TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative. Bëhet fjalë për rreth 340 administratorë, pasi përjashtohen ato të bashkive që drejtohen nga demokratët, edhe pse takimit në qytetin bregdetar të Durrësit, iu bashkuan edhe 6 kryebashkiakët e PD.
“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata. Shpresoj që të hënën të gjithë të jenë të shkarkuar”, tha Rama.
Vala e dorëheqjeve të drejtorëve pritet të prekë edhe Bashkinë e Elbasanit dhe Lushnjës, sipas porosisë së lënë nga kryeministri.
“Në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera që deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të tregojnë që janë të duhur për atë pozicion”, tha Rama.
Gjatë analizës për evidentimin e problematikave të pushtetit vendor, në kulmin e sezonit turistik, kreu i qeverisë mbajti një fjalim prej më shumë se një ore me kritika për të gjithë kryetarët e bashkive, ndërsa njoftoi edhe nismat e reja që do të ndërmarrë qeveria Rama 4. Me fokusin tek aksioni për zaptimin e hapësirave publike, kreu i qeverisë njoftoi se do të ngrihet një qendër digjitale për monitorimin e ndërtimeve pa leje. Nga ana tjetër, të gjitha kompanitë ndërtuese të pallatave do të detyrohen që të vendosin GPS në kantierët e ndërtimit, paralajmëroi kryeministri.
“Të gjitha kompanitë e ndërtimit do të detyrohen që janë për qëllime fitimi, flasim për pallate e ndërtime që kanë impakte te caktuara në jetën e banorëve gjatë kohës së ndërtimit, që s’mund të lejojnë të kalojnë kufijtë e lejeve që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit. Ashtu sikundër kantieret qoftë të gjitha llojet kantieret e ndërtimit të pajisen me GPS që të monitorohet i gjithë trafiku i tyre edhe në funksion të hedhjes aty ku duhet të mbetjeve të kantierit dhe materialeve që hyjnë edhe dalin nga kantieri ku ka evazion të konsiderueshëm”, tha Rama.
Masa të ashpra paralajmëron për të gjithë arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, të cilëve jo vetëm do t’u hiqet licenca, por do të përballen edhe me pasoja penale. E ndërkohë për ato ndërtime që nuk kanë marrë leje zyrtarisht, nuk do t’u lidhen kontratat e ujit dhe të dritave.
"Arkitektët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejen e ndërtimit nuk mund të gëzojnë më licensën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale siç e ka gjithë bota, ndërkohë që leje përdorimi, shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepen më", tha Rama.
Qeveria po mendon të krijojë një ndërmarrje kombëtare për furnizimin me ujë, një institucion i ngjashëm si OSHEE-në për energjinë. Pasi Elbasani, Tirana e Fieri nuk patën sukses me inceneratorët, Rama njofton një kompani shtetërore edhe në fushën e mbetjeve.
"Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë. Çudira ka pasur shumë", tha kryeministri Rama.
Pas pak ditësh, Rama njoftoi se do të dalin edhe çmimet e reja të referencës për apartamentet. Qytetarët që kanë më shumë se një banesë në pronësi, duke nisur nga 2026 do të paguajnë taksë pasurie më të lartë, gjë do të sjellë më shumë të ardhura për bashkitë.
“Taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta”, tha Rama.
Ermal Dredha i Vlorës dhe Gledian Llatja i Elbasanit ishin dy kryebashkiakët që morën më shumë kritika, ndërsa ai i Cërrikut, Andis Salla ishte i vetmi që mori lavdërime.
Kritika të forta bashkive ju bëri edhe për mbështetjen e bujqve dhe fermerëve, të cilët duhet të ndihmohen për të përfituar fonde nga BE.
Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me kryetarin e bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, gjatë takimit në Durrës.
Kryeministri po theksonte se asnjë subjekt privat nuk duhet të disponojë letër që të thotë “jam në proces legalizimi”, duke shtuar se do t’u vihet vizë atyre që kërkojnë legalizime për shtesa të restoranteve apo bareve.
“Asnjë subjekt privat nuk duhet të disponojë një letër dhe të thotë se jam në proces. Ka ardhur koha që të gjithë kërkesat për legalizime të shtesave të restoranteve, bareve e kafeve t'u vihet një vizë e madhe dhe t'u thotë se nuk legalizohesh. Të shkojnë te bashkitë dhe nëse e shohin të mundur që atyre t'ua shesësh pronën, atë pjesë të tokës që kanë marrë, t'ua shesin qoftë për të kompensuar pronarët, atëherë bëhet kërkesa në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe bëhet. Kjo histori shto lokale e restorante duhet të mbarojë. Duhet të konsiderohen të gjithë të skualifikuara. Do të konsiderohen të gjitha të skualifikuara, nga procesi i legalizimit le të shkojnë në privatizimi nëse bashkia e sheh të arsyeshme që t’iu vërë çmimin dhe tu thotë ok. Shtëpitë e banimit janë gjë tjetër, kurse drejtuesit dhe tregtarët nuk und të flitet për proces. Ca janë pika prodhuese janë tjetër gjë.”, tha Rama.
Pas fjalës së Ramës, ndërhyri Qosja, teksa tha: “Kemi 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh, kështu që nuk jemi 0. S’jemi aty ku duhet, por jo 0”.
“0 je, 0! Je demokrat komplet!”, iu përgjigj me batutë Rama.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit, tha se në reformën e re territoriale, do të shtojnë edhe një element tjetër, për zonat e mbrojtura. Ai tha se nuk mund të lejojnë që të gjitha kodrat e bregdetit shqiptar dhe ata të Tiranës të mbushen me resorte dhe vila.
“Kjo çështja e kërkesave për titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore, duhet të shihet ka ardhur të ndahet përfundimisht midis çfarë është kërkesë për pronësi për tokën bujqësore dhe kërkesë për pronë për ndërtim. Se historia nëpër shkëmbinj apo vende kur s’ka pasur kurrë bujqësi është një histori kap tokë që të bësh ndërtim. Nga ana tjetër, kemi filluar një punë me Agjencinë e Planifikimit dhe të Zhvillimit Urban dhe pjesë e reformës së territorit do të jetë edhe përfshirja e një elementi tjetër, që është arkitekti i peisazhit, mbrojtja e peisazheve, se nuk mundet dot që të gjitha kodrat e bregdetit shqiptar të mbushen me resorte, vila apo kodrat e Tiranës me pallate. Siç bëmë me Porto Palermon që e kthyen të tërë gjirin në një zonë të mbrojtur, do të ndërtojmë një skedë të re për të mbrojtur pjesë të peisazhit përgjatë bregdeti dhe rreth gjithë qyteteve. Të ndërtosh kulla në qytet është gjëja e duhur. Për të shfrytëzuar tokën me një intensitet të lartë në lartësi dhe për të mos u hapur si varresat e Tiranës që mund të përfundojnë deri në Durrës. Të ndërtosh me intensitet të lartë është më e mirë sesa të hapësh në të gjithë territorit.”, tha Rama.
Më tutje, Rama shtoi se qëllimi është që të ruhet turizmi duhet të jetë i harmonizuar mes natyrës dhe pjesëve të zhvilluara.
“Ka ardhur koha të vëmë një kufi, kush do të bëjë bujqësi do të bëjë bujqësi, kush do të bëjë sikur bën bujqësi dhe përfiton për të marrë pjesë që s’kanë qenë as të shkelura nga këmba e njerut dhe t’i mbushë me beton, nuk mund të funksionojë. Ajo që duhet të ofrojë Shqipëria është cilësia e lartë e turizmit dhe i harmonizuar mes natyrës dhe pjesëve të zhvilluara. Ndryshe çfarë kuptimi ka të bëhemi si Golemi të gjithë”, tha Rama.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredhën, ndërsa theksoi se Kadastra e këtij qyteti është kthyer në simbolin më kuptimplotë të “pisllëkut dhe korrupsionit në histori”.
“Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori, aty nuk është ndërruar një, aty janë ndërruar 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjitha burimet e krahut, që juve e morët si referencë, tani kemi marrë burime në krahun tjetër se mos shohim së mos bëjmë ndonjë ndryshim, por përtej kësaj, të vihen njerëz jashtë profilit për të bërë këtë punë është e papranueshme. Aty duhet të jenë njerëzit që kanë atë profil, Kjo histori është financier por ka eksperiencën, është blegtori, por ka eksperiencë në muzikë dhe e morëm për drejtues të orkestrës së qytetit nuk shkon, Blegtori të bëjë blegtorin, financierin të bëjë financierin, topografi të bëjë topografin.Në vend se të financosh një televizion privat atje me paratë e me taksat e vlonjatëve, merr dhe paguajë topografë, silli nga Tirana në Vlorë, me ato lekë. Kjo është e pakuptimtë fare, është një çoroditje e pakuptueshme. Kanë hipotekuar trotuaret, kanë legalizuar tendat. Jam, në proces legalizimi, nuk ekziston kjo. Kur ka vepra publike për të bërë, kur ka hapësira publike për të liruar, nuk ekziston kjo jam në proces. Jam në proces nuk do të thotë asgjë, është njësoj si të thuash më kapët duke vjedhur por jam në proces për amnisti. Proces legalizimi nuk është fakti që ke çuar dhe ke kërkuar të legalizohesh, nuk është sigurim padie. Ti ke shkuar të legalizohesh, por ndërkohë qytetarëve u duhet trotuari sepse ajo që ka ndodhur në Vlorë është e paimagjinueshme, mbase ka ndodhur edhe në qytete të tjera. Kur ma thoshin njerëzit më dukej si ato hiperbolat vlonjate. Nxirr ca karrige, vër një çadër, hiq çadrën vër një shtyllë tre çadra si kërpudhë, pastaj 4 kolona hekuri, vëri edhe një tendë sipër, pergolat e quajnë në Vlore, pastaj kalo në proces legalizimi dhe pastaj u i fut dhe llamarina sipër edhe bëjë klub, trotuarin. Ca është ky proces legalizimi, si mund të ketë proces legalizimi në kundërshtim me interesat e publikut, ka një ligj qe e ka vënë kufirin. Bëhet tolerancë kur është puna për shtëpinë në fshat, por jo kur është puna për pergolatën e hekurit në mes të Vlorës, e kur është puna për oborrin e shkollës e terrenin sportiv, e hapësirat në mes të pallateve. Ca janë këto procese dhe pastaj të bëhet pronë dhe të hapësh trotuarin duhet të paguash nga taksat shpronësimin. Kjo është skandal nuk mund të ndodhë, jemi këtu sot për të bërë një bilanc të një pune që është kërkuar nga ju.
Pse Durrësi, që është qytet i madh që ka probleme që ka shumë më tepër se Belshi, Përrenjasi, pse Durrësi është në krye të kësaj liste dhe pse ka bërë gjithë atë punë, si shpjegohet kjo. Pse cërriku prap del aty me bilanc pozitiv. Pse? Vetëm për një arsye, njëri që i rri mbi kokë punës, i rri mbi kokë punës. Kjo punë duhet të mbyllet, legalizimet duhet të mbyllen, kemi thënë do i mbyllim brenda mandati katër, kemi vënë objektiv 2028 dhe njerëzit duhet t’i marrin, ka proces për tenda, baraka që pastaj kthehen në pronë dhe pastaj në pallat, proces për lokale, restorante nuk ka. E kanë taksën zero, nga shteti si biznes si vogël për ata që janë biznes i vogël, edhe pse bëjnë sikur janë i vogël. Por këtë çështje do e zgjidhë modeli i ri inteligjencws artificiale, edhe integrimi i AI me sistemin e fiskalizimit, por të kesh taksën zero, TVSH zero edhe të hapesh e të marrësh trotuarin e parë dhe të dytë dhe pastaj të thuash po me pengojnë. Ose në tiranë të pushtosh territorin pas muzeut historik, pushtim, total, të pushtosh 21 dhjetorin, me karrige me tavolina, e papranueshme, Nuk ka për të ndodhur. Për me tepër të futet legalizimi në mes”, tha Rama.
Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj i shprehu shqetësimin kryeministrit Edi Rama për çështjen e legalizimeve. Ai tha se në 6 muaj janë bërë 14 legalizime nga 175 dosje. Ai tha se ka edhe shumë persona në fshatra, që presin të marrin certifikatat e pronësisë.
Kryeministri Rama i tha me batutë se edhe pse është demokrat duhet ta vlerësojë për përkushtimin në këtë punë. Ai shtoi se në zona të tilla si Puka, banorët duhet ta marrin titullin e pronësisë dhe të mos pritet derisa të futen në hartën dixhitale.
Pjesë nga diskutimi:
Rrok Dodaj: 6-7 muaj vetëm 14 apo 20 legalizime nga 175 dosje.
Edi Rama: Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me i thënë. Ka shumë rëndësi përkushtimi i atij që është në krye. Puka nuk është një zonë me burime jerëzore të pashtershme dhe prapë se prapë rezultatin aty e ka shumë pozitiv dhe e ka te bashkitë që kanë bërë progres. Kështu që është një tjetër shembull që është çështje përkushtimi dhe vendosje e fokusit nga drejtuesi i bashkisë për ta çuar procesin përpara. Tek fshati, te shtëpitë e fshatit duhet t’i japim më tepër besim po themi kryetarit të bashkive dhe pushteti vendor për faktin se aty mundësia e konflikteve, kur e ka marrë konfirmimin nga bashkia, është shumë e vogël dhe s’mund t’i themi fshatit të presë hartën dixhitale në zonën e Pukës po themi. Ta marrë atë titullin e pronësisë dhe më pas kur të vijë dita të futen në hartën dixhitale.
Kryeministri Edi Rama tha se reforma e re për menaxhimin e territorit do të shmangë “gjelat” nëpër Prokurori dhe gjykata, duke iu referuar prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, të cilën e kritikuan pak ditë më parë për mosfillimin e hetimeve për një ndërtim pa leje në zonën turistike të Thethit.
“Reforma e re e territorit, duhet të bëjmë disa përcaktime përfundimtare për të shmangur edhe gjelat në prokurori e gjykata. Zonja Gjeli që bëjnë lojëra nga më të çuditshmet, lojërat fillojnë që nga IMT, IKMT, dhe policia bashkiake që e ka këtë shtesën pa leje por është vetë me leje. Kush? Nuk mund të jetë që taksat e shqiptarëve të paguajnë pastrimin e mijëra metrave kub beton nga prishjet. Nuk mund të jetë që ke një ndërtim dhe bën shtesë pa leje dhe po të kapën nuk të ndodh një gjë dhe ndërkohë shembjen e pastrimin ta bëjë shteti.”, u shpreh Rama.
Paralajmëroi gjithashtu ndërtuesit, teksa tha se nuk duhet t'i marrin në qafë administratorët. “Goditje maksimale për ata më të mëdhenjtë dhe kufizim për më të vegjlit, tha kryeministri.
“Kush bën pa leje shtesë mbi shtesë duhet të paguajë shumë shtrenjtë dhe atyre që merren me ndërtime, iu them mos merrni në qafë administratorët e kantierëve. Do të shkojnë të tërë në burg për moszbatim të lejeve dhe për ndërtim pa leje brenda lejes.”, tha Rama.
Më tutje, kërkoi edhe bashkëpunim me universitetet për burimet njerëzore nëpër institucione. Sipas kreut të qeverisë, edhe studentët bëjnë praktikë pune edhe bashkia fiton punonjës.
“Kjo çështja e burimeve njerëzore duhet adresuar edhe me universitetit. Nuk është aspak e pamundur që t’u drejtohemi universiteteve për të bërë matjet, punën në terren. Kemi disa universitete nëpër territore, kanë fakultete, bëhen një kontratë me fakultetin për pedagogët dhe studentët dhe ata bëjnë një rrugë dy punë, edhe praktikë pune dhe punë në shërbim të bashkisë.”, shtoi Rama.
I pranishëm në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit në Durrës ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda. Kreu i qeverisë tha se shkarkimi i drejtuesve të policisë së Shkodrës, që u njoftuan dje nga Proda, është një mesazh edhe për të drejtuesit e qarqeve të tjera.
“Meqë këtu kam edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Drejtor ajo që është bërë dje me shkarkimin e kreut të Shkodrës, dua ta ritheksoj që është shpresoj mesazh për të gjithë. Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë. Nuk bëhet fjalë me një tavolinë me 4 karrige, por për 40 ndërtime pa leje. Policia ka treguar se kur do di të shkojë edhe në majën e një mali kur një fshatar bën një avlli pa leje. Poshtë në bregdet, ku ndërtohen resortet ku merret dheu nga kantierët dhe bëhet deti si lumi i Lanës nuk e shohin. Të gjithë drejtorët e qarqeve shefat e komisariateve duhet ta dinë, për çdo ndërtim në formën e një pallati kur aty ka paligjshmëri.
Nuk kemi ne 4 mijë km bregdet që të kemi luksin të na dëmtohet më shumë seç është ndërtuar. Të gjithë ndërtuesit duhet të kuptojnë se nëse angazhojmë ajkën e arkitektëve ndërkombëtarë në Shqipëri, edhe merren ekspertët me të gjitha detajet, ne nuk mund të lejojmë që më pas projektet në territor të bëhen sipas qejfit. Që në projekt është gur nga ai i zonës dhe ai e bën suva nga Turqia.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama theksoi se së shpejti do të bëhen me dije çmimet e reja të referencës. Sipas kreut të qeverisë, do të shtohet një element i ri, ku taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë.
“Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës. Do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës. Një gjë duhet patur parasysh se në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk na bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, por në disa bashki taksa e tavolinës psh apo të tjera...ka edhe raste ekstravagante fare i këtyre që merren me miniera apo investime në energji iu vënë taksa lokale të çuditshme por edhe këtu duhet patur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi dhe për këtë besoj se ministria e Financave do të na japë një udhërrëfyes”, u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama kritikoi policinë teksa tha se ngjitet në majë e një mali për një ndërtim të një fshatari dhe nuk sheh ndërtime që mund të bëhen në bregdet. Dheu i këtyrë ndërtimeve, tha kryeministri, e kanë bërë detin e kaltër të Jonit si lumi i Lanës në Tiranë.
“Kur nuk bëhet fjalë për një tavolinë me katër karrige që ka dalë nga vija por për 40 ndërtime pa leje. Policia e ka treguar se kur do di të shkojë edhe në majën e malit kur një fashtar bën një avlli dhe të thotë se po bën ndërtim pa leje. Edhe në majën e Pilurit që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin që...poshtë në bregdet ku ndërtohen resortet dhe kur merret dheu nga kantieri dhe hidhet e bëhet deti i Jonit sikur është lumi i Lanës nuk e shohin. Duhet daltonizëm kur e sheh bojëkafe dhe duket blu. Kështu që të gjithë drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariatëve duhet të dinë se përgjegjësia dhe për çdo ndërtim që ka formën e një pallati kur ka paligjshmëri”, u shpreh ai.
Më tutje, kritikoi edhe kryebashkiakun e Vlorës Ermal Dredha teksa tha se një ndërtim 500 metra në majë të një kodre nuk është parë nga ai.
“Si mundet të ngrihet njëri dhe të marrë fadromën dhe të hapë 500 metra në kodër, kodra atje gjithë e gjelbëruar, e hap njëri pa leje mbi kokën e Ermal Dredhës. 500 metra në shkëmb dhe policia nuk di asnjë gjë. Kjo nuk është e mundur. Kështu që kontrolli mbi territorin, pastërtia dhe respekti për lejet e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të policisë dhe bashkive, edhe të kryetarëve të tyre. Nëse një kryetar, qoftë edhe i qytetit më të madh të Shqipërisë do të dijë se çfarë po ndërtohet në qytet, nuk diskutohet që e di sepse kryetarët e njësive administrative sepse sepse...edhe shpresojmë që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama kërkoi që edhe bashkitë e tjera të marrin shembullin e Cërrikut në përpunimin e mbetjeve. Kreu i qeverisë tha se nuk është një inovacion i Japonisë. Iu drejtua kryebashkiakut të Elbasanit, Gledjan Llatja duke i thënë se ‘pse nuk vrapon në Cërrik ta mësosh’.
“Bashkia e Cërrikut i përpunon mbetjet e fshatit, por edhe i kthen në produkt, pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë. Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë, nuk është inovacion që ka ndodhur në Japoni dhe s’po e marrim dot, se nuk e ka marrë akoma as Italia, është inovacion e bashkisë së Cërrikut. Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë, pse nuk vrapon në Cërrik ta mësosh, ta bësh edhe për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama kritikoi edhe kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja, teksa tha se ‘bari i varrezave të bashkisë po bëhen si kallam’. Ai tha se është e pakonceptueshme që të ndodhin gjëra të tilla, dhe kryetari i bashkisë të mos i informuar. Me ironi, ai tha se do t’i falej nëse Elbasani do të ishte një qytet i madh sa Shangai.
Mes të tjerash, iu drejtua Llatjas duke i thënë “Duhet të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë”.
“Këto të gjitha kërkojnë rol proaktiv të bashkive, që gjërat, projektet dhe iniciativat e qeverisë e gatishmëria për të mbështetur njerëzit të mos trajtohen si bari i varrezave të Elbasanit. Bari i varrezave të Elbasanit ka potencialin të bëhet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamishte. Është një lloj bari që aq shumë është lënë pa u prekur, sa që jo vetëm rritet, por edhe mund të bëhet kallam. Kur shkon dikush i vë flakën dhe për turp bëhen varrezat vend zjarrvënieje, atëherë del që personi është i çekuilibruar mendërisht, gjë që mund të jetë i vërtetë, por nëse bari është i qethur siç duhet, edhe zjarri nuk merr qiellin.
Se është e pakonceptueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin kryetarit të bashkisë së Elbasanit, nëse do ishte Shangai, por një qytet që mund ta përshkosh me këmbë çdo ditë cep më cep, pa asnjë problem. Mos të dijë kryetari i bashkisë se çfarë ndodh. Nëse kryetari i bashkisë i ka sytë gjysmë të hapur e gjysmë të mbyllur ata që janë nën të, i kanë sytë e mbyllur. Edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në bashkitë e tjera ku deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të tregojnë që janë të duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, se 10 mandate në Elbasan janë një barrë, bashkë më 12 të Fierit dhe Vlorës, më ka marrë edhe ato orë që flija gjumë. Duhet të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë.“, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama, në fund të fjalës së tij gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit, u ‘irritua’ me Dhimitër Tolin, kryetarin e Dropullit.
“O Dhimo ça ke? Ke që në fillim që bën ca gjeste të çuditshme. S’ka ujë në Dropull, ca ke? “, i drejtohet Rama.
Rama kërkon që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin.
“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata. Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Tu japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish nuk i fus të gjithë me një thes, se me siguri ka siç është kryetari i njësisë së Novoselës, që mund të ketë 30 vite, por është ditën dhe natën në krye të detyrës. Të tjerët, mjafton të shohësh si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion, kryetari i njësisë që ka varrezat e elbasanasit, duhet shkarkuar pa kthim”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama theksoi edhe nevojën e një korporate kombëtare për mbetjet.
"Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu. Duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi sot në fushën e energjisë që nga shëmbylltyrat më të turpshme janë kthyer në ndërrmarrje funksionale, me rregulla, balance, për të qenë të gatshme të hyjnë në marrëdhënie me bankat e me radhë. Këtë duhet të bëjmë me ujin që në gjithë hartën e Shqipërisë Sakaq, kemi një kakofoni strukturash për mbetjet. Bazuar në mësimet me atë që ndodhi me mbetjet në tre bashki ku përtej gjithë benefiteve, pasi problematika të lidhur me gjithëfarlloj arsyesh na duhet një Koorporatë Kombëtare që të merret me pjesën e gjithë sistemit të trajtimit të mbetjeve.", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakut e vendit në Durrës, kritikoi departamentet e bujqësisë në bashki, duke i cilësuar si qesharake dhe vetëm për qoka. Ai kërkoi më shumë bashkëpunim të bashkive me fermerët për t’i ndihmuar këta të fundit në investime dhe projekte të reja.
"Nëse shkoni në Greqi, Itali e kudo tjetër në një vend të BE, por edhe përtej, do të shikoni se bashkitë janë pjesë e jetës së fshatit si sipërmarrëse. Bashkitë janë pjesë e strukturave të grumbullimit, përpunimit, e linjave të eksportit dhe sot kemi një instrument shumë më domethënës sesa kemi pasur deri dje, ku bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë dhe pjesën e tyre që është linja e kredisë e BSH 250 mln euro, një kredi e butë, ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse. Duhet t’i bëjnë bashkë fermerët dhe të bëheni aksionerë për të bërë një linjë përpunimi për të prodhuar vajin e ullirit, salcën e domateve etj. Duke qenë bashkitë pjesë, bëhet më e thjeshtë për bankat për të mbështetur këto projekte. Duke u bërë bashkitë pjesë e kësaj, edhe qeveria ka mundësi të rrisë mbështetjen. Kush do t’i ndihmojë dhe do t’ua bërë më të lehtë rrugën njerëzve që janë në fshat për të shkruar projektin, kërkesën për kredi, për të pasur aksese në fonde të tjera të BE? Kush? Se tokën dinë ta punojnë vetë ata, edhe domaten dinë ta nxjerrin vetë deri te dera. Por para ekstra që të fusin për të mos e lënë prodhimin thjesht dhe merre e nxirre jashtë dhe bëje më shumë se kaq, mund nëse bashkitë janë pranë tyre. Departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake, komike, për të bërë qoka. Nuk janë departamente që merrem me njerëzit, me tokën e njerëzve për të cilën kanë respekt. Është më tepër sesa gjysma në një zonë kur nuk kanë titullin e pronësisë. Me emigrantët që janë jashtë, që shumë prej shumë tanimë falë edhe pjesës së madhe që u bë me diasporën, i njihni për t'ju thënë hajdeni se do t'ju ndihmojmë ne", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit. Kritika për UKT në Tiranë.
“Këtu kemi nevojë për një reformë, të gjitha llojet e eksperiencave na nxjerrin në konkluzionin se është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që në adresë një çështje jetike, sikurse është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë. Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit. Kreu i qeverisë theksoi se do të përballen me humbje licence si me pasoja penale. Deklaroi gjithashtu se nuk do të lejohet më që të ketë lidhje uji dhe të energjisë elektrike në ndërtimet pa leje.
“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitektët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejen e ndërtimit nuk mund të gëzojnë më licencën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale siç e ka gjithë bota, ndërkohë që leje përdorimi, shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepen më. Do të shikojmë një masë tjetër që të mos ketë lidhje të ujit e dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht dhe nuk merr miratimin e strukturave përkatëse”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama thotë se do të ngrenë një strukturë të dedikuar të quajtur Qendra e Monitorimit të Ndërtimeve. Ai tha se të gjithë kantieret e ndërtimit do të monitorohen me kamera 24 orë dhe me GPS.
“Inspektimi i territorit në kuptimin e ndërtimeve duhet të mbështetet nga një fuqi e madhe teknokogjike me satelitët dhe dronët që kemi por edhe me një strukturë të dedikuar si Qendra e Monitorimit të Ndërtimeve. Agjencia e Zhvillimit të territorit ka përgatitur një rregullore të re për të gjitha kompanitë e ndërtimit. Do të detyrohen që për të gjitha ndërtimet që janë për qëllime fitimi, nuk flasim për shtëpinë, por për pallate e ndërtime që kanë impakte te caktuara në jetën e banorëve gjatë kohës së ndërtimit, që s’mund të lejojnë të kalojnë kufijtë e lejeve që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit. Ashtu sikundër kantieret qoftë të gjitha llojet kantieret e ndërtimit të pajisen me GPS që të monitorohet i gjithë trafiku i tyre edhe në funksion të hedhjes aty ku duhet të mbetjeve të kantierit dhe materialeve që hyjnë edhe dalin nga kantieri ku ka evazion të konsiderueshëm.", u shpreh kryeministri.
Kryeministri Rama sërish kritika kryebashkiakut të Vlorës. Thotë se Bashkia e Vlorës financon me me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.
“Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu”, tha Rama.
Në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit në Durrës, Rama adresoi kritika ndaj kryebashkiakut të Vlorës, ndërsa u shpreh se duke nisur nga kryetari e të tjerë me radhë i kanë sytë gjysmë hapur dhe gjysmë mbyllur.
“Do të bëj një adresim të disa problematikave kyçe që fatkeqësisht karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak të faktit se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkesë ekstra turistësh që vjen në rritje. Kjo sjell me vete sfida të reja, të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor posaçërisht në territoret ku përqendrimet e vizitorëve dhe turistëve janë më të mëdha. Një nga gjërat që vihet re është nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë në formën e zaptimeve të territorit, deri ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kryetari i bashkisë dhe struktura atje i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”, tha Rama.
Kryeministri Rama, në takim me kryebashkiakët në Durrës iu përgjigj kritikëve në lidhje me aksionet e ndërmarra për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e objekteve pa leje.
“Nga ana tjetër për të gjithë që thonë që Pse u kujtuan tani dhe pse i lanë këto, kjo është një betejë e përditshme dhe nëse nuk fillojnë të gjitha hallkat dhe mbi të gjitha nëse strukturat e pavarur të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi është si një kullesë makaronash, ku gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor, kjo është një përpjekje që kjo duhet të shfaqet hera herës deri sa të gjithë ta ndajnë mendjen se nuk ka asnjë llogari që të nxjerrë fitues duke bërë ndërtime pa leje”, theksoi Rama.
Nga takimi me kryebashkiakët në Durrës, Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek rasti i Thethit dhe prokurorja Elsa Gjeli, për të cilën thotë se nuk nisi hetim për ‘fshatin turistik me 10 kabina. Përgjigja e Ramës vjen teksa prokurorja Gjeli i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku shpreh shqetësimin për situatën e krijuar dhe kërkon një reagim institucional.
Rama tha se Prokurorja jo vetëm që nuk nisi hetim, edhe pse iu referuan materialet nga Policia e Shtetit, por hartoi edhe një ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërkohë, s ai takon rastit të Thethit, kreu i qeverisë tha se në periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve pati një bum ndërtimesh pa leje.
"Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve për shkak se ka marrë vëmendjen e ditës ajo që ka ndodhur në Theth, ku gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve, ka pasur një boom ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit të ri turistik. Jo një, por rreth 40 denoncime janë vërë nga Policia e Shtetit për këto ndërtime, në një aspekt policia e Shtetit ka funksionuar, ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori, dhe siç është bërë e ditur në një rast të një flagrance spektakolare ku nuk është ndërtuar një ngrehinë, por një fshat i tërë turistik, në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka bërë një ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërtimi pa leje është vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rëndë. IKMT ka nisur të veprojë, duhet thënë qoftë në Theth, qoftë në Vlorë, apo territore të tjera, dobësia e madhe e IKMT, Tirana psh është një qytet ku ka një volum të madh të problematikave të zaptimit përtej kufijve normale të bërjes biznes dhe qoftë policitë bashkiake janë struktura problematike", tha Rama.
Komente
