Moti i keq në Durrës/ Era e fortë afron afër bregut anijen! Kapiteneria e Portit: Kreu manovra për të hyrë në radë, por e devijoi dallgëzimi (VIDEO)
Si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike në Durrës, një anije që shërben si rimorkiator është afruar pranë bregut të detit. Sipas burimeve nga Kapiteneria e Portit të Durrësit, rimorkiatori ka qenë duke kryer manovra për të hyrë në radën e Portit të Durrësit, por era e fortë dhe dallgëzimi e kanë detyruar të devijojë kursin.
17 Prill, 20:26