Kronikë

Delvina digjet nga zjarret, evakuohen banorët e 3 fshatrave! Vengu: Situatë e përmirësuar gjatë mbrëmjes, 8 banesa të djegura! Në flakë edhe mali i Shpiragut (VIDEO)

Prej tre orësh, fshatrat e Delvinës po përballen me një situatë kritike për shkak të zjarrit të fuqishëm. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e 3 fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, ku mungon edhe energjia elektrike. Shefi i Komisariatit të Delvinës u asfiksua e pësoi djegie të lehta, dhe u dërgua në Spitalin e Traumës, ndërsa janë asfiksuar edhe 5 persona të tjerë. Zjarri ka përfshirë edhe Malin e Shpiragut në Berat.

25 Korrik, 08:21