Sociale

PAMJE ME DRON/ Ndotje alarmante e lumit Fan nga shkarkimet e fabrikës së bakrit! Shteti të mos heshtë! Banorët: Ujisim tokat me këtë ujë acid

Lum Fan është ndotur nga shkarkimet e fabrikës së përpunimit të bakrit në Fushë-Arrëz. Report TV sjell pamjet me dron, ku shihet se lumi ka marrë ngjyrën e metalit, pikërisht aty ku gjendet diga. Banorët të shqetësuar flasin per dëmet e mëdha në bujqësi e blegtori. Ata kërkojnë që shteti të pezullojë punën e fabrikës dhe ta detyrojë të vendosë fitra pastrimi, pasi ky eshte episod i perseritur.

5 Korrik, 15:31