TIRANË- Në vizitën e parë zyrtare të një kryeministri britanik në vendin tonë, Keir Starmer dhe kryeministri Edi Rama u zotuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për këtë u firmosën dy marrëveshje, ku parashikohet që dy vendet të prodhojnë së bashku mjete ushtarake.
“Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake. Ky është moment që shtetet evropiane duhet të rrinë së bashku, të bëjmë qendresë ndaj agresionit rus”, tha Starmer.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet e dy vendeve tona, për shkak se ne asnjëherë më parë nuk kemi qenë të lidhur për çështje kaq të rëndësishme. Për çështjen e Ukrainës dhe në çështjen e betejës për emigracionin e paligjshëm për rrjetet kriminale që e stimulojnë emigracionin të paligjshëm.”, tha Rama.
Vetë Starmer, e cilësoi vizitën e tij si një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa një urim kishte për kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
"Përgëzime, urime për fitoren zgjedhore dhe është vërtetë gjë e madhe që jam në Shqipëri", u shpreh Stramer.
Në fokus të diskutimit u vendos edhe lufta kundër emigracionit të paligjshëm, ku të dy liderët pranuan se me Task-Forcën e përbashkët, kanë ulur numrin e shqiptarëve që kanë tentuar kalojën në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme. Kryeministri Rama nuk la pas një koment për të gjitha sulmet që shqiptarët kanë marrë, kur tha se është thjesht një mit që shqiptarët janë problem për Britaninë e Madhe dhe ky stigmatizim është i papranueshëm.
"Ky miti se shqiptarët janë problem për Britaninë nuk është i vërtetë, edhe pse kjo gënjeshtër ka marrë statusin e së vërtetës. Nga ana tjetër dua të theksoj një shifër, se kur thuhet 1 në 50 shqiptarë janë në burg, ndërkohë është 10 fish më e ulët."-tha Rama.
"Ecuria jonë e përbashkët dhe progresi në uljen numrit të gomoneve, ka qenë ulje e konsiderueshme dhe kjo është mesazh i qartë i asaj që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht me njëra tjetrën", tha Starmer.
Rama tha se është koha që të zgjidhet edhe një tjetër problem me emigrantët shqiptarë që jetojnë atje, të cilët kanë përdorur identitet të Kosovës.
“Është koha për të shqyrtuar një tjetër problem që kemi në Britaninë e Madhe me shumë shqiptarë që kanë arritur dhe janë sistemuar vite më parë dhe të integruar, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur pasaporta ose identitet të Kosovës, me pranimin si refugjat lufte. Dhe ata sot jetojnë me dy identitete, një për shtetin britanik, një këtu në Shqipëri dhe kanë probleme të vazhdueshme që mund t’u jepet zgjidhje duke qenë se janë qytetarë të integruar plotësisht prej më shumë se 20 vitesh dhe janë kontribues në ekonomi dhe jetën shoqërore”, tha Rama.
Rama tha se kurrsesi nuk mund të ketë një marrëveshje me Britaninë e Madhe për emigrantët si modeli ‘Meloni’.
“Na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri", tha Rama.
Të premten e 16 majit, Rama do të nisë ditën me disa takime që do i paraprijnë samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron do të qëndrojë edhe një ditë më pas për Samitin Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës. Në vizitën që do mbajë në Tiranë, Macron do të shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, Brigitte, ku do të inaugurojnë shkollën teknologjike 'Ecole 42'.
Ne perditesim....
Kryeministri britanik Keir Starmer është pyetur nga gazetarët shqiptarë nëse do të kërkonte një ndjesë për denigrimin që përfaqësues të qeverive britanike i kanë bërë shqiptarëve pas valës së emigrantëve të paligjshëm.
Nga ana tjetër Rama ka thënë se ata që folën kundër, i zuri mallkimi shqiptarëve dhe i la jashtë parlamentit.
Starmer: Fakti që unë, kryeministri i parë britanik që vij në Tiranë në këtë takim dy palësh, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën sesi ka krijuar një lloj force marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm të qeverive britanike, por qasja jonë nuk është ajo diplomacia me megafon. Unë nuk dua të bërtas për problemet, po thjesht dua të përvesh mëngët edhe të jem shumë pragmatist dhe t’i zgjidh këto çështje dhe këtë e kemi treguar dhe dëshmuar tashmë. Kjo ka qenë një mënyrë efektive që nga modeli i trafikimit të paligjshëm dhe deri tek bashkëpunimit ushtarak.
Rama: Duhet të jemi të drejtë, nuk është se ka pasur ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo ka treguar me gisht shqiptarët. Kanë qenë disa individë të tjerë që e kanë bërë. Megjithatë, ky nuk është justifikim se ata ishin zgjedhur me votë. Megjithatë, mallkimi i shqiptarëve nuk ishte shumë i mirë për ta se tani janë jashtë parlamentit. Kjo mjafton, nuk ka nevojë për më shumë se kaq.
Nënshkruhen dy marrëveshjet e përbashkëta mes qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott nënshkruan deklaratën
Nënshkruhen deklaratat e përbashkëta mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta.
Ministri i Mbrojtjes dhe ambasadori britanik nënshkruan deklaratën e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.
Në konferencën për mediat, kryeministri britanik Keir Starmer në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve mbi masat e ndërmarra për trafikun e paligjshëm.
Të dy kryeministrat folën për modelin e ndjekur në uljen e valës së emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe në vitin 2024.
Starmer: Ajo çfarë diskutuam ishte efikasiteti që kemi bërë në këto dy-tre vite për uljen drastike të trafikimit të paligjshëm. Diskutuam si të punojmë së bashku për aktivitetet kriminale ndërkufitare. Ky model i veçantë ka qenë më efektivi, ku unë dhe kryeministri mendojmë njësoj, edhe punojmë që ta zgjidhim dhe jo t’i biem rrotull problemeve.
Rama: Modeli që kemi sjellë ne me Italinë, është një model që kërkon kohën e vet për t’u testuar dhe është model që në rast se funksionon, mund të aplikohet në vende të tjera të rajonit. Ndërkohë që dua të shtoj diçka tjetër, ne kemi diskutuar që në procesin e Berlinit në tetor. Pavarësisht se procesi i Berlinit është krijuar nga Merkel për të nxitur integrimin, se në samitin e Londrës ku vendet e rajonit të kenë një fokus për marrëdhënien e Britanisë me Ballkanin Perëndimor dhe shtimit të kësaj fare shqiptaro-britanike për luftën e trafikut të paligjshëm dhe për të siguruar që gjithë kjo hapësirë ku këto rrjete kriminale janë nën kontroll.
Pas disa lajmeve që kanë qarkulluar se Britania po kërkon që të hapë qendra për emigrantët e paligjshëm në disa vende të Ballkanit, mes tyre edhe në Shqipëri, kryeministri Edi Rama bëri edhe një herë të qartë se një marrëveshje të tillë s’do të ketë me asnjë vend tjetër veç Italisë. Përgjigja e Ramës erdhi gjatë konferencës me kryeministrin britanik Starmer, duke thënë se Shqipëria është besnike e martesës me Italinë.
"Kam qenë shumë i qartë kur nisëm këtë proces me Italinë. Kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marr sonë të veçantë, por edhe për falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Dhe për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri", tha Rama.
"Po e diskutojmë këtë çështje me një sërë shtetesh, e shoh si çështje novatore, të re, të rëndësishme dh është në përputhje me punën që kemi bërë për emigracionin, numrin rekord të kthimeve dhe dua ti shtojmë këto qendra kthimi dhe në kohën e duhur do jap edhe hollësi të mëtejshme", u shpreh Starmer.
Kryeministri britanik Keir Starmer komentoi edhe mospjesëmarrjen e Vladimir Putin në bisedimet e paqes në Stamboll. Në konferencën për mediat me Ramën, Starmer tha se Putin është ai që po përpiqet që të zvarrisë gjërat dhe të pengojë paqen, ndërkohë që Ukraina është dakordësuar për një armëpushim pa kushte 30 ditor.
“ Më lini që të jap përgjigje drejpërdrejt, ajo çfarë ka ndodhur sot është provë e mëtjeshme që është Putin që po i tërheq gjërat zvarrë, që po shkakton vonesa për armëpushim. Ukraina ka qenë e qartë prej muajsh se mund të ketë armëpushim 30 ditor pa kushte dhe Putin po pengon paqen. Ka qenë agresori, Rusia e nisi konfliktin dhe ky vend tashmë po pengonpoaqen. Patëm takim të mirë të shtunën e kaluar në Kiev ku arritëm të mblidhnim grup të gjerë vendesh për një qëndrim për armëpushim me sanksione. Për mua është provë e argumentit që e kam thënë, se Putin është ai që po i tërheq gjërat zvarrë prandaj kombet duhet të rradhiten si aleate që të kemi armëpushim dhe sanksione të miratuara në momentin që Putin vazhdon në këtë rrugë.”, u shpreh ai.
Ndërsa kryeministri Rama tha se në këto vite demokraci asnjë lider rus nuk ka shkelur në territorin shqiptar. Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria do të vijojë të jetë krah Ukrainës
“Më duhet t’ju informoj që jeni në një vend i cili që nga ndryshimi regjimit prej një diktatore në një demokraci 35 vjet më parë, asnjë president apo kryeministër rus nuk ka vënë këmbë këtu dhe asnjë prej këtej nuk ka fluturuar në Rusi. Nuk na merr malli, as po kërkojmë ta ndryshojmë sinqerisht por kjo është një histori e gjatë që lidhet historikun tonë, me ish Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë. Thënë kjo duhet të them që ne kemi qenë qysh në krye të herës në krah të Ukrainës e do të vazhdojmë të jemi. Ne jemi të vetëdijshëm që edhe pse ky vend ka kryeministrin më të gjatë në NATO, nuk ka fuqinë apo peshën e shumë vendeve të tjera për të luajtur ndonjë lloj roli madhor apo përcaktuar, por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se jemi të bekuar që kemi lindur në kontinentin e iluminizmit dhe me një hapësirë të njerëzimit ku lindi, pa dritën ëndrra e paqes së përhershme dhe vetë Europa është një projekt që ka qenë gjithnjë i orientuar drejt paqes. Kështu që, ndërkohë që ne do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që të kemi fuqinë për të mbrojtur lirinë tonë dhe vlerat tona, po kështu kurrë nuk duhet te heqim dorë nga kërkimi i paqes. Sigurisht, ndonjëherë duket shumë e padrejtë, por është natyra e të qenit europian dhe e të qenit nga ana e njerëzimit jo e barbarëve, që të kërkojmë paqe edhe me barbarët.”, u shpreh Rama.
Në konferencën për shtyp që mbajti me kryeministrin Edi Rama, Keir Starmer theksoi se do të bashkëpunojnë për të prodhuar dhe shitur automjete ushtarake.
Kryeministri britanik Keir Starmer në konferencën për shtyp me Edi Ramën, tha se do të punojnë së bashku për të prodhuar dhe shitur automjetet ushtarake. Teksa përmendi sigurinë e kontinentit, Starmer vlerësoi edhe qëndrimin dhe partneritetin e Shqipërisë teksa shtoi se ka treguar lidership në botë.
“Mund të shprehem edhe për deklaratën tonë të përbashkët për bashkëpunimin për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes. Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake. Deklaratë e qëllimit sepse dëshirojmë të fuqizojmë sigurinë kombëtare, novacionin dhe rritjen ekonomike të vendeve. Ky është moment që shtetet evropiane duhet të rrinë së bashku, të bëjmë qëndresë ndaj agresionit rus. Do të vizitoj trupat shqiptare dhe të Mbretërisë së Bashkuar që po punojnë së bashku për të mbrojtur lirinë tonë dhe aho që po bëjmë për Ukrainën është dëshmi e qartë e asaj që ne po punojmë në formë kaq efikase. Është mbrojtja e Ukrainës që do të udhëheqim. Ju jam shumë mirënjohës juve dhe Shqipërisë për këtë partneritet që keni treguar në këtë betejë tonën duke treguar lidership në të gjithë botën. Nesër do të mirëprisni samitin, të gjithë udhëheqësit që do të vijnë natyrisht duke u fokusuar te siguria evropiane. Në këtë moment kritik, përçojmë mesazh të qartë që Evropa është e bashkuar, jemi të fortë jashtë nesh dhe të sigurt brenda shtëpitë tona.”, tha Starmer.
Kryeministri britanik Keir Starmer uroi kryeministrin Rama për fitoren në konferencën për shtyp.
Përgëzime, urime për fitoren zgjedhore dhe është vërtetë gjë e madhe që jam në Shqipëri. Ecuria jonë e përbashkët dhe progresi në uljen numrit të gomoneve, ka qenë ulje e konsiderueshme dhe kjo është mesazh i qartë i asaj që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht me njëra tjetrën. Kemi edhe marrëveshjen tonë të përbashkët për transferimin e personave të dënuar. Dëshirojmë që këta të dënuar të vuajnë dëbim në Shqipëri. Kemi mbështetur të rinjtë që të kenë jetën në Shqipëri. Shqipëria është aleat i fortë i NATO-s dhe partner kyç në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer po japin një konferencë të përbashkët pas takimit që zhvilluan ‘kokë më kokë’.
Rama në fjalën e tij ka folur mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për parandaluar trafikun e paligjshëm.
"Besoj në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, ku kemi harxhuar shumë sinergji në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë kundër trafikut të paligjshëm dhe përfitoj nga rasti edhe nga të dërguarit e medias, është që kemi shifra shumë të suksesshme që rrëzojnë mitin se shqiptarët janë problem për Britaninë. Në vitin 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë është disa qindra, ndërkohë kur ne shtyjmë përpara task-forcën pati 12 mijë. Pra, ky miti se shqiptarët janë problem për Britaninë nuk është i vërtetë, edhe pse kjo gënjeshtër ka marrë statusin e së vërtetës. Nga ana tjetër dua të theksoj një shifër, se kur thuhet 1 në 50 shqiptarë janë në burg, ndërkohë është 10 fish më e ulët."-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me homologun britanik Keir Starmer, tha se është koha që të zgjidhet edhe një tjetër problem me emigrantët shqiptarë që jetojnë atje, të cilët kanë përdorur identitet të Kosovës. Kreu i qeverisë theksoi se mijëra shqiptarë janë kontribuues të rregullt në shtetin britanik dhe është e papranueshme që të stigmatizohen sikur janë problem atje.
“Është koha për të shqyrtuar një tjetër problem që kemi në Britaninë e Madhe me shumë shqiptarë që kanë arritur dhe janë sistemuar vite më parë dhe të integruar, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur pasaporta ose identitet të Kosovës, me pranimin si refugjat lufte. Dhe ata sot jetojnë me dy identitete, një për shtetin britanik, një këtu në Shqipëri dhe kanë probleme të vazhdueshme që mund t’u jepet zgjidhje duke qenë se janë qytetarë të integruar plotësisht prej më shumë se 20 vitesh dhe janë kontribues në ekonomi dhe jetën shoqërore.
Janë 50 mijë shqiptarë me pasaporta britanike që kontribuojnë në shtetin britanik dhe afro 50 mijë të tjerë me pasaporta shqiptare si kontribues të ndershëm dhe të rregullt dhe është e papranueshme për ne që shqiptarët të vazhdojnë të stigmatizohen sikur janë problemi i Britanisë së Madhe. Me kryeministrin kemi folur edhe për shkëmbimet tregtare. Kemi rritje krahasuar me më parë, rreth 27%, por shuma e përgjithshme e shkëmbimeve tregtare është më pak sesa buxheti i skuadrës së Crystal Palace. Kështu që është mirë të rrisim pak më shumë.”, u shpreh Rama.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në takimin mes dy liderëve u theksua vizioni i përbashkët për të ardhmen që bashkon Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy vende me marrëdhënie që datojnë prej 104 vjetësh. Presidenti Begaj vlerësoi miqësinë dhe partneritetin mes dy shteteve, si dhe rëndësinë e vizitës së Kryeministrit Starmer në forcimin e këtij bashkëpunimi.
Presidenti falënderoi Kryeministrin britanik për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për kontributin në nxitjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ai e konsideroi pjesëmarrjen e Kryeministrit Starmer në Samitin e Komunitetit Politik Evropian si një sinjal domethënës për rëndësinë që Britania i kushton rajonit.
Në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, përfshirë shkollimin e oficerëve shqiptarë në akademitë britanike, stërvitjet e përbashkëta dhe kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në misionin KFOR në Kosovë.
Presidenti Begaj theksoi se paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kërkojnë angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe BE-së. Në këtë kontekst, ai përmendi rëndësinë e Planit të Rritjes dhe investimeve në Korridorin XIII si elementë kyç për forcimin e sigurisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë, së bashku me kryeministrin Britanik Starmer, në Portin e Durrësit. Pas takimit, Hoxha bën me dije se panë nga afër masat dhe kontrollet kufitare në port.
Hoxha thotë se diskutuan gjithashtu edhe për rezultatet e konferencës së fundit që u mbajt në Londër lidhur me menaxhimin e emigracionit të paligjshëm. Përmend gjithashtu bashkëpunimin e fortë mes dy vendeve.
"Prita sot Kryeministrin e Britanisë së Madhe Keir Starmer, në të parën vizitë zyrtare në Shqipëri, dhe pamë nga afër masat konkrete e kontrollet kufitare në Portin e rëndësishëm të Durrësit. Së bashku me Britaninë e Madhe kemi ndërtuar histori suksesi, në menaxhimin e migracionit të paligjshëm.
Fola me Kryeministrin Starmer mbi rezultatet e konferencës së fundit që u mbajt në Londër ku mora pjesë si përfaqësues i palës shqiptare. Me Anglinë kemi ndërtuar një bashkëpunim të fortë dhe efikas. Ndihma e tyre ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve tona policore. Tashmë kemi oficerë të Policisë së Shtetit që punojnë në skuadra të përbashkëta hetimore me Policinë britanike.
Ndajmë bindjen se rezultatet mbresëlënëse kundër migracionit të paligjshëm do t'i zgjerojmë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar", ka shkruar ministri Hoxha.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Kryeministri, pas takimit që pati me presidentin Bajram Begaj.
Ai u prit me ceremoni zyrtare, përpara se të hyjë në kryeministri dhe të zhvillojë takim me kreun e qeverisë shqiptare.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mirëpritur me një ceremoni zyrtare homologun e tij britanik, Keir Starmer, i cili po qëndron për herë të parë në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Rama theksoi se kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve dypalëshe dhe partneritetit midis Tiranës dhe Londrës.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj. Stramer ka ardhur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri.
Begaj ka pritur të parin Kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar që viziton Shqipërinë.
“Mirë se erdhe në Tiranë, Keir Starmer, i pari Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar që viziton Shqipërinë. Uroj dhe besoj që kjo vizitë do ta forcojë më shumë bashkëpunimin tonë drejt partneritetit strategjik”, -thotë Begaj në postimin e tij.
Kryeministri britanik do të zhvillojë një konferencë të përbashkët më pas me kryeministrin Edi Rama ku pritet të nënshkruhen dhe disa marrëveshje strategjike mes dy vendeve.
Komente
