Ekonomi

Ekonomia në rritje, por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE

Progresi në rritjen ekonomike ndikuar kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi, sfidohet nga informaliteti, korrupsioni, problemet në tendera, emigrimi dhe mos-deklarimi i pagave. Në aspektin ekonomik në progres-raportin e BE-së për Shqipërinë thuhet se vendi ka ecuri pozitive, ndërsa rekomandon që qeveria të heqë dorë nga aktet normative për rishikimin e buxhetit, të avancojë me reformën në drejtësi, të hartojë ligj të ri për koncesionet dhe të mbrojë fondet që i jep Bashkimi Evropian.

31 Tetor 2024, 14:04