TIRANË- Kur na ndajnë rreth 4 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025, sondazhet e para nxjerrin fituese për një mandat të katërt qeverisës, me 6 mandate më shumë se në 2021, Partinë Socialiste. Sipas sondazhit të realizuar nga Eduard Zaloshnja të publikuar në emisionin Repolitix në Report Tv, në rang vendi, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të siguronte 80 mandate, krahasuar me 74 që fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare.
PD duket se tkurret ndjeshëm në mbështetje, pasi sipas sondazhit ajo mund të marrë vetëm 46 mandate nga 59 të fituara bashkë me aleatët e saj në zgjedhjet e 2021. Edhe mbështetja për partitë e vjetra të tjera bie ndjeshëm. Vetëm 2 janë mandatet që ato mund të fitojnë në rang vendi, nga 7 deputetë që u futën në parlament përmes siglës së ish LSI dhe PSD në 2021, të vetmet që arritën të futeshin në parlament pa u strehuar në siglat e mëdha.
Partitë e reja duket se janë supriza e këtyre zgjedhjeve. Sondazhi i nxjerr ato fituese të 12 mandateve në rang vendi, sipas përgjigjeve të të anketuarve që shprehen se në këto zgjedhje do të votonin alternativat e reja.
Sa i takon qarqeve, sondazhi i kësaj të mërkure në Repolitix mori në shqyrtim Vlorën, Korçën, Beratin, Fierin dhe Elbasanin.
Në Vlorë, PS ngelet në rezultatin e 8 mandateve, por mbështetja për PD përgjysmohet. Nga 4 mandate në 2021, sipas sondazhit më 11 maj PD tkurret në 2. 2 të tjerat i marrin partitë e reja.
Ndonëse Korçës iu hoq 1 mandat pasi iu kalua Tiranës, sërish PS ruan të njëjtin rezultat të vitit 2021,me 6 mandate. Por bie PD, nga 5 deputetë katër vite më parë sot merr vetëm 4.
Në Elbasan PS rritet me 1 mandat. Nga 14 në total, sondazhi nxjerr fitues me 9 deputetë socialistët. PD merr vetëm 5, nga 6 mandate në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Edhe në Berat, diferenca e PS nga PD thellohet ndjeshëm. Nga 7 mandate që ka gjithsej ky qark, 6 sipas sondazhit fitohen nga PS dhe vetëm 1 nga PD.
Pa shumë dilema pritet të jetë rezultati edhe në Fier për dy partitë e mëdha. Në të vetmin qark që PD arrin të ruaj rezultatin e 2021 me 6 deputetë në Kuvend. Ndërsa PS 9 mandate. Surprizë sipas sondazhit është 1 mandat i LSI, ku këtë radhë e marrin partitë e reja.
Përsa i takon votës së diasporës, sipas sondazhit të Zaloshnjës, në të pesë qarqet e anketuara PS del fituese me më shumë se gjysmën e votave.
Shënim: Kampioni, 16,913 votues të vendosur për të votuar qysh sot: 11,328 në 10 qarqet më të mëdha të vendit, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara në përpjestim me madhësinë e qarkut. 5,585 votues nga emigracioni të kontaktuar përmes miqve/të afërmve të këtushëm.
Kampioni u ripeshua statistikisht në secilin qark, për ta përfaqësuar elektoratin e qarkut sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Për qarkun me më shumë banorë (Tiranën) plus/minus 2.9%, për atë me më pak banorë (Lezhën) plus/minus 4.4%.
*Në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga komentuan rezultatet e sondazhit: Eduard Zaloshnja, Plator Nesturi, Indrit Sefa dhe Endri Tafani.
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të korrte fitore të thellë duke siguruar 80 mandate. Një rezultat edhe më i thellë se ai i 2021, kur PS fitoi me 74 mandate. Pra, sipas rezultateve të sondazhit në Report Tv, PS do rritej në zgjedhjet parlamentare me 6 deputetë më shumë.
Partia Demokratike zbret në 46 mandate, krahasuar me 59 mandatet e siguruara në 2021, duke humbur kështu 13 deputetë. Vihet rë një rritje e partive të reja në 12 mandate, ndërsa partitë e tjera të vjetra zbresin në 2 mandate krahasuar me 7 që kishin në 2021.
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të siguronte në qarkun e Vlorës 8 mandate. Rama do të ruante të njëjtin rezultat prej 8 mandatesh në bastionin e tij, ku në vitin 2021 ishte i 8-ti në listën e deputetëve të Vlorës.
Sipas sondazhit të Report Tv realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, Partia Demokratike do të tkurrej në qarkun e Vlorës me 2 mandate, nga 4 mandate që siguroi në vitin 2021. Surprizë janë partitë e reja që i marrin Sali Berishës 2 mandate.
Pra, në total nga 12 mandate që prodhon qarku i Vlorës, 8 mandate shkojnë për PS, 2 mandate për PD dhe 2 për partitë e reja. Ndërkohë, sa u takon votave, në total PS e Edi Ramës do merrte 50.2% të votave nga zgjedhësit brenda dhe jashtë Shqipërisë, 22% e votave për PD, 5.7% e votave për partitë e vjetra dhe 22.1% do të votëbesonin partitë e reja.
Sa i takon votës së diasporës, ajo do të ndahej kështu: 50.5% për PS, 21.4% për PD, 5.6% për partitë e vjetra dhe 22.5% për partitë e reja. Ndërsa vetëm vota e shqiptarëve brenda territorit do shkonte 50% për PS, 22.3% për PD, 5.8% për partitë e vjetra dhe 21.9% për partitë e reja.
Partia Socialiste do të merrte 6 mandate në qarkun e Korçës, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, ndërsa 4 mandate do të merrte PD e Sali Berishës. Sipas shifrave nga sondazhi i realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, në këtë qark, Po do merrte në total 49.2% të votave, PD 39.6%, partitë e vjetra 0.2%, ndërsa 11% partitë e reja.
Në këto zgjedhje, qarku i Korçës do të ketë 10 mandate dhe jo 11 si në zgjedhjet e 2021. Mandati që iu hoq Korçës, i ka shkuar Tiranës. Për rrjedhojë, PS ruan 6 mandate si në 2021, ndërsa PD mbetet me 4 mandate nga 5 që kishte në 2021.
Edhe në këtë qark, diaspora do të votëbesonte PS me 50.2% të votave, PD do i jepnin 38.8% të votave, 0.2% shkon për partitë e vjetra dhe 10.8% për partitë e reja.
Sa i takon votës së shqiptarëve brenda territorit do ndahej kështu: 48.7% për PS, 40% për PD, 0.2% për partitë e vjetra dhe 11.1% për partitë e reja.
Kryesocialisti Edi Rama do të siguronte fitore të thellë edhe në qarkun e Beratit me 60.2% të votave. Nëse zgjedhjet parlamentare të 2025 do të mbaheshin sot, sipas sondazhit të Report Tv, kjo mbështetje për Partinë Socialiste do të përkthehej në 6 mandate.
Ndërkohë, Partia Demokratike arrin të sigurojë vetëm 1 deputet nga ky qark, duke humbur një mandat krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021. PD e Berishës, në total do merrte vetëm 19% të votave nga zgjedhësit brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sa i takon rezultateve të 2021, PS kishte 5 mandate në Berat, ndërsa PD kishte 2. Por, nëse zgjedhjet mbaheshin sot, shifrat e mandateve do të ndryshonin në 6 për PS dhe vetëm 1 për PD.
Ndalur tek vota e diasporës, sërish 61% e zgjedhësve do të votonin për PS, krahasuar me 18.8% që do të zgjidhnin PD. 18.2% e diasporës do e jepnin votën për partitë e reja, ndërsa vetëm 2% do të zgjidhnin partitë e tjera të vjetra.
Partia Socialiste do të merrte shumicën e mandateve edhe në qarkun e Fierit nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot. Në bazë të të dhënave nga sondazhi i realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, PS do të merrte 48.6% të votave, nga zgjedhësit brenda dhe jashtë territorit shqiptar, ndërsa PD vetëm 26.5% të votave.
Të përkthyera në mandate, nga 16 në total që prodhon ky qark, 9 mandate do shkonin për PS, 6 për PD. Surprizë mund të konsiderohet 1 mandat që shkon për partitë e reja, në ndryshim nga viti 2021, kur ky mandat u mor nga partitë e tjera të vjetra. Ndërkohë, PS dhe PD ruajnë ekzaktësisht të njëjtat mandate si në zgjedhjet e 2021, konkretisht 9 dhe 6.
Edhe në qarkun e Fierit, diaspora ia beson sërish fitoren kryeministrit Edi Rama, duke i dhënë 49.3% të votave, ndërsa 25.9% e votave shkon për Partinë Demokratike. Vihet re një përqindje e lartë e diasporës që do të votonte partitë e vogla të reja, 21.1%, një diferencë shumë e vogël me përqindjen që do i besonte votën PD.
Ndërkohë, vetëm 3.7% e votës së diasporës do të shkonte për partitë e tjera të vjetra, në ndryshim nga 6.7% e votave që do merrnin nga votuesit brenda territorit shqiptar. Sa i takon PS e PD, 48.3% e votave do të shkonin për socialistët dhe 26.8% për demokratët.
Nëse zgjedhjet parlamentare të 2025 do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të siguronte 9 mandate nga qarku i Elbasanit, sipas të dhënave nga sondazhi i realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Ndërsa pjesa tjetër e mandateve që prodhon qarku i Elbasanit shkon për Partinë Demokratike, pra vetëm 5 mandate.
Në total, në këtë qark PS do merrte 56.1% të votave të shqiptarëve, të atyre që jetojnë në vendin tonë dhe diasporës. Ndërkohë, PD do merrte 34.3% PD. Partitë e reja, do merrnin 8.1% të votave, ndërsa 1.4% e votave do të shkojnë për partitë e tjera të vjetra.
Sa i takon votës së emigrantëve, 57.2% do t’i votëbesonin fitoren Partisë Socialiste në këtë qark, ndërkohë që 34.1% do të votonin për Partinë Demokratike.
Krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 2021, PD humb një mandat, i cili i shkon Partisë Socialiste. Në 2021, PS mori 8 mandate ndërsa PD mori 6 mandate.
Ps mer mandate sepse do mare mandar dhe me 2 mi vota kur pd do e humbas per 2001 psh. Te rinjt i prishin pun vetem PD dhe jo PS.
PërgjigjuRama pas 4+4+4 pra e ka veshtire te kaloje me shume sesa 62-67 prej konsumit politik ndaj besoj ose bashkqeveris ose ben shume shum investime infrastrukture ndryshe del jashte loje , nuk harrohet popullsia bie cdo vit me minimumi minus njezetmije banore
PërgjigjuKy nuk dinte sa deputet kishte nje qark apo nje tjeter , thoshte ka 5 por kishte kater ! Sondazhet tregojne se do Kete riciklim politik ne bregdetin adriatico - jonian n
PërgjigjuPartit e reja sot ne perqindje jane diku 25% deri ne 11 Maj po kete te papritura. Rama nuk do krijoj dot qeveri
PërgjigjuMbaje me shkumë o albi do vijnë qorrat me shok por më vonë. Cubi i gjatë edhe këtë vit është në maj.
PërgjigjuPo ēshtē tepēr normale qē partia socjaliste fiton karshi hajdutit kriminel sali bajgēs. Shqiptarēt sjan idjot e njofin mir sali bajgēn. Por dhe Edi Rama duhet ta mbledhi mēndjen e tē vēri nē poste njērzit e duhur. Ska mē vēnd pēr gabime. Rroft Shqipria rrofshin shqiptarēt.
PërgjigjuOpozita e ardheshme do jen partite e reja ku dominon Arlind Qorri. Pd do marre me pak , Meta asnje, ps me bemat e saj nuk do jete aty ku pretendon, ndaj nuk krijon qeveri pa kualicion . Nje vit i mbare per demokracine shqiptare ku ujqerit e majme 34 vjecare te uritur per pushtet do te ndeshkohen ne votime duke ju besuar subjekteve te reja e vecanarishte profesorit Arlind Qorri si parti e majte europiane. Shqiperia ne prag te ndryshimit te madh historik.
PërgjigjuI vetmi i besueshem sot per sot Arlind Qori!Kujt ti japesh voten psh Adriatik Lapajt qe ne familje ka njerez te superkorruptuar?
PërgjigjuO Zaloshnja na I ke neveritur me keto paçavuret e tua , mos u mundo se nuk genjen dote pd eshte organizzate qe nuk do te mari sanje vote .po i dhane mire ti behet popullit se cfar kerkon e gjen sipas kokes viret festa. Ktheuni ne vitin 1990 .
PërgjigjuPartit e reja jane mbi 30% Nuk voton me njeri Ramen apo Berishen