Francë/ Turneu 'Henri Deglane', Valiev dhe Abakharov i shtojnë Shqipërisë dy medalje të tjera në mundje
Mundja shqiptare ka shkëlqyer në turneun prestigjioz "Henri Deglane", një event Grand Prix i zhvilluar në Nice, Francë, duke fituar dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë. Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abakarov janë dy emra që ngjitën flamurin e Shqipërisë në podium, duke arritur rezultate të shkëlqyera.
21 Janar, 10:07