Moti i keq/ Korça dhe veriu i vendit nën ‘pushtetin’ e borës, trashësia deri në 60 cm! Mijëra banorë pa energji, s'ka probleme me qarkullimin (VIDEO)
Mijëra banorë në juglindje të vendit dhe në veri kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq me dëborë. Nuk paraqiten problem e me qarkullimin, sidomos drejt atraksioneve turistike si Dardhë, Voskopojë, Theth e Bogë. Drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me goma dimërore ose të jenë të pajisur me zinxhirë.
1 Dhjetor 2024, 09:48