Politikë

Incident në përvjetorin e kryengritjes së Postribës, qytetari heq kurorat e vendosura nga Benet Beci: Ikni komunistë! Kryebashkiaku: Jam për t’ju respektuar

Mes tensioneve është zhvilluar përkujtimi i 78 vjetorit të Kryengritjes së Postribës, lëvizjes së parë antikomuniste në Shqipëri. Qytetarët i kanë kërkuar kryebashkiakut socialist të Shkodrës Benet Beci të largohet, ndërsa në mënyrë demonstrative hoqën edhe kurorën me lule të vendosur prej tij. Ditën e përkujtuan dhe përfaqësuesit e PD, që hodhën akuza se qeveria shqiptare ka tipare të diktaturës.

9 Shtator 2024, 10:01