Kronikë

Situata nga zjarret/ Mbrojtja: 34 vatra gjatë 24 orëve të fundit, 5 prej tyre mbeten aktive në Bulqizë, Fushë Arrëz, Tiranë, Gramsh e Korçë

Po punohet për shuarjen e flakëve në kurorën me pyje në Tërnovë të Bulqizës e fshatin Xeth të Fushë Arrëzit. Vatra në Pezë Helmës të Tiranë ka intensitet të ulët. Në Gramsh, zjarri në Malin e Koshnicës po mbahet në monitorim, ndërsa po izolohen flakët te “Teqeja e Dushkut”. Zjarri është aktiv edhe pranë Parkun Natyror të Gërmenjës në Kolonjë. 

17 Gusht, 10:54