Prezantohet në Kuvend projektbuxheti 2025, nuk ka ndryshim taksash! Malaj: Presim rritje ekonomike 3.9%, ulje të borxhit publik dhe më shumë investime
Projektbuxheti i vitit 2025 u prezantua në konferencën e Kryetarëve dhe më pas do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare. Ministri i Financave tha se për 2025 shpenzimet do të jenë 822 miliardë lekë dhe të ardhurat 754 miliardë lekë. Qeveria pret që ekonomia në 2025 të rritet me 3.9% dhe të vijohet me uljen e borxhit publik.
30 Tetor 2024, 14:49