-
Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë 19-vjeçarin P.P. në Dhërmi, i cili u kap me 64 doza kanabis të ndara për shitje, kryesisht në lokalet e natës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale 'Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'.
4 Qershor, 12:51 -
Hapja e 4 kutive në Vlorë rrëzon alibinë, gjenden fletët e votimit të papërdorura! PD nuk bindet, nesër në Vaqarr do verifikohen 233 kutitë e tjera
4 Qershor, 12:06Pretendimi i Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në 11 maj, u rrëzua sot në KQZ. Pasi u hapën 4 kuti të Vlorës, fletët u gjendën brenda. Komisionerët gabimisht kishin shkruar zero fletë të papërdorura në procesverbal. Mirëpo, PD përdori dy anëtarët e saj në KAS për ta zgjeruar hetimin, në 233 qendra votimi, hetim i cili do të bëhet në magazinat e KQZ.
-
Ankimet e PD/ Shtyhen Kukësi e Gjirokastra, do hapet një kuti e Beratit për diasporën, PD pretendon votimin nga e njëjta dorë! Do verifikim dhe për fletët e papërdorura
3 Qershor, 15:48Vijoi sot mbledhja e shtyrë në fundjavë edhe për Gjirokastrën, ku PD pretendon shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit 3 me 1 për PS në zgjedhjet e 11 majit për këtë qark dhe përsëritjen e tyre. Shtohet provë e re e pretenduar edhe hapja e kutive për fletët e pavlefshme. Bele: Mund të na dali si rasti i Vlorës, ku të gjitha fletët ishin të vulosura. PD pretendime edhe për Kukësin e Beratin se "janë bërë votime në diasporë nga e njëjta dorë", shtyhen përsëri për shqyrtim provash
-
KAS hap kutinë e votimit në Vlorë pas ankimimit të 'Nisma Shqipëria Bëhet', të gjitha fletët rezultojnë me vulë
3 Qershor, 11:47Hapja e kutisë vjen pas kërkesës nga Nisma Shqipëria Bëhet.
-
Vlorë/ Kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë pas një gjobe për parkim, arrestohet 39-vjeçari
2 Qershor, 15:22Një 39-vjeçar u arrestua mbrëmjen e 1 qershorit në lagjen 'Hajro Çakërri' në Vlorë, pasi kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë që i vendosën një gjobë për parkim të gabuar. Ai akuzohet për veprën penale 'Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.'
-
Qafë Botë/ Po trafikonte një grup klandestinësh drejt Greqisë, arrestohet në kufi 31-vjeçari britanik (EMRI+VIDEO)
1 Qershor, 10:27Goditet një rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Shtetasi britanik ishte përfshirë në aktivitetin e paligjshëm, u pikas në zonën e Kataetos, me grupin e klandestinëve
-
Vlorë/ Mbeti në det të hapur, pasi gomonia i pësoi defekt, policia i vjen në ndihmë një personi
1 Qershor, 10:12Policia kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një personi i cili kishte mbetur në det të hapur pasi motori i gomones që po lundronte pësoi defekt
-
Rrezikoi mbytjen, policia i vjen në ndihmë skafistit në Vlorë! Mjeti lundrues pësoi defekt në motor
31 Maj, 18:33Pas marrjes së njoftimit, mjeti lundrues i policisë kufitare të Vlorës ka shkuar në ndihmë një skafi me një person në bord
-
Qytetet bregdetare dhe liqenore ‘hapin dyert’ për turistët! Sezoni starton me koncerte, panaire dhe sporte ujore
31 Maj, 16:03Ksamili, Pogradeci por dhe Fieri janë gati për të pritur turistët këtë sezon veror, i cili është çelur zyrtarisht përmes aktiviteteve sportive.
-
Nis puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile në Finiq, Vengu: Domosdoshmëri për përballimin e zjarreve gjatë sezonit turistik
31 Maj, 15:24Në ish-repartin e Kranesë në Finiq ka nisur puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile, në bashkëpunim me bashkitë e jugut. Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, tha se kjo strukturë është e rëndësishme për përballimin e zjarreve gjatë sezonit turistik dhe rritjen e gatishmërisë operacionale në rajon.
-
Pogradeci ‘çel’ sezonin turistik me një sërë aktivitetesh, operatorët garantojnë standarde të larta shërbimi
31 Maj, 12:32Qyteti i Pogradecit ka hapur zyrtarisht sezonin turistik më 31 maj, duke e kthyer këtë ditë në një festë për qytetarët dhe turistët. Aktivitetet e organizuara përfshinë shfaqje artistike, panair të kulinarisë dhe trashëgimisë lokale, aktivitete argëtuese për fëmijë dhe nisma sportive përgjatë bregut të liqenit.
-
Rama ndan pamjet nga tuneli i Llogorasë: E bukura e udhëtimit drejt jugut (VIDEO)
30 Maj, 18:57Kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në kuadër të masave për promovimin e industrisë së turizmit.
-
Vlorë/ Plaçkiste biznese e zyra në qytet, arrestohet hajduti serial! Tre vjedhje brenda një jave, kamerat e tradhtuan (VIDEO)
30 Maj, 15:22Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar si hajdut serial në qytet, teksa po vijon hetimet përzbardhjen e plotë të aktivitetit të tij kriminal. Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve, bazuar te kallëzimet për vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit
-
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e pestë dhe e fundit, aksi Fier-Savër i bllokuar nga ora 10:50 deri në 12:00
30 Maj, 08:57Turi i Shqipërisë do të përfundojë sot me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.
-
Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik të Shqipërisë, ja rrugët që bllokohen
29 Maj, 22:23Më 30 maj 2025, në Fier do të zhvillohet etapa e fundit e turit çiklistik të Shqipërisë, dhe Policia Rrugore ka njoftuar bllokime të përkohshme në disa akse kryesore nga ora 10:00 deri në 13:15. Qytetarët ftohen të tregojnë mirëkuptim dhe të shmangin lëvizjet në këto rrugë gjatë orareve të përcaktuara.
-
Nis sezoni veror, 'plas' dhe lakmia për plazhet në Himarë! Dy persona nën akuzë, ngulën tre struktura druri pa leje në plazhin e Gjipesë
29 Maj, 17:38Nisja e sezonit veror dhe turistik ka nxitur edhe përpjekjet e pronarëve të plazheve dhe banorëve për të përfituar sa më shumë nga ky biznes sezonal, nëpërmjet zgjerimit të sipërfaqeve apo ndërtimeve pa leje provizore
-
Callum Macleod, fitues i etapës së 4-t të turit çiklistik të Shqipërisë! Udhëhiqet sportisti holandez
29 Maj, 17:39Çiklist Callum Macleod ia ka arritur të fitojë etapën më të vështirë të turit të Shqipërisë në çiklizëm, të mbajtur në itenerarin Vlorë-Himarë-Vlorë. Megjithatë renditja e përgjithshme udhëhiqet nga holandezi Tom Xokmans.
-
Manastiri i Zvërnecit mikpret ambasadorët/ Vlera kulturore dhe turistike në fokus
29 Maj, 15:28Trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, me ftesë të Bashkisë Vlorë dhe mbështetje të Ministrisë së Jashtme, nisi një vizitë dyditore në qytetin bregdetar, me ndalesën e parë në Manastirin e Zvërnecit. Ambasadorët u njohën nga afër me vlerat historike e kulturore të zonës, në kuadër të promovimit të trashëgimisë dhe turizmit të Vlorës.
-
Vlorë/ Goditi me sende të forta një person, nis hetimi për 64-vjeçarin
29 Maj, 12:47Ngjarja raportohet se ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Sherishtë, Vlorë.
-
Ankimimi i PD, KAS shtyn për të martën Beratin e Gjirokastrën, për Vlorën vendoset hapja e një kutie të hënën! Nuri: Diferencë e dyshimtë në diasporë! KQZ: S'pati parregullsi
29 Maj, 10:22KAS zhvilloi mbledhjen për shqyrtimin e ankimimeve të PD-ADSHM për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në 3 qarqe, pas certifikimit nga ana e KQZ. Pas Kukësit, që është ende në proces, radha e Beratit, Gjirokastrës dhe Vlorës. KAS dëgjon ankimin. Mbledhja shtyhet për të martën e 3 qershorit për Beratin e Gjirokastrën, dhe të hënën për Vlorën. Përfaqësuesja e PS: Shkrimet në portale dhe rrjete sociale nuk janë prova shkencore!
-
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e katërt në Vlorë, ja akset që do të bllokohen
29 Maj, 07:47Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.
-
Olsian Veliaj fiton Etapën e Tretë të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë
28 Maj, 15:54Olsian Veliaj është fituesi i Etapës së Tretë të Rrethit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë.
-
Sarandë/ Vjen sezoni veror, por shtohet dhe ‘lufta’ për plazhet! 3 persona nën akuzë për ndërtim platformash pa leje dhe punime me eskavator
28 Maj, 15:10Nisja e sezonit turistik veror nxit edhe rastet e paligjshmërive në garën për të përfituar sa më shumë nëpërmjet garës për sipërfaqe plazhi dhe ndërtime në zonën bregdetare
-
Vlorë/ Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse
28 Maj, 14:37Aksidenti në punë ndodhi ditën e djeshme ne fshatin Kocul, plagoset në dorë 56-vjeçari. Hetime për mungesën e kushteve të sigurisë në punë, nën akuzë përgjegjësi
-
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen nga Elbasani në Vlorë
28 Maj, 08:03Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë. Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.
-
Lapaj kërkon në KAS rinumërim të votave në Fier e Vlorë për 2 mandatet e humbura: Ka mospërputhje votash në 6 raste, përgjegjësit në Prokurori! (DOKUMENTI)
27 Maj, 17:18Kreu politik i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, që siguroi vetëm mandatin e tij për deputet nga qarku i Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dorëzon ankimim në KAS, për rinumërimin e votave në qarqet e Fierit dhe Vlorës. Adriatik Lapaj: Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës. Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ!
-
Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meterologjik
27 Maj, 15:28Punimet për plotësimin e infrastrukturës së nevojshme të Aeroportit të Vlorës janë në proces e sipër edhe pse në fillim të majit u mbaj një ceremoni e posaçme e certifikimit të pistës së këtij aeroporti. Pavarësisht këtij fluturimi “certifikues” në këtë aeroport nuk mund të kryhen momentalisht operacione duke përcaktuar se fillimi i aktivitetit nuk pritet të jetë së shpejti.
-
Nga Brazili në Vlorë për prostitucion, në kërkim tutorja 29-vjeçare, nën hetim dy ‘turistet e seksit’ që shfrytëzoheshin
27 Maj, 13:25Tutorja dyshohet se një apartament në lagjen “Lef Sallata”, shfrytëzonte për prostitucion 2 braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe. Gratë u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “prostitucioni"