bërë hetues e prokuror. Alibej, nga banka e të penduarit zbuloi emrin e policit që i krijonte mundësinë të hynte në sistemin TIMS.

“Unë kisha sistemin TIMS dhe kontrolloja gjithçka doja. Të gjithë këta emra nisa t’i identifikoja. I kisha me foto dhe gjithë hyrje-daljet e tyre. Të gjithë, nga Çapjat, Qosja, Dumani. Kisha akses në TIMS përmes policit Leonard Allkja. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Unë po humbja besimin te institucionet e drejtësisë në Elbasan”, tha Alibej.

Dhe për të kryer këtë hetim privat, në mungesë të besimit ndaj autoriteteve, Alibej tha se përveç pamjeve të kamerave, ku kishte gjetur nga kishin lëvizur autorët, në terren doli dhe vetë, i maskuar si shpërndarës picash.

“Pasi më vranë djalin e dajës, Andi Zylyfin, unë isha në kërkim. Atë kohë unë gjithçka e investoja vetëm për mbrojtje dhe për të gjetur ata që na goditën. Unë kisha dalë për hetime vetë, me motor, si shpërndarës picash. Përveçse kisha kamera të një pjese të qytetit, pasi të gjitha i kishte Suel Çela. Identifikova Fordin tek shtëpia e Rigers Runajt, ndërsa Benzin tek Emiliano Ramazani. Nga kamerat pashë që Benzi kishte dalë nga shtëpia e Mikel Kamamit”, tha Alibej.

I penduari Erjon Alibej përmendi sërish takimin me Nuredin Dumanin, të cilin e takoi për të vrarë Talo Çelën, që e donte me çdo kusht, gjallë apo vdekur. Alibej thotë se Dumani i tregoi se kush ishin ekzekutorët e të vëllait, por gjithsesi emrin e të vëllait të tij nuk ia tha. Gjithsesi, thotë Alibej, ai e dinte se një prej tyre ishte edhe Dashnor Dumani. Në takimin mes tyre, u bë edhe një betim.

“I thashë Dumanit që do betohem në Kuran dhe do t’i fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej”, theksoi ai.

Alibej tha se familja e tij ishte vrarë prej mosveprimit të shtetit.

“Ja kisha dhënë gjithë informacionet punonjësve të policisë, por ekzekutorët më kanë shkuar deri tek fëmijët në shkollë, deri tek nëna ime kur shkonte në varreza. Është bërë zero veprim nga shteti. I është lënë hapësirë grupit të ekzekutorëve, që ne të kishim mort një herë në 6 muaj në shtëpi. Pas ekzekutimit të Kevi Bahos, motrës sime i erdhi një telefon, që atë që i ka ndodhur vëllezërve të tu e ke nga Sandër Baho dhe një vëlla. E kuptova që e kishin për turbulli. I thashë motrës ta denonconte. E denoncoi, por asnjëherë nuk u zbardh”, vijoi ai.

I penduari përmendi edhe një takim të dyshimtë mes Abedin Mamës, pjesë e personave në hetim të “Plumbit të Artë” me Tonin Vocajn dhe Ardi Veliun, i cili sipas tij përkoi me ndërrimet e drejtuesve të Policisë, duke nënkuptuar ndikim të paligjshëm në zinxhirin drejtues.

"Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo mu përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve”, rrëfeu Alibej.

Për vite me radhë, Erion Alibej, edhe pse e dinte se porosia për vrasjen e vëllait të tij ishte nga Dubai nga vëllezërit Çopja, të vetmin që e kërkonte medoemos ta vriste ishte Talo Çela, sot e kësaj dite në kërkim nga grupet kriminale dhe autoritetet.

Ora 12:42
‘Vëlla, mbaroi i pari, shiko tv’, Alibej tregon bisedën me Dumanin pas ekzekutimit të Dorian Shkozës: Armët i blinim te një hoxhë në Tiranë

1749120302_nuredindumanierionalibej.jpg

Erjon Alibej, në vijim të dëshmisë së tij përpara gjykatës në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, ka zbuluar se pas takimit me Nuredin Dumanin, i kishte dhënë atij 50 mijë euro dhe një telefon të koduar me aplikacionin SKY ECC. Ai pranoi gjithashtu se paratë vinin nga trafiku i drogës. Gjatë dëshmisë, Alibej deklaroi se kishte zhvilluar një bisedë 2 orë e 48 minuta me Dumanin, të cilën e kishte fshirë më pas, duke mohuar ta kishte ruajtur, gjë që solli reagimin e avokatit mbrojtës.

Më tej, Alibej rrëfen bisedën me Dumanin për dy vrasjet e bujshme në Durrës, të dy të rinjve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia. Alibej tregoi se blinin armë nga një hoxhë në Tiranë.

Pjesë nga dëshmia

Alibej pyetet nga prokurori i SPAK nëse e ka ruajtur regjistrimin e bisedës 2 orë e 48 minuta me Nuredin Dumanin. Përgjigjet: "Jo."

Alibej: I dhashë 50 mijë euro Nuredinit dhe një celular me SKY ECC. Lekët ishin nga trafiku i drogës. Me kamion, për transport, punoja me aq pak miq sa më kishin mbetur. Drogën e çonin shoferë rumunë.

Avokati Sokol Hazizaj: Ore, akuzohet ky për trafik droge? Se mesa di unë, jo!

Alibej: Unë kisha rreth 200 mijë euro gjithsej.

I thashë Dumanit që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej.

Regjistrimin 2 orë e 48 minuta me bisedën që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë.

Pas bisedës me Dumanin, fola me Arjan Spahiun për paktin që bëmë. Mora 50 mijë euro dhe një telefon iPhone 6 të enkriptuar dhe kodin ia vura vetë.

Një natë më shkruajti Nuredini:

“Vëlla, mbaroi i pari. Shiko TV.” Pashë lajmet, ishte vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Këtë të dytin nuk e kisha dëgjuar më parë. I thashë Nuredinit:

“Po ky pse?”

Më tha:

“Hajde, se dhe ky i atyre është.”

Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë. Ai shiste armë. Blinim armë tek ky hoxha, rrinte te Fresku.

Ora 12:24
‘Nuredini e dinte që hidhja lekë për Talon’, Alibej tregon në GJKKO takimin me Dumanin: Me tregoi emrat e ekzekutorëve të familjes

1749119029_talocelanuredindumanierionalibej.jpg

Talo Çela,. Nuredin Dumani dhe Erion Alibej

Erjon Alibej në dëshminë e tij për dosjen Plumbi i Artë ka rrëfyer takimin e tij me Nuredin Dumanin, i cili, sipas tij, i ka zbuluar emrat e ekzkeutorëve të familjarëve të tij. Ai tregon se takim u organizua nga Arjan Spahiu, në një shtëpi të marrë me qira nga Alibej. Më tej, Alibej tregon se Dumani e dinte që ai ishte i gatshëm të hidhte lekë për të jkapur Talo Çelën.

“Arjan Spahiu më tha se: “Kam informacion, i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin.” Pranova. Diku në fund të shkurtit 2020, Nuredinin e mori Arjani dhe e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira.

Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën, dhe më tha se Talo është bërë i vështirë për t’u kapur, por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde. Filloi të më tregonte emrat: Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci.

Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këta – më tha. Unë e dija që kishte qenë edhe Dashnor Dumani, e kisha si informacion”, rrëfeu Alibej.

Ora 12:13
‘Kërkoja Talo Çelën me çdo kusht’, Alibej: Pasi me vranë djalin e dajës, dy makina erdhën duke brohoritur para shtëpisë në sy të policisë

1749118379_erionalibejtalocela.jpg

Erion Alibej dhe Talo Çela

Në dëshminë e tij para GJKKO në kuadër të procesit “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka rrëfyer se pas vrasjes së kushëririt të tij, kishte marrë personalisht rolin e ‘hetuesit’. Ai tha se ishte maskuar si shpërndarës picash për të mos u zbuluar

"Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur dy makina duke brohoritur, madje dhe në sy të patrullës së policisë. Unë kam bërë verifikime vetë. Dilja në qytet i maskuar si shpërndarës picash me motor, edhe pse kisha një pjesë të kamerave të qytetit, sepse gjithë qytetin, kamerat i kishte Suel Çela. Tek shtëpia e Emiljano Ramazanit identifikova dy automjete dhe më pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha çdo informacion që më korrespondonte dhe ia vura në dispozicion policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes së Andi Zylyfit, unë vetëdorëzohem në polici bashkë me avokatin tim. Më pas dola në arrest shtëpie", ka rrëfyer ai. 

Alibej deklaroi se Talo Çela ishte objektivi i tij kryesor.

Unë kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht – të gjallë, të vdekur. Doja çdo informacion për të. Djali i dajës më tha: “Pashë Fatos Gosen pas meje me një BMË, rrugës për në Peqin.” Talo ishte kryesori për mua, sepse ai dinte çdo gjë për mua, rrugët i njihte mirë, etj. Unë doja që ai të kapej nga policia, sepse e di që do fliste.

Ora 12:09
Masakra e Bradasheshit/ Dëshmia e Alibejt në GJKKO: Pasi u rrëfeva në polici, ekzekutorët shkuan deri te fëmijët në shkolla

1749118101_alibej.jpg

Në vijim të dëshmisë së tij përpara gjykatës në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka zbuluar se në përpjekje për të identifikuar autorët e masakrës së Bradasheshit, kishte përdorur sistemin TIMS për të ndjekur lëvizjet e të dyshuarve. Ai tha se kishte verifikuar emrat dhe të dhënat e Çapjave, Altin Ndocit dhe të tjerëve. Alibej tha se policia nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim dhe se ekzkutorët sipas tij i shkuan fëmijëve deri te shkolla e fëmijëve.

“Ardian Collaku më ka treguar se kush ishte Dashnor Dumani. Dhe më thotë se ka pas lidhje me një grabitje në lagjen time, në Kala. Në këtë periudhë, kisha sistemin TIMS dhe i verifikova vëllezërit Çopja, Altin Ndocin dhe të gjithë që kisha dyshime. Më 5 janar 2019 ishte larguar nga Shqipëria dhe këta të tjerët ishin në një ishull grek.

Unë po humbja dhe besimin te institucionet. Dhe më thonë që Abedin Mana ka bërë takim me Tonin Vocaj te stadiumi "Qemal Stafa". Kur jam vetëdorëzuar, i pari që kam takuar ka qenë Leonard Palushi. I kam treguar për autorët e vrasjes së vëllait. Më vjen prokurori në ambientet e paraburgimit, Ritvan Suka, dhe i them çdo gjë që i kam thënë Leonard Palushit.

I thashë: “Pse nuk e bashkon çështjen?” Para se të dorëzohesha, i kam dhënë informacion tre punonjësve të policisë: Krenarit, Leonardit, Avniut. Pasi kam folur para policisë, grupi ekzekutor ka shkuar deri te fëmijët në shkolla. U kemi vënë në dispozicion edhe makinat dhe asnjë veprim nga policia”, tha Alibej.

Ora 11:55
‘Kisha akses në TIMS’, Alibej rrëfehet në GJKKO: Kontrolloja lëvizjet e Çopjave e Qosjes

1748513133_gjkko.JPG

Në dëshminë e dhënë në gjykatë në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka treguar se kishte akses në sistemin TIMS. Alibej tha se kontrollonte të gjitha hyrje-daljet të personave që dyshonte se ishin të përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku iu vra i vëllai. Alibej thotë se i kishte me foto të gjitha hyrje-daljet për të gjithë, nga Çopjat e Qosja.

"Ardian Çollaku doshte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Kisha akses në TIMS përmes policit Leonard Allkja. Të gjithë këta emrat nisa ti identifikoj. I kisha më foto dhe gjithë hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumanin. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë", tha Alibej.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?