BSH kufizon kredinë që japin bankat për të blerë shtëpi, Sejko: Tavan për vlerën dhe afatin e shlyerjes, kufizim të këstit në raport me të ardhurat mujore
Banka e Shqipërisë ka vendosur të kufizojë kredinë që japin bankat për qytetarët për të blerë shtëpi. Guvernatori Gent Sejko ka thënë në konferencë për mediat se bankat nuk do të japin kredi më shumë se 85% të vlerës që ka banesa, kur ajo merret në lekë, ndërsa nëse merret në valutë maksimumi i kredisë do të jetë 75%.
7 Maj, 16:24