Marrëveshja/ Emigrantët që erdhën në Shëngjin kthehen sonte në Itali! Gjyqtarët e Romës çojnë çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (VIDEO)
Shtatë emigrantët, shtetas egjiptianë dhe bangladeshas të cilët po qëndrojnë në kampin e Gjadrit në Lezhë pritet të kthehen në Brindisi të Italisë në orët në vijim. Gjyqtarët e Romës i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar që të vendosë: Nëse prevalon ligji i qeverisë Meloni apo vendimi i gjyqtarëve evropianë, sipas të cilit kërkesa duhet të vlerësohen rast pas rasti.
11 Nëntor 2024, 17:47