TIRANË- Duke e quajtur një program qeverisës realist dhe jo premtime elektorale, që i flet qytetarit në mënyrë të drejtpërdrejtë, në një sallë ovale, kryeministri Edi Rama shpalosi ambiciet për mandatin e katërt.
“Të gjitha këto nuk janë premtime në hava, janë të gjitha kalkulime. Programi ynë qeverisës, se ky nuk është program elektoral, është program qeverisës, është hulumtuar me detaje”, tha Rama.
Gjatë u ndal te përfitimet direkte për qytetarët: Paga mesatare, pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.
"Ne do t'u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t'u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh", tha Rama.
Rritja do të prekë sërish mësuesit e mjekët.
"Mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro. Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të shkojë të prekë tavanin 2000 eurove", tha Rama.
Me uljen e papunësinë në shifrat e 6%, njëjtë sa ç’është edhe norma e BE-së, Rama tha se brenda 2030-ës, pensionet minimale do të jenë 200 euro ndërsa ai mesatar 400 euro.
Deri në 2029, taksa për biznesin e vogël nuk do të ketë ndryshime, duke vijuar të jetë 0% ndërsa ajo për biznesin e madh 15%. Por këtu, kryesocialisti shpalosi objektivin madhor: Paqen fiskale!
“Në mandatin e katërt ne do të kemi një paqe fiskale të negociuar me biznesin, një instrument i njohur qysh në kohëra shumë të vjetra, të cilën latinët e quanin Pax Fiscalis Cum Negotiis. Më pëlqen shumë kjo ide dhe do t’i propozojmë biznesit, qysh në qershor, një marrëveshje paqeje të negociuar fiskale për një periudhë 3-vjeçare, ku 15% i tatimit do të paguhet mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë që biznesi do të deklarojë mbi atë normë, do të tatohet vetëm 5%. Kjo është një paqe që nënkupton edhe fundin e çdo lloj inspektimi tek biznesi, të çdo lloj kontrolli dhe të çdo lloj minuti të harxhuar për kontrolle bazuar mbi një marrëveshje paqeje, por kjo do të nxjerrë në dritë edhe shumë të ardhura të padeklaruara për arsyet që i dimë që biznesi nuk i ka deklaruar veç faktikisht hyn edhe tek një sërë borxhesh e historisë që as nuk kanë për t’i paguar kurrë po të duash”, nënvizoi Rama.
Në mandatin e katërt mbetet i pandryshuar regjimi për biznesin e vogël. Rama theksoi se deri në 2029, Shqipëria do të vazhdojë të jetë, jo vetëm i vetmi vend me zero taksë për biznesin e vogël në rajon, por dhe vendi me nivelin më të ulët absolut të taksave në rajon për të punësuarit, ku 93% e të gjithë atyre që marrin një pagë në Shqipëri paguajnë më pak se 10% nga pagat
“Ne jo vetëm zeruam taksën, po dhe e rritëm nga 55 në 140 mijë euro, tavanin e xhiros vjetore që llogaritesh biznes i vogël dhe e hoqëm TVSH për gjithë biznesin e vogël, me një xhiro deri në 100 mijë euro. Ky regjim e kemi premtuar dhe do ta mbajmë edhe në mandatin e katërt, do të mbetet i pandryshuar”, tha Rama.
Në mbështetje të biznesit Kreu i Qeverisë tha se do të lëvrohen mbi 2 miliardë euro ekstra në formën e kredisë dhe garancisë nga dy banka, nga Banka e Shqipërisë dhe ajo e Zhvillimit, ndërkohë që 1 miliardë euro të tjera do të mobilizohen nga paketa Smart Albania.
Falë këtij mobilizimi financiar, Kryeministri vuri në dukje se “ne do të gjenerojmë rreth 8 miliardë euro ekstra në ekonomi, si dhe do të krijojmë deri në 100 mijë mundësi të reja për punë, por më e rëndësishmja për punë të mirëpaguar”.
Jo të pakta qenë risitë e programit të mandatit të katërt qeverisës në shëndetësi, arsim e mbrojtjen sociale. Në shpalosjen e programit qeverisës, Rama tha plan ambicioz për t’u realizuar brenda mandatit të katërt është edhe programi After School, si dhe shoqëria publike për transportit falas të nxënësve.
Në Shëndetësi buxheti do të arrijë 1 miliardë euro deri në vitin 2025 ndërsa paga e një mjeku do të jetë deri në 2000 euro. Në arsim premton rritjen e pagës për mësuesit në 1200 euro, ndërsa do të ndërtohen dhe 200 shkolla të reja. Një vëmendje të vecantë do të jetë arsimi profesional duke investuar 60 milionë euro dhe synohet dyfishimi i numrit të nxënësve.
Premton afro 500 milionë euro vlerën totale të investimeve në bujqësi e synon objektivin super-ambicioz të 1 miliardë euro eksporteve. 24 orë ujë në 90 % të territorit shqiptar, ndërsa në 2030 Shqipëria do të jetë e pavarur energjetikisht dhe do të mund të eksportojë energji.
- Paga mesatare në sektorin publik është rritur nga 372 euro në 1000 euro dhe do të arrijë 1200 euro deri në vitin 2030.
- Paga minimale ka kaluar nga 157 euro në 400 euro dhe do të rritet në 500 euro deri në janar 2026.
- Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur nga 9.6 miliardë euro në 25 miliardë euro, me synim 35 miliardë euro deri në vitin 2030.
- Në vitin 2030, papunësia do të arrijë nivelin e mesëm të BE-së (6%).
- Numri i të punësuarve është rritur me 300,000, nga 1.023 milion në 1.327 milion.
- Pensioni mesatar është rritur nga 86 euro në 175 euro dhe do të arrijë 400 euro në vitin 2030.
- Janë nënshkruar marrëveshje për njohjen e pensioneve me shtete të tjera, përfshirë Italinë. Brenda mandatit të katërt duan të mbyllin marrëveshjen me Greqinë.
- Do të vazhdojë regjimi me taksë 0% për bizneset e vogla dhe taksë 15% për bizneset e mëdha.
- Propozohet një "Paqe Fiskale" për biznesin, ku tatimi mbi fitimin do të lidhet me rritjen ekonomike dhe kontrolli për bizneset do të ndalet.
- Eksportet janë rritur nga 2.8 miliardë euro në 8.4 miliardë euro dhe do të mbështeten me kredi dhe garanci shtetërore për bizneset.
- 238,000 nxënës përfitojnë tekste falas dhe 450 shkolla janë ndërtuar, me plan për 200 shkolla të tjera deri në fund të mandatit.
- Laboratorët inteligjentë janë shtuar dhe do të arrijnë 1000 deri në fund të mandatit të katërt.
- Programi i ushqimit në shkolla dhe transport falas për nxënës nga shtëpia në shkollë.
- Do të dyfishohet numri i nxënësve në arsimin profesional dhe do të investohen 60 milionë euro në shkolla profesionale.
- Janë rindërtuar 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, dhe do të përfundojnë të gjitha deri në vitin 2030.
- Programi i shëndetësisë përfshin gjithashtu mbështetje për rinovimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
- 10% e prodhimit është fotovoltaik, dhe pritet që deri në vitin 2030 kjo të arrijë në 30%
- 22% e territorit të Shqipërisë është tani zonë e mbrojtur dhe është zhvilluar një legjislacion i ri evropian për menaxhimin e këtyre zonave.
- Regjistrimi fillestar i të gjitha pasurive do të përfundojë brenda vitit 2028
- Brenda 2028 do të mbyllet i gjithë procesi i legalizimit
- Krijimi i një rrjeti të qendrave kulturore shqiptare në shtete ku ka shqiptarë si Itali, Greqi, SHBA, Gjermani, Angli, Francë etj.
-Së shpejti një anije luftarake të madhe.
- Ka filluar ndërtimi i kapaciteteve për prodhimin e municioneve, armëve, dronëve dhe mjeteve të blinduara "Made in Albania" që do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare.
- Deri në vitin 2026, 12 qytete qendër qarku do të jenë të pajisura me kamera inteligjent
- Plani i një amnistie periodike për gratë dhe të miturit
Ndiqni lajmet në zhvillim për të gjitha pikat kryesore të programit të PS
Kryeministri premton se brenda vitit 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut
Brenda vitit 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut. Do kalojmë në një nivel tjetër, nuk do kemi më policë nëpër rrugë, nuk do kemi më postblloqe, nuk do kemi më njerëz që dalin nga ferra me uniformë, edhe që thonë “Ndalo”, dhe ti s'di të ndalosh a mos ndalosh, se mund të mos jenë ekzaktësisht ata që thonë që janë. Synimi është që gjithë kjo infrastrukturë të përfundojë. Bindja është që do të përfundojë, pse? Sepse të gjitha këto që thashë janë të financuara, nuk janë të vizatuara, janë të financuara nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e marra prej ËBAF-it, që është Fondi i Ballkanit Perëndimor i Investimeve që mbështeten nga Bashkimi Europian.
Kryeministri Rama premton se në mandatin e katërt papunësia do të ulet në nivelin 6%, ndërkohë që pensioni mesatar do të jetë 400 euro, dhe pensioni minimal 200 euro. Sa i takon marrëveshjeve për njohjen e pensioneve premton që brenda mandatit të katërt të firmosë marrëveshjen me Greqinë.
Ne e kemi reduktuar me 40% shkallën e papunësisë dhe nga 17.5%, që ishte në vitin 2014, në më poshtë se 9%. Pra, kemi arritur objektivin që papunësinë ta ulim në një shifrore dhe sot është 8.8 për të qenë të saktë.
Shqipëria 2030 do ta ketë në normën e Bashkimit Europian mesatar në Bashkimin Europian 6%.
Tani shumëkush na e përmend atë 300 mijë vende pune. Përgatituni t'i jepni përgjigje me shifrat në librin e të punësuarve, në regjistrin e të punësuarve të Republikës së Shqipërisë.
Kur ne e morëm detyrën, Shqipëria kishte 1 milion e 23 mijë të punësuar. Kur ne morëm detyrën, Shqipëria kishte 1 milion e 23 mijë të punësuar. Sot, numri i të punësuarve në regjistrin e vitit 2024 është 1 milion e 327 mijë. Pra, nga 1 e 23 në 1 e 327, janë apo nuk janë më shumë se 300 mijë vende të reja pune kështu thotë regjistri, kështu thonë pagat që jepen, kështu thonë të ardhurat që merren nga ato paga.
Pensioni mesatar, ku ne e morëm detyrën ishte vetëm 86 euro, ndërkohë që në 2024 u bë 175 euro.
Këto shifra nuk na ndihmojnë as për të thënë që ne jemi relativisht të kënaqur, siç jemi me të gjitha të tjerat relativisht të kënaqur, por as për të dhënë një sens të atij që do të jetë mandati katërt.
Prandaj ambicia jonë është që në Shqipëri, në 2030, pensioni mesatar të jetë 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota. Ndërkohë që, pensioni minimal për të gjithë të tjerët, ne do të synojmë që të shkojë në 200 euro, pra pavarësisht të gjitha të tjerave.Nga marrja e detyrës kemi nënshkruar 16 marrëveshje me vende të tjera për njohjen e ndërsjellë të pensioneve, nga të cilat përfitojnë qindra e mijëra bashkatdhetarë.
E gjetëm me dy marrëveshje, me dy vende ku s'kishte pothuajse fare njerëz nga Shqipëria, që pretendonin pensionet, kishte, po shumë simbolike.
Mbyllëm marrëveshjen me Italinë, tani është aktive. Brenda mandatit të katërt duan të mbyllin marrëveshjen me Greqinë, por i rikthehen Shqipërisë në Bashkimin Europian, i rikthehen pasaportës Europiane të Shqipërisë, sepse me hyrjen në Bashkimin Europian, e thashë dhe më parë dhe po e përsëris, të gjithë ata në Greqi që kanë problem njohjen e pensionit, marrin atë pasaportën e kuqe me shqiponjën tonë dy krenare me logon sipër Bashkimi Europian, Republika e Shqipërisë dhe ju mjafton të jetojnë në Greqi të barabartë mes barabartësh, edhe në aspektin e të drejtave të pensionit dhe menjëherë ju njihen vitet e punës dhe menjëherë mund ta transferojnë pensionin nga atje këtu, nga këtu atje atë që kanë erj,etj.
Në fushën e rendit kryeministri Rama premton se në mandatin e katërt brenda vitit 2026, çdo shtetas shqiptar do të pajiset me kartën e identitetit digjital, e cila do të jetë gjithashtu pjesë e Kartës Europiane të Identitetit Digjital.
Po kështu deri në vitin 2026, 12 qytete qendër qarku do të jenë të pajisura me kamera inteligjente
Vijmë tek rendi, numri i viktimave, si pasojë e vrasjes me dashje, është ulur dy herë e gjysmë që kur morëm detyrën, dy herë e gjysmë. Kishim 3.8, thuajse 4 të vrarë për 100 mijë banorë, kemi 1, diçka për 100 mijë banorë. Dhe është e rëndësishme që brenda vitit 2026 do të pajisin çdo shtetas shqiptar, edhe me kartën e identitetit digjital, e cila do të jetë në të njëjtën kohë, me përgatitjet që po bën edhe Bashkimi Europian për Kartën Europiane të Identitetit Dixhital.
Brenda vitit 2026, 12 qytetet qendër qarku do të jenë të futura në programin e monitorimit me kamera inteligjente që do ta ngrenë rrjetin e integruar të sigurisë në një nivel krejt tjetër, si asnjëherë më parë, duke shpeshtuar parandalimin, duke shpejtuar kohën e reagimit ndaj keqbërësve dhe identifikimin e tyre.
Fola për drejtësinë, por nga ana tjetër kemi drejtësinë për të gjithë, jo thjeshtë drejtësinë si luftë kundër korrupsionit në nivelet e lartë dhe këtu kemi në plan që të kemi një amnisti periodike për gratë dhe për të miturit. Dhe po ashtu, jemi shumë të përkushtuar ndaj një projekti inovativ që bëhet si modeli i parë në rajon, ndërtimi i institutit të të miturve në konflikt me ligjin, jo më vetëm burg për të miturit, por një model inovativ që bazohet në edukim, bazohet në riintegrim dhe vendos Shqipërinë në një pozicion pararojë në Bashkimin Europian, ku Franca dhe ndonjë vend tjetër janë duke eksperimentuar me shumë sukses këtë model.
Po ashtu, synojmë të digjitalizojmë përfundimisht edhe sistemin e drejtësisë. Shpresojmë në bashkëpunimin e pushtetit të pavarur gjyqësor në mënyrë që të kemi të një transformim në efikasitet të sistemit të drejtësisë kur vjen puna tek qytetarët.
Për politikën e jashtme besoj që keni plot çfarë të flisni, por unë dua të fokusohem tek ato që janë përfitimet e drejtpërdrejta të emigrantëve të shteteve shqiptare që jetojnë jashtë.
Ata kishin zero shërbime online, sot kanë 52 shërbime që i marrin pa lëvizur fare nga vendi jashtë kufijve. Dhe nga ana tjetër, pa llogaritur këtu, uljen e madhe të kostove edhe kursimin e energjisë dhe të stresit në marrjen e këtyre shërbimeve.
Sot shqiptarët udhëtojnë në 126 vende pa vizë. Kemi nënshkruar 11 marrëveshje për njohjen dhe konvertimin e patentës shqiptare, por këtu përsëri hyn tek pasaporta në BE. Me pasaportën në BE, nuk ka më diskutime që edhe patenta është po njësoj. Dhe e mbyll me shërbimet e përgjithshme lufta kundër korrupsionit të vogël, lehtësimi i aksesit të qytetarëve në shërbime, heqja e sporteleve ku zhvilloheshin të gjithë mini-dramat e shoqërisë shqiptare dhe nga një grusht shërbimesh online, kur ne morëm detyrën, sot janë 1252 të tilla.
Vetëm vitin e fundit, vetëm vitin e fundit, përmes platformës si e-Albania kemi ofruar 15.2 milionë shërbime, ose pesëfishi i vitit 2019, kur e-Albania mori hov falë faktit që ra COVID dhe njerëzit u orientuan drejtë e-Albanias.
Falë këtij transformimi bazuar në audit ndërkombëtar që i kemi bërë i e-Albanias janë kursyer 620 milionë euro nga xhepat e qytetarëve, 33 milion euro u janë kursyer emigrantëve, falë e-Albanias.Nëse s'do ishte e-Albania, 620 milionë euro, do kishin ikur për të marrë këto shërbime. Koha e kursyer, koha që u është kursyer, të gjithë atyre që kanë marrë shërbime nga e-Albania është sa 25 mijë rrotullime rreth tokës dhe 75.5 milionë fletë letre janë kursyer dhe si rrjedhojë edhe një numër i konsiderueshëm drurësh nuk janë prerë dhe ngrënë nga burokracia.
Sa i takon fushës së mbrojtjes, kryeministri Rama tha se kanë dhjetëfishuar investimet për këtë diakster, nga 28 milionë euro në 280 milionë euro. Rama tha se sot ushtria shqiptare është ushtria më e paguar në rajon dhe theksoi se deri në 2030 pagat e ushtarakëve të jenë sa mesatarja e ushtrive të NATO-s. Kreu i qeverisë tha se së shpejti flota detare do të pajiset me një anije luftarake të madhe dhe 3 anije të tjera luftarake. Po ashtu, kreu i qeverisë lajmëroi se do rilindin shkollën e aviacionit.
"E kemi dhjetëfishuar investimin në fushën e mbrojtjes. E di sa kishte mbrojtja në 2013? Është e pabesueshme , 28 milionë euro. 28 milionë euro ushtrinë më të keqpaguar në Evropë, përveçse një ushtri e kapur keq, edhe nga korrupsioni, nga shitja e vendeve për të ikur deri edhe në Afganistan. Sot është 280 milionë euro. Pesëfish rekrutime në forcat e armatosura, sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit, me një pagë mesatare, jam shumë krenar për këtë, më të lartë se gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Edhe Serbinë kemi sapo kaluar me pagat në ushtri dhe synojmë që brenda mandatit të katërt në Shqipërinë 2030, paga mesatare e ushtrisë shqiptare e forcave tona të armatosura të jetë në mesataren e ushtrive të NATO-s. Pa folur pastaj ç'kemi bërë në gjithë ato ferra, në gjithë ato rrënoja, në gjithë ato maskarada që gjetëm në të ashtuquajturin territor të Planit të Përhapjes. Një ferrnajë që sot është bazë ajrore taktike e NATO-s. Një forcë luftimi e lënë rrugëve, sot me fuqi zjarri, me flotë helikopterësh, së shpejti, edhe me një anije luftarake të madhe, përveç anijeve luftarake më të vogla që kemi, me dron luftarak. Të gjitha këto janë vetëm baza, janë vetëm fillimi, janë vetëm fillimi i një transformimi që ka ardhur edhe si shtysë e kohës që jetojmë. Industria ushtarake ka filluar të hedhë themelet për të prodhuar këtu municione, armatime, dron luftarakë, mjetet e blinduara Made in Albania së shpejti, të gjitha këto do të mund të tregohen qytetarëve të Republikës Shqipërisë. \
Shkollën e aviacionit do ta rilindim. Kemi bërë një marrëveshje mirëkuptimi me një partner shumë të rëndësishëm të fuqishëm ndërkombëtar dhe brenda vitit 2028, do të kemi edhe kampusin modern të Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë, ku ka filluar ndërtimi, një pjesë edhe e kemi treguar për publikun.
Flota detare e Republikës së Shqipërisë, siç thashë do të ketë një super anije së shpejti dhe do të bëhet me tre anije luftarake të reja. Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion këtë verë duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet dy avionë zjarrfikës në dispozicion në gatishmëri për ne, papritur që të vijë nga një vend apo nga një vend tjetër.
Punët e brendshme kur morën detyrën, aksidentet fatale në rrugë ishin sa dyfishi i mesatares europiane. Sot jemi më mirë sesa Serbia, se sa Mali i Zi dhe se disa vende të rajonit që janë anëtarë të BE-së si Rumania dhe Bullgaria. Kemi ende punë për të bërë për mesataren e Bashkimit Europian, por jemi shumë më mirë. Fakti është 13 vdekje për 100 mijë banorë kur ne morëm detyrën, sot kemi zbritur në 7 për 100 mijë. Ndonëse numri i automjeteve në qarkullim është më shumë sesa dyfishuar. Dhe rrezikshmëria e vdekjes në aksident është ulur me 75%, çka tregon që kemi një përparim të ndjeshëm në këtë drejtim.
Me qendrën e madhe, ku do të jetë edhe cirkuit i Formula 1, po ku në fakt elementi përmbajtësor qendrës do të jetë siguria rrugore, do ta ngrejmë edhe sigurinë rrugore në mesataren e Bashkimit Europian, pa diskutim.
Në programin e katërt të qeverisë në kulturë janë tre 3 projekte madhore: Galeria Kombëtare, Teatri Kombëtar dhe Muzeu i Madh Kombëtar. Po kështu në plan është ngritja e Qendrave Kulturore Shqiptare në Botë
Në kulturë kemi realizuar diçka shumë të rëndësishme që prek shumë komunitetet fetare.
650 operacione shpëtimi dhe restaurimi të objekteve pasuri kulturore, natyrisht, shumica dërrmuese në mos të gjitha janë objekte kulti që ishin në prag të zhdukjes. Dhe që kur ne kemi marrë detyrën, edhe kjo është për t'u shënuar, jemi e para qeveri nga momenti i ndryshimit të sistemit që ka ndërtuar teatro dhe ka ndërtuar muze. Këneta ka ndërtuar dhe rindërtuar vetëm 1 pavijon, që nga një pavijon historik e ktheu në një pavijon thuajse psikiatrik në katin e tretë a të katërt të Muzeut Kombëtar.
Hiq ca, fut ca, vër ca tela atje me demek persekutimi domethënë një absurd, një banalitet, një turp.
Ne kemi bërë krejt të reja 20 salla teatri dhe kemi ndërtuar 20 muzeume, rindërtuar ose ndërtuar nga e para disa prej tyre. Jemi sot për mandatin e 4 me 3 vepra madhore, me tre vepra madhore: Galerinë Kombëtare, Teatrin Kombëtar dhe Muzeun e madh Kombëtar që janë të treja në faza të ndryshme të procesit, dy janë në kantier. Muzeu Kombëtar së shpejti do të jetë dhe ai në kantier.
Më tutje, një ambicie që i ka ardhur koha është fillimi i ngritjes së rrjetit të qendrave kulturore shqiptare në Itali, në Greqi, në SHBA, në Gjermani, në Angli, në Francë, etj, një kërkesë që vjen nga diaspora dhe të cilën ne duam ta adresojmë bashkërisht me diasporën, por sot kemi më shumë mundësi që të hyjmë edhe me financim.
Gjatë prezantimit të programit të PS, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te Kadastra. Rama tha se brenda vitit 2026, do të përfundojë digjitalizimi i plotë i sistemit të kadastrës falë financimit të përbashkët nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian.
Rama tha se kur mori detyrën gjeti vetëm 21 750 legalizime, ndërkohë që gjatë 8 viteve qeverisje kryen 270 mijë legalizime e ky proces synohet të mbyllet brenda vitit 2028.
"Vijmë tek kadastra, problem me të cilin përballemi, përballeni çdo ditë. Brenda vitit 2026, falë edhe financimit të përbashkët tonin dhe të Bashkimit Evropian do të përfundojmë plotësisht digjitalizimin, më në fund. Vite të tëra punë në një kaos, në një anarki, në një rrëmujë, në një çmenduri që nuk e ke kaluar asnjë vend absolutisht të Evropës, nuk diskutohet. Po ashtu, regjistrimi fillestar.
Do të mbyllet i gjithi brenda vitit 2028 dhe nga ai moment gjithçka do të jetë ndryshe, transparente dhe e lexueshme drejtpërdrejt, qoftë nga qytetari, qoftë nga biznesi. Legalizimet: 21750, - se këtë e di përmendësh - ishin në ditën që ne morëm detyrë, tetë vjet këneta nxiti ndërtime pa leje nga të katër anët dhe legalizoi vetëm 21 750. 270 mijë legalizime kemi kryer ne. 270 mijë legalizime deri në fund të 2024 dhe brenda vitit 2028 do të mbyllen edhe ato që kanë mbetur. Ky është synimi", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria turistike është bërë trend evropian. Ndërsa paraqiti programin për PS, Rama tha se nga 12 mln turistë që ishin në 2024, synojnë që kjo shifër deri në 2030 të arrijë në 20 milionë. Rama nënvizoi se turizmi tani kontribuon me 5 miliardë euro në ekonomi, duke përfshirë rritjen e rëndësishme të numrit të hoteleve me pesë yje, aktualisht 50.
“Për turizmin kemi shumë për të folur. Kemi shumë për të folur në çdo qark. Por atyre që ishin mësuar të mburreshin me 1 milionë turistë, ku turistë më llogarisnin dhe mua dhe ju sa herë hynim me dilnim, ndërkohë që ne turistë llogarisim vetëm ata që kanë pasaportë tjetër, jo pasaportë shqiptare, u duhet përplasur pasqyra e jashtëzakonshme e këtij transformimi. E jashtëzakonshme. Është rritur dhjetëfish. Dhjetëfish. Shqipëria turistike është bërë trend evropian. 12 milionë turistë në 2024.
Viti ka nisur janar-shkurt, 20 % më shumë vizitorë sesa janar-shkurti i vitit të kaluar. Mund të shkojmë në 20 milionë pa asnjë frikë në 2030, por nga ana tjetër duhet të ngadalësojmë turizmin masiv dhe duhet të fokusohemi shumë më tepër tek turizmi elitar dhe ekologjik dhe kemi rrugës projekte madhore, projekte që do të impaktojë në mënyrë serioze prodhimin e përgjithshëm kombëtar të vendit (PBP).
Turizmi kontribuonte me shumë më pak se 1 miliardë euro në ekonomi, sot jemi thuajse 5 miliardë euro të ardhura vetëm nga turizmi.
Hotelet. S'kishte një hotel real me pesë yje. Yjet prodhoheshin, prodhoheshin tek partia. Emrat e hoteleve ishin kombinime mbiemrash edhe emrash kalamajsh. Sot kemi mbi 50 kontrata me hotele me pesë yje, të gjitha brandet e mëdha janë të interesuara të vijnë në Shqipëri. Dhe kini parasysh një gjë, nga banorët e Republikës së Shqipërisë ka pasur një numër shumë të rëndësishëm daljesh jashtë vendit për pushime apo për biznes. Dhe ky numër është 3-fish i numrit që ishte. Pra, banorët rezidentë në Republikën e Shqipërisë kanë dalë tre herë më shumë për turizëm biznes jashtë. Ça tregon kjo që janë varfëruar apo që sot kanë më shumë mundësi, ndërsa brenda Shqipërisë në 2024 kanë lëvizur për turizëm 979 456 individë. Të gjitha këto janë të regjistruara. Lëvizjet për turizëm, e pamendueshme, e pamendueshme, e pamendueshme, jo shumë vite më parë”, tha Rama.
Përsa i përket mjedisit, Rama theksoi se 22% e territorit të Shqipërisë është shpallur zonë mbrojtur, dhe se legjislacioni për zonat e mbrojtura është plotësuar me standardet më të larta evropiane.
“Vijmë te mjedisi. Edhe tek mjedisi kemi shumë për të thënë në të gjithë territorin, por pika ku unë do të përqendrohem është rritja e sasisë së hapësirës së zonës mbrojtura në 22 % të territorit, 22 % të territorit, ne e kemi zonë të mbrojtur dhe kemi legjislacion të ri komplet evropian për zonat e mbrojtura, që i gjetëm të mbushura me çibanë dhe me tumore kënete nga të katër anët dhe në Shqipërinë 2030, synimi ynë është që të jemi një vend ku mbledhja dhe riciklimi i mbetjeve jo vetëm janë konform kuadrit të BE-së, por janë në një nivel tjetër nga ky që kemi sot, që është ku e ku me atë që kishim, por që është i pamjaftueshëm për atë që duhet të kemi”, vijoi Rama.
Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e PS për mandatin 4, ku u ndal edhe tek fusha e energjisë. Ai nënvizoi se për herë të parë, qeveria aktuale ka rritur prodhimin e energjisë dhe ka zgjeruar burimet e saj, duke u bërë më pak të varur nga importet. Një tjetër arritje e theksuar ishte ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë me 10.5% që nga 1 shkurti, ku 95% e klientëve familjarë përfituan ulje çmimi.
“Vijmë tek gropa më e madhe ku ne e gjetëm Shqipërinë në 2013, energjia. 50% për qind e prodhimit që transmetohej në rrjetë, humbiste, vidhej. Sot jemi në normat pak a shumë të mesatares europiane dhe ajo që është më e rëndësishmja që duhet ta dinë të gjithë, për herë të parë, për herë të parë, qysh se ne kemi marrë detyrën, një qeveri e Shqipërisë ka rritur prodhimin, pra ka rritur burimet dhe ka rritur kapacitetet prodhuese të Shqipërisë. Nga një anë, burimet sot nuk janë vetëm hidrike, siç ishin. 10% e prodhimit sotëm të Republikës së Shqipërisë është fotovoltaik, në 2030, duke shkuar 30% dhe në mandatin e katërt, ne do të marrim përfundimisht, përfundimisht, pozicionin e një vendi sovran në energji, nuk do kemi më nevojë të importojmë energji nga askush, përkundrazi, jo vetëm do të kemi për vete, por do të mund t'ju eksportojmë të tjerëve.
Tani, kur ne morëm detyrën, fuqia e përgjithshme prodhuese, se kjo është shumë e rëndësishme, kjo ishte fuqia e përgjithshme prodhuese e Shqipërisë. Ju kujtohet këneta, ndoshta duke u bazuar edhe te uji vetë, premtonte Shqipërinë superfuqi energjetike. Diku ma kapi veshi prapë në një nga ato uuuu-të e bufit. Superfuqia energjetike e premtuar ishte kjo, gjithë ajo shifër lart është sekretari i parë i sekretarit, që u bë pastaj kryetari i partisë opozitare.
E kishte bërë shoku Enver atë bashkë me diktaturën. Këneta shtoi vetëm këtë shifër këtu dhe e shtoi me skemë mbështetëse, pra duke i dhënë lekë kompanisë që ndërtoi dhe prodhimin këneta e rriti vetëm me 241 MËH. Shikoni, sot prodhimi ishte atje kur ne e morëm, pra, shoku Enver me shokun Buf, atje, këtu është rezultati.
Pra, dyfish prodhim, 3298 MËH dhe këtu do shkojmë në 2030. Kjo do të jetë Shqipëria sovrane dhe të gjitha këto janë të planifikuara nuk janë ëndrra, janë të gjitha në tavolinat e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.
Dhe ka dhe një gjë tjetër që shoku Buf bëri, që është një nga krimet më të mëdha ekonomike që i janë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve nga pushtetarët, që katër hidrocentrale ia mori popullit dhe ia dha një privati. Nuk e bën njeri këtë, nuk ndodh kjo asgjëkund. Nuk ndodh, ia mori popullit dhe ia dha një privati dhe pse ia dha? Në këmbim të TVSH, ia hoqi sistemit publik dhe ia dha një privati, pra 50% e prodhimit të shokut Enver, vidhej. Ndërkohë që, sot ne kemi, jo vetëm dyfish prodhim nga çfarë gjetëm nga shoku Enver me shokun Buf, por kemi edhe një rënie drastike të humbjeve në rrjet, ndërkohë që sot vjedhja e energjisë është një gjë shumë e rrallë dhe arkëtimi është i plotë.
Çmimi i energjisë nga 1 shkurti, çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë, 1 milion e kusur, u ul me 10,5%. 95% e klientëve familjarë morën ulje të çmimit”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, duke theksuar se ky investim do të sjellë një transformim të madh për ekonominë dhe sigurinë e Shqipërisë. Rama tha se gara ndërkombëtare për protin tregtar është hapur dhe së shpejti do të fillojë puna. Rama tha se Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s.
“Këneta thotë që ne kemi bërë krimin e madh të ndërhyrjes dhe të heqjes së portit më të vjetër në botë nga qendra e qytetit. Vetëm një mendje komplet e mbyllur, për të mos thënë e trashë, një mëndje që jeton në një qytetërim tjetër dhe ashtu jeton, mund të thotë që një port tregtar duhet të rrijë mes qytetit. Nëse ka mundësi që ai të spostohet nga mesi i qytetit dhe porti i Durrësit, që ishte në mes të qytetit do duhej spostuar dhe sikur aty të mos bëjë asgjë, thjesht do duhej marrë, ngritur peshë dhe çuar jashtë qytetit sepse ishte një qendër kanceroze, përveçse një pseudo-portë pa asnjë kusht për t’u bërë një portë për Shqipërinë 2030.
Porti i ri, gara ndërkombëtare është hapur, së shpejti do të fillojë nga puna, financimi është i qeverisë shqiptare, do të trefishojë kapacitetet ekzistuese, potencialin e Portit të vjetër, por mbi të gjitha do të jetë zemra e një sistemi të ri tregtie, duke krijuar mundësinë e hapjes së dy Porteve të Thata në Prishtinë dhe në Shkup, dhe duke e bërë Shqipërinë një pikë referimi në Mesdhe. Nga ana tjetër, Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s.
Jemi shumë afër finalizimit të mbështetjes financiare nga NATO-ja. Pra, me portin ushtarak, Shqipëria rrit në mënyrë eksponenciale sigurinë e vet, duke pasur NATO-n këtu”, tha Rama.
Rama tha se vitin që lamë pas ishin 11 milionë pasagjerë në Tiranë, në aeroport.
"Po aksesi i qytetarëve shqiptarë në fluturimet ajrore, e dini sa qytetarë shqiptarë kishin akses në ajër për të shkuar? Flasim për qytetarët këtu, banorë, nuk flasim për shqiptarët në emigracion. Në 2013, aksesi në fluturime ishte 6%, vetëm 6%. Sot e dini sa qytetarë shqiptarë këtu “ku s'ka bukë për të ngrënë, këtu ku vdesin të gjithë nga uria, këtu ku njerëzit vriten rrugëve, këtu, ku s'ka më njerëz, kanë marrë avionin”? 32%. Pra, kemi rritur aksesin sepse kemi ulur ndjeshëm çmimin e fluturimeve dhe praktikisht e kemi kthyer Tiranën në aeroportin me rritjen më të lartë në Europë, tre vjet rresht dhe në ndërkohë kemi lënë pas Beogradin për numër pasagjerësh. Kur ne e morëm detyrën në atë aeroport hynin e dilnin 1,7 milionë pasagjerë në vit. Vitin që lamë pas ishin 11 milionë pasagjerë në Tiranë, në aeroport. Në 8 maj, shpresojmë do të bëjmë edhe fluturimin e pagëzimit të pistës së aeroportit të Vlorës, ku terminali do të kërkojë edhe ca kohë për shkak të vonesave me furnizimet materiale", tha Rama.
Në fushën e furnizimit me ujë, Rama premton se 90 % e territorit do të ketë furnizim me ujë 24 orë
Vijmë tek uji, sepse edhe te uji kemi për të treguar faktet. Faktet që nuk dalin në televizor, faktet që nuk dalin në portale, faktet që mbulohen çdo ditë nga llumi i kënetës, nga moçalishtet, nga të gjithë insektet që jetojnë mbi ujin e kënetës dhe pastaj shkojnë edhe parkojnë nëpër ato, nëpër ato kashtoret e studiove televizive.
Kur ne morëm detyrën, furnizimi me ujë 24 orë ishte vetëm në 4 zona urbane, asnjë zonë rurale.
2024 ne e kemi mbyllur me 43 zona urbane dhe me 98 zona rurale, që furnizohen 24h rregullisht dhe deri në fund të mandatit të katërt, kemi këtë situatë për të adresuar: 16 zona urbane të mbetura, nga të cilat 11 janë në kantier sot që flasim dhe 37 zona rurale, që do të thotë një mbulim i përgjithshëm 90% i perimetrit të Republikës 24 orë, ndërkohë që ai 10% janë pika shumë të largëta nëpër male, që është e pamundur dhe që ekzistojnë edhe në vende të tjera.
Rama thotë se aplikimet për ‘Paketën e Maleve’ do të hapen pas zgjedhjeve. Kjo u ofron mundësi pronësie dhe investimi atyre që kanë toka të trashëguara, por pa dokumentacionin e rregullt të pronësisë. Sipas kësaj pakete, çdo qytetar që ka tokë në pronësi faktike, por pa letra, mund të rikthehet në tokën e të parëve dhe të aplikojë për një leje zhvillimi për të investuar në fusha si agroturizmi, pemëtari, përpunimi i produkteve, qendrat sportive dhe aktivitete malore.
"Para pak kemi publikuar, pasi kemi bërë edhe kalimin në parlament të Paketës së Maleve. Çdokush që ka në zotërim një tokë dhe që e posedon si fakt, por nuk e posedon me letra, pra, është toka e të parëve, por nuk e ka dokumentacionin e rregullt të pronësisë mund të kthehet nga qyteti në tokën e të parëve, mund të kthehet nga jashtë shtetit në tokën e të parëve dhe mjafton të paraqesë një dokument, një vërtetim të thjeshtë nga Këshilli Bashkiak, që ai, familja e tij janë zotërues, faktikë, por jo pronarë me letra të asaj toke për të marrë një leje zhvillimi dhe për të investuar në ekonominë malore, agroturizëm, pemë, linjë përpunimi, qendër sportive, sporte malore, etj.
E merr lejen e zhvillimit, e blen tokën me një euro, tokën e vet, vetëm një euro paguan simbolikisht dhe në momentin kur ka mbaruar investimi, e hipotekon, është toka e tij, edhe me letra falë investimit. 500 aplikuesit e parë në këtë program, thirrja do të lançohet pas zgjedhjeve sepse nuk duam ta përdorim dhe të na e përdorin, dhe madje mund të na quajnë krim elektoral, sepse kemi bërë një ligj që praktikisht e kemi zhveshur veten nga gjithçka, thjesht dhe vetëm që kur ta zhveshim bufin nga të gjitha puplat, me të gjithë puplat e tjera të gjithë zogjve të kënetës, mos thonë që jo, po se kishit këtë, jo po se kishit atë.
Pra, kur të hapim thirrjen, 500 sipërmarrësit e parë do të mund të përfitojnë nga kjo paketë malesh, duke paguar 0 taksë, 0 TVSH për dhjetë vjet. Kështu që bëhuni gati, përgatituni 500 të parët. Zero taksë, zero TVSH për 10 vjet, të tjerët do të kenë regjimin që kanë sot agroturizmat, që prapë është një regjim shumë i favorshëm, me 5% taksë, 6% TVSH.
Kryeministri Edi Rama thotë se gjatë synojnë që pagën e mjekëve ta çojnë deri në 2000 euro.
"Kur ne morëm detyrën, paga e mjekëve ishte 490 euro, në vitin 2024, kjo është paga e mjekëve mesatarja. Flet vetë apo jo? Ndërkohë, në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të shkojë të prekë tavanin 2000 eurove. Vijmë tek paga e infermierëve, edhe ajo 280 euro në 2013, 850 euro sot është trefishi dhe mos harroj në të gjitha këto paga në të gjitha këto paga ka një ndryshim të madh. Sepse nuk kanë të gjitha pagat nën 1 mijë euro.Ppagat e infermiereve për shembull nuk kanë barrën që kishin. Infermierët në 280 euro, 10% ia jepnin kënetës. Infermierët në 850 euro paguajnë më pak sesa 10% nga paga e tyre si tatim.
Po urgjenca mjekësore, çfarë urgjencë mjekësore kishte Shqipëria kur ne morëm detyrë? Figuronin 100 autoambulanca inventarë, pjesa dërrmuese e 100 autoambulancave faktikisht kishte vite e vite pa lëvizur, ndryshkur, një rrotë dalë anash, një rrotë mbi çati. Gjatë kësaj periudhe kemi krijuar një flotë me 320 ambulanca të reja totalisht të mirë pajisura, por kemi ngritur edhe një Urgjencë Kombëtare shembullore standard evropiane, duke shkurtuar kohën e mbërritjes në jo më shumë se pesëmbëdhjetë minuta dhe gjithë thirrjet përfundojnë menjëherë në veshin e Urgjencës, jo si dikur që ti merrje në telefon dhe ishe gjithmonë i zënë numri, sepse telefoni varej mbi atë kaçurrelin e zi, ndërkohë që ai që duhet ta kapte, gërhiste dhe çdo thirrje, jo vetëm që merret, jo vetëm që merr reagimin, por është e regjistruar dhe është regjistruar po ashtu edhe kur u nis autoambulanca dhe kur arriti.
Ju kujtohet historia skandaloze e Pogradecit, kur u tha për autoambulancën, një gënjeshtër shumë e madhe që u propagandua me të gjitha daullet e kënetës dhe këtyre moçalishteve të vogla, që vonesa ishte 40 e ca minuta, dhe kompjuteri i sistemit të Urgjencës Kombëtare tregoi shumë qartë që autoambulanca kishte arritur për vetëm shtatë minuta", tha Rama.
Rama tha se do të rrisin edhe kufirin e moshës për përfituesit e programit check-up.
Programi i Check-up, aq sa ka qenë i mallkuar dhe i baltosur nga të mallkuarit që jetojnë në llumin e baltës së kënetës, aq ka qenë dhe i dëshiruar dhe i lëvduar nga gjithë ai popull që ka përfituar dhe kërkesës për të vazhduar ta ofrojmë duke rritur edhe kufirin e moshës për përfituesit, që na vjen shumë nga pensionistët, ne në mandatin e katërt do t'i përgjigjemi pozitivisht.
Kryeministri Edi Rama premton se gjatë mandatit të katërt, priten të realizohen 1000 projekte të tjera të fokusuara në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe agroturizmit.
Gjatë mandatit të katërt ne do ta çojmë në afro 500 milionë vlerën totale të investimeve në bujqësi dhe synojmë të arrijmë objektivin super-ambicioz të 1 miliardë euro eksporteve.
Po bujqësia? Janë mbështetur dhe janë realizuar 1000 projekte, siç ishte objektivi, ku spikasin 400 pika të reja grumbullimi dhe agropërpunimi dhe 120 agroturizma të mbështetur nga ne, ndërkohë që numri i përgjithshëm falë nxitjes së kësaj industrie të re, kësaj dege të re të industrisë së re të turizmit është rreth 250.
Janë 1000 projekte të tjera që do të realizojmë gjatë mandatit të katërt dhe janë projekte që dimë ekzaktësisht në cilat drejtime dhe të gjithë ju nëpër qarqe do duhet t'i trajtoni specifikisht.
Po toka? Toka, kur ne e morëm detyrën, sipërfaqja e tokës ujitshme kishte dy herë e gjysmë më e vogël se sot, pra sot, - që sipas kënetës kanë ikur të tërë nga Shqipëria, - janë 300 mijë hektarë tokë që punohen sepse ujiten, - kur sipas kënetës, të gjithë ishin këtu në Shqipëri, - ishin vetëm 120 mijë hektar tokë.
300 mijë hektar sot ujiten, kullohen, por mbeten dhe 60 mijë hektarë të tjerë për ta përmbyllur të gjithë projektin e ujitjes së çdo pëllëmbe tokë diellore të punueshme në Shqipëri.
Po serat?
Në vitin 2024, sipërfaqja e serave kaloi 2 mijë hektarë. Saktësisht 2100 hektar, sa krahasimisht me tre mandate më parë, kur ne morëm detyrën, trefish. Trefish.
Eksportet bujqësore i kaluan gjysmë miliardë euro, katërfishi nga koha kur ne e morëm detyrën, katërfishi. Dhe deficiti tregtar, se kjo është shumë e rëndësishme, deficiti tregtar ishte 1 me 9, pra një eksport 9 import për ushqim.
Sot jemi 1 me 3, 1 eksport 3 import sepse edhe në tregun e brendshëm kemi shumë më tepër prodhim brendshëm, por sepse edhe në eksport kemi shumë më tepër eksport të prodhimit të brendshëm.
Flasin e flasin e flasin këneta dhe të gjithë moçalishtet e vogla rreth e rrotull për sigurinë ushqimore.
Kur ne morëm detyrën, kryheshin vetëm 6: 1, 2, 3, 4, 5, 6 analiza laboratorike të produkteve bujqësore.
Sot kryen një 1909 lloje analizash të akredituara nga Bashkimi Europian.
Gjatë mandatit të katërt ne do ta çojmë në afro 500 milionë vlerën totale të investimeve në bujqësi dhe synojmë të arrijmë objektivin super-ambicioz të 1 miliardë euro eksporteve.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë mandatit të katërt, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të arrijë një nivel të ri cilësie falë bashkëpunimeve me qendrat më të mira mjekësore në botë. Ai theksoi se 90% e QSUT-së është transformuar dhe tashmë ka fituar respekt ndërkombëtar, ndërsa hapi i ardhshëm do të jetë krijimi i një sinergjie me institucionet më prestigjioze.
Rama nënvizoi marrëveshjen me Qendrën Spitalore Universitare SHEBA të Izraelit, e renditur e 9-ta në botë, e cila tashmë menaxhon Onkologjikun, ku mjekët shqiptarë po trajnohen intensivisht. Sipas tij, synimi është që QSUT të bëhet pika e parë e referimit për shqiptarët, duke reduktuar nevojën për trajtime jashtë vendit dhe duke e kthyer spitalin në një qendër me prestigj ndërkombëtar deri në vitin 2030.
“Kur morëm detyrën, ne buxheti i shëndetësisë ishte vetëm 250 milionë euro total, sot është 760 milionë euro. Duke përllogaritur dhe buxhetin për mbështetjen sociale, i cili u dyfishua nga 130 në 260 milionë euro, shëndetësia dhe mbrojtja sociale marrin sot, që flasim në 2025, 1 miliardë euro nga buxheti i shtetit. Ne kemi ndërtuar ose rindërtuar nga e para, 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, që nuk ishin më asgjë tjetër përveç hija e vetvetes. Në Shqipërinë 2030 që të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat do të jenë plotësisht të rindërtuara, ato që janë akoma në proces.
Jemi qeveria e parë, shumë e rëndësishme, e parë qysh nga 1990, që kemi ndërtuar spitale të reja dhe nuk kemi ndërtuar 1 e 2, 53 spitale, 10 nga të cilat nuk ekzistonin fare, 43 janë shembur komplet dhe janë rindërtuar nga e para. Pa folur për pajisjet që janë totalisht të reja dhe pa folur edhe për uniformat e mjekëve që janë totalisht ndryshe sot nga ç'ishin gjithçka 53. Dhe mjafton të shikoni në çdo qark, duhet ta shikoni historikun e spitaleve, kur janë ndërtuar dhe kur janë investuar për herë të fundit përpara se sa të vinim në një qeveri dhe do shikoni çudira. Spitali i Korçës, që është tani gati lidhja e kontratës, fillimi i punës ka 100 vjet spitale të tjerë në vitet 50, vitet 60, vitet 70.
Gjatë mandatit të katërt, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila sot është transformuar thelbësisht në 90% të saj, e cila sot ka fituar respekt dhe e cila sot është gati për të bërë hapin tjetër, do ta bëj hapin tjetër duke krijuar një sinergji me disa nga qendrat më të mira të botës.
E kemi nisur me Qendrën Spitalore Universitare SHEBA të Izraelit e rankuara e 9 në botë, që ka marrë drejtimin e Onkologjikut dhe që ka filluar një punë intensive edhe sot që flasim mjekët tanë, një numër i konsiderueshëm mjekësh janë atje në një trajnim intensiv për ta kthyer Onkologjikun nga një vend ku patëm një krizë, e cila na lëndoi të tërëve në një pikë referimi për të qenë krenar. Dhe në ndërkohë jemi në diskutime edhe me dy qendra të tjera dhe parashikojmë shumë shpejt që të kemi partnerët e duhur në mënyrë që Qendra Spitalore Universitare dëgjojeni me vëmendje të jetë pika ku shqiptarët që nisen jashtë vendit për të marrë një shërbim spitalor, mos kenë nevojë, mjafton të shkojnë atje. Dhe të jetë një qendër që në Shqipëri e 2030 do të jetë prestigj ndërkombëtar i Shqipërisë për shërbimin shëndetësor.
Nga viti kur ne morëm detyrën, edhe sot çmimet e barnave janë ulur me 30% dhe i kërkova të sjellin ca barna konkretë që janë sot në treg dhe që ishin në treg dhe janë ulur, pse? Sepse ne kemi bërë një politikë, siç qemë zotuar, dhe në atë politikë të heqjes së TVSH-së mbi barnat edhe të disa ndërhyrjeve të tjera, ne kemi realizuar këtë ulje. Dhe nga ana tjetër, ne e kemi dyfishuar fondin për barna të rimbursueshme dhe e kemi shtuar me 200 medikamente listën e barna të rimbursueshme dhe tani, kujt ju thotë se do t'jua thonë në çdo rrugë, do t'jua thonë në çdo rrugë çështjen e pensionistëve në raport me barnat, duhet t'i thoni që janë 210 mijë pensionistë në regjistra, që përfitojnë 100%. 100%, jo 99, barna të rimbursueshme, ndërsa 600 mijë qytetarë që i kemi të bartur në problematikën e madhe të mungesës së sigurimeve, vazhdojnë të marrin shërbimin falas, edhe pse nuk kanë paguar ndër vite sigurime shëndetësore”, tha Rama.
Qeveria ka trefishuar buxhetin e ndihmës ekonomike dhe ka katërfishuar fondet për shërbimet e përkujdesjes sociale, duke zgjeruar mbulimin e tyre në të gjithë territorin.
Nga janari i vitit të ardhshëm do të nisë një ndihmë e posaçme për fëmijët me aftësi të veçanta, veçanërisht ata me autizëm, për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe të personalizuar.
Mbrojtja sociale, ne e kemi trefishuar buxhetin e ndihmës ekonomike, kemi katërfishuar buxhetin për shërbimet e përkujdesjes sociale. Kur ne e morëm detyrën vetëm qyteteve të mëdha ofronin programet mbrojtëse sociale, më shumë se gjysma e bashkive nuk kishin program fare në ndihmë të komunitetit.
Sot programet sociale janë në të gjithë territorin.
Ne kemi financuar 84 shërbime të reja sociale nëpërmjet Fondit Social dhe përfituesit nuk janë pak, janë afro 50 mijë njerëz dhe sot fondi social është një mekanizëm modern dhe transformues që ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë pa dyshim.
Mes shërbimeve sociale janë dhe ato për personat dhe fëmijët me aftësi të ndryshme, për të moshuarit, viktimat e dhunës, e kështu me radhë, dhe ajo që duam të bëjmë është ta zgjerojmë rrjetin e shërbimeve. Kemi dhe 40 shërbime të reja sipas nevojave në territor. Do të rrisim aksesin në programin aktiv të punësimit, duke krijuar 20 ndërmarrje të reja sociale, ku do të punësojmë dhe mbështesim kategoritë në nevojë.
Ndërkohë që kemi bërë një mbështetje speciale falë edhe Këshillimit Kombëtar për nënat kryefamiljare me tre fëmijë, duhet dhe deri në mandatin e katërt do t'i japim një mbështetje speciale të gjithë fëmijëve me aftësi të veçantë, duke filluar nga fëmijët që vuajnë nga autizmi dhe të gjithë të tjerët që janë në programet e mbështetjes, por që duke marrë parasysh, se janë fëmijë, duke marrë parasysh se çfarë do të thotë për familjen, meritojnë një mbështetje ekstra, jo thjesht si kategori e përgjithshme personash me aftësi të kufizuar dhe kjo mbështetje do të jetë një mbështetje që do të fillojnë ta marrin qysh janarin e vitit të ardhshëm.
Kryeministri Edi Rama prezanton programin e PS për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i qeverisë premton 60 milionë euro për ndërtimin e shkollave profesionale. Rama tha se objektivi është që në Shqipërinë 2030, 35 % e numrit të përgjithshëm të nxënësve të studiojë në shkolla profesionale.
“Gjatë mandatit të katërt, do të dyfishohet numri i nxënësve në arsimin profesional. 60 milionë euro janë përcaktuar të investohen në ndërtimin e shkollave profesionale, në instalimin e laboratorëve teknikë dhe në ndërtimin apo rindërtimin e konvikteve të shkollës personale, që do të jenë konvikte shembullore me cilësinë më të mirë për të gjithë nxënësit që do të studiojnë në këto shkolla.
Objektivi është që në Shqipërinë 2030, 35 % e numrit të përgjithshëm të nxënësve të studiojë në shkolla profesionale.
Në Shqipërinë 2030 të gjithë nxënësit e arsimit profesional do të kenë një trajtim të posaçëm dhe të gjitha familjeve që janë në periferitë rurale, do t'u jepet mundësia që fëmijët e tyre t'i çojnë në dorë të sistemit publik dhe për ta do të kujdeset nga A tek Zh sistemi publik”, tha Rama.
Rama tha se sot kanë ndërtuar 200 palestra, ndërsa tha se gjatë mandatit të 4 do të shtohet numri i disiplinave sportive synojnë që të paktën 20 mijë fëmijë dhe adoleshentë të jenë të aktivizuar në të gjithë zinxhirin e ekipeve sportive në shkolla, nga 12 mijë që janë aktualisht.
"Kur ne e morëm detyrën, numëroheshin me gishtat e duar palestrat në Republikën e Shqipërisë. Sot kemi 200 palestra të reja në shkollë. E kemi filluar me palestra të kohës kur unë luaja basketboll që numëroheshin me gishtat e duarve në të gjithë Shqipërinë. E kemi filluar me një sistem arsimor, ku ishte zhdukur edukimi fizik dhe ku sporti në shkollë ishte në inekzistent.
Lëvizja e re e ekipet sportive në shkolla ka përfshirë mbi 12 mijë fëmijë dhe adoleshentë, duke rilindur frymën e sportit tek brezi më i ri, por dhe duke hedhur bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm të sportit kombëtar. Në mandatin e katërt do të shtohet numri i disiplinave sportive, do të mbështeten bashkitë që do të ecin në këtë drejtim me përparësi dhe ne synojmë që të paktën 20 mijë fëmijë dhe adoleshentë të jenë të aktivizuar në të gjithë zinxhirin e ekipeve sportive në shkolla, të paktën", tha Rama.
Në mandatin e katërt Rama ka shpallur një plan ambicioz për investimin e 300 milionë eurove në strehimin social, duke synuar ndërtimin e 50 mijë banesave. Programi do të ketë një fokus të veçantë tek çiftet e reja dhe profesionistët e fushave me rëndësi publike, për të siguruar që ata të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në Shqipëri.
Do të investojmë 300 milionë euro në strehim social me synimin për 50 mijë çelësa, 50 mijë dyer.
Nga një anë për çiftet e reja, me një program krejt të veçantë për profesionistët e fushave që kanë interes të drejtpërdrejtë publik dhe që duam t'i mbajmë në Shqipëri.
Kemi nisur me mjekët, kemi nisur me mësuesit, kemi nisur me punonjësit e policisë, kemi nisur me ushtarakët.
Do ta thellojmë këtë edhe për profesionistët në sektorin privat, profesionistët e rinj dhe ata që duan të kthehen nga emigrimi. Dhe nga ana tjetër, do të investojmë duke filluar nga kampusi i Universitetit të Durrësit në kampuset universitare rezidenciale ku studentët do të kenë mundësi të kenë dhomat e tyre.
Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e PS. Ndalur tek arsimi, Rama tha se synohet që numri i laboratorëve inteligjentë në shkolla të shkojë në 1 mijë nga 340 që janë aktualisht. Çdo bashki qendër qarku do të nisë programin e ushqimit në shkolla dhe do të nisë po ashtu një program i ri pas shkollor, programi After School. Rama tha se siguria në shkolla do të garantohet me kamera inteligjente dhe premtoi transport shkollor falas të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.
“Kur ne morëm detyrën, shkollat nuk kishin laborator, kishin ca klasa të lodhura me ca kompjuterë që nuk ndizeshin më. Sot kemi laboratorët inteligjentë në 340 shkolla. Brenda mandatit të katërt numri i laboratorëve inteligjent do të jetë 1 mijë. Nuk do të kemi më asnjë fëmijë në të gjithë perimetrin e Republikës së Shqipërisë, që nuk do të ketë akses në mësimin e teknologjisë digjitale.
Brenda mandatit të katërt, çdo bashki qendër qarku do të nisë programin e ushqimit në shkolla dhe do të nisë po ashtu një program i ri pas shkollor, programi After School, i cili është një hap më tutje mbi bazën e shkollës qendër komunitare, sepse aty ku do të jetë ushqimi, do të jetë edhe mundësia që prindërit të mos shqetësohem për të marrë fëmijët nga shkolla, duke lënë punën, apo për të marrë vesh se ku po shkon fëmija mbasi del nga ora e mësimit. Po do të kemi qartësi për një hark qëndrimi në shkollë që do të zgjasë shumë përtej orës së mësimit.
Brenda vitit 2026, shkollat do të mbrohen. Siguria në shkolla do të garantohet me kamera inteligjente dhe ulja e bullizmit, e mungesave apo e kopjeve në klasë, do të jetë drastike. Është një projekt i përfunduar, është një financim i nënshkruar dhe thjeshtë e vetëm tani është vetëm realizimi i projektit.
Mandatin e katërt do të ngrihet shoqëria publike e transportit shkollor, e cila do të kryejë transportin falas të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas dhe do të mbyllë dhe epokën e parave që jepen për transportin dhe shkojnë në lloj-lloj duarsh, në lloj-lloj kompanish, në lloj-lloj mikrobuzash, në lloj-lloj furgonash”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama premton gjatë mandatit të 4 edhe 200 shkolla të reja, ndërsa tha se deri më tani janë ndërtuar 450 shkolla të reja. Paga mesatare e mësuesit synohet që të shkojë nga 950 euro në 1250 euro.
“Paga mesatare e mësuesve. Paga mesatare e mësuesve është dyfishuar krahasuar me kohën kur ne e morëm detyrën. Ishte 420 euro në vitin 2013 dhe sot është 950 euro. Ndërkohë që në Shqipërinë 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro.
Kur ne morëm detyrën, tekste falas kishte zero. Të gjithë prindërit i blinin librat e fëmijëve dhe nuk po hyj këtu se ç' lloj librash blinin, një xhungël. Sot prej vitesh, 238 mijë nxënës i marrin tekstet e shkollës falas.
Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës që sot hyjnë dhe dalin në shkolla që nuk kanë asgjë mangut, jo të gjitha shkollave në Bashkimin Europian, por shkollave më të mira në Bashkimin Europian. Në mandatin e katërt, këtij gjerdani do t'i shtohen edhe 200 shkolla të reja”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se do të ketë një risi gjatë mandatit të katërt, një paqe fiskale të negociuar me biznesin Sipas tij, për tre vite, bizneset do të paguajnë një tatim prej 15% mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë mbi këtë normë, tatimi do të jetë vetëm 5%. Në këmbim, inspektimet dhe kontrollet tatimore do të ndërpriten, duke synuar formalizimin e të ardhurave të padeklaruara.
“Biznesi i vogël vuante një taksim të dyfishtë dhe duke u nisur nga një xhiro prej 55 mijë eurosh paguante 10% taksë, 20 % TVSH, njësoj si biznes i madh, s'kishte asnjë dallim. Një furrë buke paguante sa 15 katëshi, njësoj. Ne jo vetëm zeruam taksën, po dhe e rritëm nga 55 në 140 mijë euro, tavanin e xhiros vjetore që llogaritesh biznes i vogël dhe e hoqëm TVSH për gjithë biznesin e vogël, me një xhiro deri në 100 mijë euro. Ky regjim e kemi premtuar dhe do ta mbajmë edhe në mandatin e katërt do të mbetet i pandryshuar.
Deri në 2029, Shqipëria do të vazhdojë të jetë, jo vetëm i vetmi vend me zero taksë për biznesin e vogël në rajon, por dhe vendi me nivelin më të ulët absolut të taksave në rajon për të punësuarit, ku 93% e të gjithë atyre që marrin një pagë në Republikën e Shqipërisë paguajnë më pak se 10% nga pagat.
I pandryshuar do të mbetet regjimi i taksës 15% për biznesin e madh, por mandati i katërt do të ketë një risi. Në mandatin e katërt ne do të kemi një paqe fiskale të negociuar me biznesin, një instrument i njohur qysh në kohëra shumë të vjetra, të cilën latinët e quanin Pax Fiscalis Cum Negotiis.
Më pëlqen shumë kjo ide dhe do t'i propozojmë biznesit, qysh në qershor një marrëveshje paqeje të negociuar fiskale për një periudhë 3 vjeçare, ku 15 % i tatimit do të paguhet mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë që biznesi do të deklarojë mbi atë normë, do të tatohet vetëm 5%.
Kjo është një paqe që nënkupton edhe fundin e çdo lloj inspektimi tek biznesi, të çdo lloj kontrolli dhe të çdo lloj minuti të harxhuar për kontrolle bazuar mbi një marrëveshje paqeje, por kjo do të nxjerrë në dritë edhe shumë të ardhura të padeklaruara për arsyet që i dimë që biznesi nuk i ka deklaruar veç faktikisht hyn edhe tek një sërë borxhesh e historisë që as nuk kanë për t'i paguar kurrë po të duash”, tha Rama.
Kryeministri Rama deklaroi se eksportet e Shqipërisë janë trefishuar gjatë mandatit të saj, duke arritur në 8.4 miliardë euro në vitin 2024, nga 2.8 miliardë euro kur mori detyrën. Për të mbështetur bizneset në mandatin e katërt, do të mobilizohen mbi 2 miliardë euro në formë kredie dhe garancie nga dy banka, ndërsa 1 miliardë euro të tjera do të vihen në dispozicion përmes paketës Smart Albania.
Kur ne morëm detyrën, Shqipëria eksportonte 2.8 miliardë euro në total. Ne i çuam eksportet në 8.4 miliardë në 2024 ose tre herë më shumë.
Në mbështetje të biznesit, gjatë mandatit të katërt do të mobilizojnë mbi 2 miliardë euro ekstra në formën e kredisë dhe garancisë nga dy banka, nga Banka e Shqipërisë, ka filluar mobilizimi 250 milionë euro, një linjë financimi novative që sot mund të aksesohet në bankat e nivelit të dytë me një garanci shtetërore mbi kolateralin 70% dhe me një normë interesi më të ulët se, duke filluar nga më pak se 3% po mund të shkojë edhe më poshtë nga negociimi.
Ndërkohë, edhe nga Banka e Zhvillimit, më në fund kemi legjislacionin tonë dhe do të nisi rrugën edhe banka e shumëpritur dhe shumëpërfolur më parë e zhvillimit. Një bankë e ndërtuar bashkarisht me “Cassa Depositi e Prestiti” një nga bankat më të vjetra të zhvillimit në Europë dhe që do të funksionojë me të njëjtin model si ajo bankë në Itali.
Ndërkohë që, 1 miliardë euro të tjera do të mobilizohen nga paketa Smart Albania.
Falë këtij mobilizimi financiar, ne do të gjenerojmë rreth 8 miliardë euro ekstra në ekonomi, si dhe do të krijojmë deri në 100 mijë mundësi të reja për punë, por më e rëndësishmja për punë të mirëpaguar.
Kryeministri Edi Rama thotë se nga 1 janari 2026, paga minimale në vend do të shkojë 500 euro. Rama thotë se kur morën qeverinë u përballën me një gropë borxhesh.
“Por le të kthehemi këtu ku jemi tani. Kur ne e morëm detyrën, u përballëm me një gropë borxhesh të fshehura; ndaj kompanive të angazhuara në investime publike, ndaj furnitorëve të kontraktuar për shërbime publike; nga ilaçet tek shkumësat, ilaçe për spitale, s'kishte më ilaçe në spitale. 40 milionë euro ishte vetëm borxhi ndaj kompanive furnitore që nuk çonin më ilaçe. Shkumësa dhe shkolla, nuk kishin shkumësa në shkolla, sepse nuk çonin më furnitorë dhe borxhi publik kërcënues ishte thuajse 80%.
Sot, borxhi publik është ulur nën 60 dhe është 55% sot borxhi publik. Pra, sot në një borxh 55%, jemi në parametrat e një shteti normal dhe serioz në administrimin e financave të veta. Dhe nuk kemi asnjë borxh të fshehur ndaj askujt.
Në raportin e fundit të Bashkimit Europian, i cili nuk bën vlerësime politike, i cili nuk bën vlerësime elektorale, i cili nuk bën vlerësime opozitare apo qeveritare, por bën vlerësime profesionale dhe objektive, Shqipëria cilësohet vendi me administrimin më të mirë të financave publike në rajon. Sot, kreditë e këqija i kemi ulur nga një nivel i frikshëm, 25% ishin kredi të këqija nëpër banka, një kërcënim i drejtpërdrejtë për bankat në nivelin normal, më pak se 5%.
“Të ardhurat për frymë në tre mandate i kemi trefishuar kur morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3324 euro, sot të ardhurat për frymë janë 10342 euro dhe në Shqipërinë 2030 të ardhurat për frymë do të 5-fishohen në raport me nga u nisëm dhe do të jenë 15 mijë euro.
Paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro. Sot, në vlerësimin e fundit të pavarur të bërë nga INSTAT-i të konfirmuar nga organizatat financiare ndërkombëtare, paga mesatare për vitin 2024 në sektorin publik u mbyll 1 mijë euro, ndërsa në Shqipërinë 2030, do të jetë të paktën 1200 euro.
Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim të paktën 30% më shumë.
Kjo ishte paga mesatare. Kjo është paga mesatare. Paga mesatare e sektorit publik dhe privat bashkë, pra paga mesatare në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të jetë paga mesatare të paktën 1 mijë euro.
Vazhdojmë me pagën minimale në vitin 2013, kur ne e morëm detyrën, paga minimale ishte 157 euro. Sot, 2024 u mbyll me pagën minimale 400 euro dhe duke filluar nga janari 2026 me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur do të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro.
Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t'u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t'u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh.
Kur morën detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot është 25 miliardë euro. E kemi rritur Prodhimin e Përgjithshëm dy herë e gjysmë. Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u kërkon votën shqiptarëve për të integruar Shqipërinë në BE dhe si shembull sjell Kroacinë, sa miliona ka përfituar ndër vite nga BE.
Po çfarë është tjetër BE? BE sot, përveç të tjerash, është dhe një çështje sigurie kolektive. Shikojeni këtë anketë, anketa e sigurisë kolektive. Kjo është një anketë e popullaritetit që ka BE-ja në vendet anëtare. Lart filloi me 92, 91, 90, 91, 90, 90, 80 e ca 80 e ca për qind etj, etj dhe më i ulëti popullaritet është 61 %.
Këtë popullaritet të kësaj ankete të zhvilluar muajin e fundit, Bashkimi Evropian e ka pasur asnjëherë tjetër, qysh nga viti 1983, kur është bërë kjo anketë për herë të parë.
Si ka mundësi që popujt e Bashkimit Evropian, befas nga popujt që filluan të binin në skepticizëm, nga popuj që filluan të binin në një lloj zhgënjimi, nga popuj që filluan të binin në kurthin e atyre që u thoshin të dalin nga BE-ja, befasisht shfaqen si popuj që e duan BE-në më shumë se kurrë sepse sot BE-ja është dhe çështje e garantimit të sigurisë, të sigurisë në kuptimin strikt të fjalës.
Sot, BE-ja është edhe një çështje ekzistenciale, në një botë, ku lufta nuk është më një dokumentar bardhë e zi, po është një realitet në dyert e BE, në një botë ku gjeopolitika nuk është më ajo që ishte deri para disa muajsh, në një botë ku BE-ja po përjeton një zgjim të madh, edhe Shqipëria, shqiptarët, a ka interes më të madh se sa të hyjmë sa më parë në BE dhe të jemi “trimi i mirë me shokë shumë, por në këtë rast një trim me shokë shumë më të mëdhenj, shumë më të fortë, që të gjithë së bashku mbrojnë të njëjtat vlera, funksionojnë mbi të njëjtat parime dhe garantojnë sigurinë e përbashkët.
BE-ja është edhe përfitim kolektiv, përveç përfitimit individual që e shpjegova, që buron nga pasaporta.
Shikoni çfarë ka ndodhur me Kroacinë. Është ekzaktësisht çfarë do të ndodhë me Shqipërinë.
Kroacia deri në momentin e hyrjes në BE ka pasur të ardhura ekstra buxhetin vetë si mbështetje nga BE-ja; 126, 141, 151, 156 milionë, vjetore, në totalin e vet në të gjitha ato vite ato nuk bëjnë asnjë miliardë. Ne në totalin e viteve që qeverisim, kemi pasur diçka më shumë se një miliardë dhe një miliardë mbështetje, 90% kredi, 10 % para e falur, pra jo borxh.
Shikoni çfarë i ka ndodhur Kroacisë sapo është bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
Kjo do t'i ndodhë Shqipërisë sapo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Një miliardë e diçka më shumë çdo vit dhe 90% para e falur, pra grant dhe vetëm 10% kredi, pra borxh, sepse në BE hyjmë në një familje që është e ndarë në dy pjesë kontribuuesit dhe përfituesit.
Kontribuuesit janë vende të mëdha, janë vende të zhvilluara, janë Franca, janë Gjermania, Holanda e me radhë, që japin financiarisht më shumë se sa marrin, dhe BE ju duhet, ju duhet shumë si një treg i madh i përbashkët, ju duhet shumë si një perimetër vlerash dhe parimesh dhe ju duhet shumë si një zonë e gjerë zhvillimi, ndërkohë që grupi tjetër ku do të hyjmë dhe ne me hyrjen në BE, janë përfituesit. Janë ata më të vegjlit, që në një familje ndihmohen nga më të mëdhenjtë. Janë ata më të dobëtit që në një familje ndihmohen nga ata më të fortit. Dhe një llogari shumë e thjeshtë për ta mbyllur; nëse deri më sot nga BE për bujqësinë, ne kemi marrë më pak në të gjitha këto vite sesa 200 milionë euro, shumë më pak, ne do të marrim 300 milionë euro në vit vetëm për bujqësi.
Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi edhe gjeopolitike pasi Shqipëria ka shansin që t’i mbyllë negociatat deri në 2027. Por për të çuar Shqipërinë në BE, Rama thotë se shqiptarët duhet të votojnë PS.
Ylli i fatit tonë është rreshtuar me yjet e fatit të Evropës dhe po e përsëris, këtë mundësi nuk e kemi pasur kurrë, sepse për herë të parë, nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë sa më parë në Bashkimin Evropian, por është edhe Bashkimi Evropian që kërkon të na marrë brenda në gjirin e vet sa më parë. Prandaj po negociojmë me një vrull të jashtëzakonshëm, një vrull i dyanshëm, jo thjesht nga ana jonë, por dhe nga ana e tyre, për të mbyllur në një hark kohe rekord absolut, duke pasur parasysh që vetëm vjet i kemi nisur negociatat; hark trevjeçar, një proces që për të tjerët ka zgjatur shumë më tej. Duhet t'i tregojmë njerëzve, duhet t'i vëmë përpara syve realitetin dhe duhet të gjithë ta marrin pak me mend që Mali i Zi i ka nisur negociatat në 2012, kur ne nuk ishim akoma kandidatë për Bashkimin Evropian, Serbia në 2014, ndërsa Maqedonia, e cila ndërroi edhe emrin për t'u futur në Bashkimin Evropian, imagjinojeni, e ka marrë statusin e kandidatit në vitin 2005 dhe akoma nuk i ka filluar negociatat.
Ne kemi shansin historik t'i mbyllim për tre vjet, 2024-2027, po për këtë na duhet të mos humbasim as edhe një minutë, si dhe t'i çojmë BE një mesazh të fuqishëm: Nga populli shqiptar i 11 majit, një mesazh përtej shumicës aritmetike, duam pasaportën e BE-së për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar dhe shqiptare. Një pasaportë për çdo shqiptar është një ambicie që, deri pak vite më parë do të dukej çmenduri ta kishim në prag të zgjedhjeve për mandatin e 4.
Kjo është një pasaportë që ngjan shumë me atë që çdo shqiptar do të ketë në dorë. Këto janë elementët e ri të sigurisë të pasaportës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe kjo është shqipja. Shqipja është simbolikisht fytyra e pasaportës zero, ‘’shqipe Tirana’, me kombësi shqiptare, qytetare shqiptare, me një pasaportë evropiane. Sa herë zbresim prej 35 vjetësh në një aeroport në Itali, Gjermani, Greqi, kudo tjetër në BE, na tregojnë me gisht një korridor më vete, ku duhet të shkojmë dhe të futemi në radhë si në kohërat e vjetra. Ndërkohë që, evropianët që zbresin bashkë me ne nga avioni apo nga trageti kalojmë me shpejtësi në një korridor tjetër pa radhë dhe dalim matanë sa hap e mbyll sytë, nuk duken më.
Ne vërtetë s'kemi viza për të lëvizur në Evropë, por ama s'kemi as të drejtë për të ndaluar në një vend të Bashkimit Evropian. Prandaj, kur arrijmë në kufijtë e BE, aty në radhë na merr në pyetje gjithmonë një polic që e kthen pasaportën mbarë e mbrapsht dhe pastaj pyet “Ku po shkon, sa lekë ke me vete, me kë je? Kush të ka ftuar? Ke ndonjë rezervim hoteli? Ku do rrish? Sa do rrish?”.
Dhe pastaj të thotë atë fjalinë e tmerrshme, “kur do ikësh?”.
Kjo është një histori që mund të vazhdojë shumë gjatë akoma, nëse ne së bashku nuk e mbyllim përfundimisht duke i vënë kapak në mënyrë që të mos na ndajë më askush nga ajo tufa e bashkudhëtarëve tanë evropianë, kudo ku lëvizim brenda perimetrit të BE, që të mos hyjmë më në radhë, që të mos japim më llogari përpara një polici në aeroport, sepse po hyjmë në një vend të BE-së. Ne mund t'i sigurojmë çdo shqiptareje, çdo shqiptari pasaportën evropiane të Shqipërisë 2030. Mesazhi ynë është i qartë. Për t'iu dhënë pasaportën e BE na duhet, jo thjeshtë një mandat i 4, po na duhet një mandat i fortë, më i fortë se të tre mandatet e derisotme.
Prandaj, kush e do pasaportën e BE-së, patjetër duhet t'i japë kontribut që Shqipëria të hyjë në BE dhe kontributi për Shqipërinë në BE është investimi i votës, aty në qendër të fletës së votimit, ku është numri 5 dhe ku shkruan Partia Socialiste dhe Edi Rama.
Askush tjetër - këtë duhet ta bëjmë shumë të qartë për të gjithë - nuk i pajis dot shqiptarët me pasaportën e BE brenda kësaj dekade. Çdo luhatje, çdo ndalesë, çdo konfuzion e bën afatin e 2027 të digjet sepse një mijë vajza e djem, që teksa ne po flasim sot, janë në zyra dhe punojnë për negociatat. Kanë një kalendar aq të ngjeshur, saqë çdo javë dy ministret tona, Majlinda dhe Adea, që janë Kryenegociatorja dhe Zv/kryenegociatorja ulen përpara palës europiane dhe japin llogari se çfarë u bë javën e shkuar, javë për javë, për javë, për javë.
Janë çerek milionë faqe me legjislacion me rregullore, me dokumentacion që duhet absorbuar i gjithi, në ndërkohë që janë edhe reformat për t'u thelluar, e s'mund t'i thellojë dot askush tjetër përveç nesh. Pasaporta evropiane e shqiptarëve nuk është vetëm liri hyrjeje në çdo kufi të BE-së, nga ai korridori pa radhë, në çdo raport, në çdo portë, në çdo doganë tokësore, po është edhe liri qëndrimi, në çdo pikë brenda perimetrit të kufirit të Bashkimit Evropian, nga Varshava në Lisbonë, nga Madridi deri lart në vendet baltike, nga Stokholmi deri poshtë në Athinë.
Me pasaportën e BE, Evropa bëhet e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet e madhe sa Evropa.
Me pasaportën e BE-së, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë do të studiojnë në çdo universitet të Evropës me të njëjtat kushte, me të njëjtat tarifa si studentë të barabartë evropianë dhe jo me tarifa ekstra dhe as përmes kuotave të ngushta si studentë të huaj.
Me pasaportën e BE, çdo shqiptar dhe shqiptare do të mund të punojë pa leje pune kudo qoftë, nga Stokholmi në Lisbonë, nga Madridi në Varshavë, duke gëzuar të njëjtat të drejta si suedezët në Suedi, si portugezët në Portugali, si polakët në Poloni, si spanjollët në Spanjë, si dhe duke përfituar edhe kartën, kartën sociale të BE-së për të përfituar nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të cilitdo shteti, ku gjendet i punësuar apo e punësuar në Bashkimin Evropian”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se ai dhe PS janë e vetmja forcë politike që mund të garantojnë vijueshmërinë e reformës në drejtësi. Rama shigjetoi edhe Berishën kur tha se bufi i kënetës kërkon votën më 11 maj, që më 12 maj të shkrijë SPAK.
“Vetëm sot, vetëm në këto vite të fundit, falë reformës në drejtësi, falë rrugës që ne, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe askush tjetër, i hapëm drejtësisë së re, shqiptarët po shohin përpjekjen e parë në histori për të vendosur barazinë para ligjit.
Kurrë më parë qysh nga viti 1912, kur ne u bëmë shtet i pavarur nga perandoria, kur krijuam qeverinë e parë, ne nuk kemi pasur në asnjë rast, një individ të lidhur me pushtetin politik që të jetë hetuar dhe gjykuar nga një trupë e pavarur, deri kur, pas reformës në drejtësi, me krijimin e institucioneve të reja, kjo ka filluar të ndodhë dhe ka filluar të ndodhë për arsyen e vetme, sepse ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht, me një vizion shumë të qartë, me një vullnet të palëkundur dhe me një vetëdije po aq të qartë se çfarë do të sillte kjo si kosto edhe për ne, shpatën, shpatën e zonjës së drejtësisë, e cila atë shpatë e mban qysh në lindje të kohërave demokratike apo qysh në lindje të kohërave shtetërore për botën, ndërkohë që në Shqipëri nuk e kishte deri kur ia dorëzuam ne. Ajo shpatë ka qëndruar në zyrën e të parit të qeverisë, që nga 1912 deri kur unë arrita në atë zyrë.
Është pasuar dorë pas dore, pavarësisht nga forma e regjimit, mbretëri, diktaturë komuniste apo demokraturë, demokratura me atë shpatë të përdorur arbitrarisht nga i pari i qeverisë, futi në burg kryetarin e opozitës, të fundit të burgosur politik në historinë e Shqipërisë, Fatos Nano.
Ne e dorëzuam shpatën. Sot, ajo shpatë është në duart e SPAK-ut. Sot, ajo peshore është në duart e Gjykatës Speciale dhe sot ne jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, të cilën bufi i kënetës, bashkë me të gjithë të tjerët rreth tij përbetohen e betohem se do ta kthejnë përmbys. Duan votën më 11 maj që më 12 maj të marrin shpatën.
Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat më të fortë më 11 maj, duke thënë se vetëm PS mund t’iu japë Shqiptarëve pasaportën e BE.
"Po negociojmë me një vrrull të jashtëzakonshëm për të mbyllyr në një har kohe rekord absolut, duhe tia tregojmë njerëzve tua vëmë realitetin para syve. Mali I Zi I ka nisur ne 2012 kur ne nuk ishim akoma kandidat, Serbia në 2014, Ndërsa Maqedonia e ka marrë statusin ne 2005 dhe ende nuk ka nisur negociatat. Kemi shansin historik t’i mbyllim për 3 vjet, po nuk duhet të humbasim asnjë minut.
T’i cojmë një mesazh BE duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është një ambicie që deri pak vite më parë do dukej cmenduri. Ne vërtetë nuk kemi viza për të lëvizur në Europë, por nuk kemi as të drejtë për të ndaluar në një vend të BE, ndaj na marrin në pyetje kur arrijmë në kufijtë e BE, që kthen pasaportën parë e mbrapsht dhe nisin pyetjet ku po shkon, sa do rrish sa para ke me vete, dhe kur do ikësh. Është një histori që mund të vazhdojë gjatë nëse ne bashkë nuk e mbyllim sëbashku duke i vënë kapak.
Për t’iu dhënë pasaportën e BE na duhet një mandat i fortë. Kush e do pasaportën e be duhet të japë kontribut që Shqipëria të futet në BE dhe kontributi për Shqipërinë në BE është investimi i votës aty në qendër të fletës së votimit ku është numri 5 dhe ku shkruan PS dhe Edi Rama. Askush tjetër, këtë duhet ta bëjmë të qartë, nuk i pajis dot shqiptarët me pasaportën e BE brenda kësaj dekade. Çdo luhatje, çdo konfuzin e bën afatin e 2027 të digjet. Janë edhe reformat për tu thelluar dhe s’mund t’i thellojë dot askush tjetër veç nesh", tha Rama.
Komente

Amon mo's na i rrit rrogat.cmimet e ushqimeve na i boj SA Italia Öse SA Kosova e Jena ok
PërgjigjuNëse të gënjen një herë, turp për atë, por në të dytën herë, turp për ty. Hidhini ne Plehra PS PD LSI & Co... Votoni cdo parti tjeter por jo keta llumra .
PërgjigjuPer vete I ngritet rrogat 100% me nje te rene te lapsit. Kryetaret e bashkive 3 fish bashke me keshillat bashkiak ndersa popullit 3% 5% 7%. Nuk ke ngritur rrogat mjeshter te eshte ngritur inflacioni. Vertet ishte rroga 50000 por ishte nje buke 50 lek tani e ke rrogen 70000 por buka ka vajt 110 lek.
PërgjigjuDuhet që Sherbimi mjeksor te behet pjeserisht falas . Kjo per arsyen sepse nuk mund te këtë autonomi te vërtetë te sherbimit shendetesor me sherbim pa pagesë.Duhet pranuar që ishte vendim i nxituar.
PërgjigjuPash zotin na e bej shendetesine me leke se na u merzit kjo e juaja falas.Aman te keqen
PërgjigjuHere derman e paske hapur thesin qe ne mengjes mir e ke ashtu e duan aty
Përgjigju