Digjet Shqipëria! Zjarre të fuqishme në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh, Krujë e Fushë-Arrëz! 30 vatra në 24 orë, evakuime dhe ndërhyrje nga ajri me helikopterë e avionë (VIDEO)
Në Finiq janë djegur disa banesa. Zjarri ndodhet në zonën e malit. Në Gramsh, në Sojnik, u dërguan helikopterë çekë dhe sllovakë. Emiratet e Bashkuara kanë sjellë edhe dy helikopterë 'Black Hawk'. Te Syri i Kaltër u evakuuan vizitorët nga parku kombëtar, kurse në Fushë Arrëz u larguan banorët nga shtëpitë në fshatin Xath. Jashtë kontrollit situata është edhe në Poliçan, duke rrezikuar dy fshatra. Edhe në Gramsh flakët kanë marrë përmasa të mëdha. 30 zjarre vetëm sot
11 Gusht, 08:30