Lajme nga emisionet

Shpërthimi në Zubin-Potok, Agim Nesho: Akt terrorist! Pjesë e strategjisë për të rikthyer dominimin serb në rajon! Tensionet mund të rriten, Kosova të ketë kujdes

Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në 'Frontline Interview' e cilësoi sulmin në Zubin Potok si një akt terrorist të organizuar nga forcat paramilitare, të lidhur ngushtë me Serbinë. Sipas tij, Vuçiç po tenton të krijoj një "konflikt të ngrirë" në veri të Kosovës, si pjesë e strategjisë për të rikthyer dominimin serb në rajon. Nesho paralajmëroi se tensionet në Ballkan mund të rriten nëse Serbia dhe Rusia intensifikojnë provokimet.

3 Dhjetor 2024, 19:37