ELBASAN- Që Edi Ramës i pëlqen të luajë me ngjyrat si një kryeministër artist, këtë nuk e ka treguar vetëm me guximin për të përdorur tone të forta në fasada godinash, por edhe me miksimin që i bëri ngjyrave partiake në listën e tij të kandidatëve për deputetë, ku përfshiu edhe 5 ish-opozitarë.
“Partia Socialiste është një shtëpi e hapur, nuk është një shtëpi ku duhet të japësh provim para se të hysh, a e di a s’e di programin. Këtu ne kemi dhe të kuq fare, kemi dhe rozë, kemi dhe pak më bojë qielli, do të jemi të hapur dhe për blunë, siç është nga e kuqja deri te bluja, e gjithë gama nga ngjyra e flamurit tonë te ngjyra e flamurit BE”, tha Rama.
Me dëshirën për t’i dhënë më shumë kombinime telajos së tij politike edhe me pak blu demokratësh, Edi Rama e hapi derën e partisë së tij, edhe për të zhgënjyerin më të fundit nga Sali Berisha.
“Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllur nëpër territore por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini përveç salamandrave dhe kukumjaçkave të kënetës nuk kanë vend. Kurse Dash Sula ...duhet të dezinfektohet. Po duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri, është tmerr.”
Duke u kujdesur ta veçojë nga opozita e Sali Berishës që e cilëson kënetë, Rama i kujton se si PD e la jashtë listave e pa parti, flirtin politik që deputeti demokrat Dashnor Sula e nisi me koalicionin e Adriatik Lapajt, mund ta vijojë me socialistët.
“Ndaj edhe kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, nuk është legjendë franceze, ndërto ditën dhe prish natën. Ndërtoi Dash Sula i shkretë gjithë atë parti në Peqin dhe shkuan ia prishën natën partinë. U ngrit në mëngjes, ia kishin marrë partinë. Ia vodhën partinë natën Dash Sulës. Gjithë ajo parti atje, ka ngelur tani. S’dihet kush do ia hajë ato kokrra gruri, se gjeli detit ngeli gjeli i detit tani pa parti. Unë për veten time gjel deti e kam kompliment, se është në fushë të thatë, se të tjerët janë në llucë. Mund të thuash çfarë të duash për të, por ato që i ka i ka”, tha Rama.
Deputeti Sula, një nga demokratët më të zëshëm në parlament që revoltën dhe protestën e tij për çështje të ndryshme e shprehte në forma kreative, mbeti jashtë listës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, edhe pse ishte fituesi i primareve në Elbasan, duke krijuar kështu një ndarje të fortë me partinë e tij.
Nga Elbasani, ku mori pjesë në një takim me kandidatët socialistë të këtij qarku, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe kreun e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, me të cilin ka replikuar ditët e fundit.
Kryesocialisti përmendi rastin e dekanes së Fakultetit Ekonomik të Vlorës, Zamira Sina, për të cilën tha se dikur protestonte kundër tij në çadrën e Bashës para kryeministrisë në vitin 2017, ndërsa tani është në PS. Sipas kreut të qeverisë, gjërat kanë evoluar por vetëm Luli jo sepse 'ka lindur i përsosur'.
"Këtu duhet të sillemi si shqiptarë, nuk kemi asnjë lloj ngjyre. Pa votë patriotike dhe arsyeja pse duhet çuar te PS, do thosha se jemi më të mirë se gjithë të tjerët, por se PS është forca e duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Mund të kishte qenë partia e Dash Sulës, ajo e reja. Kështu që duhet çuar vota te PS. Kemi në listat tona, edhe në listë të mbyllur që vijnë nga ana tjetër, dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës e kemi nga Çadra, vinte atje Rama ik. Sot është në listën e mbyllur sepse gjërat evoluojnë. Çadrat është në 2017, Luli nuk evoluon sepse është i lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa që e mban për vete është i përsosur. Luli ka lindur me këmishë nate, por nuk janë të gjithë kështu. Dekania më çonte një grup të madh të rinjsh të FRPD, mund të mos bëhen socialistë, nesër që mileti demokratë del nga këneta se thahet, se di kur do thahet, por nesër mund të kërkojnë alternativën e tyre", u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kandidatët në qarkun e Elbasanit, tha se PS është një shtëpi e hapur edhe për figurat e PD. Ai nënkuptoi se edhe Dash Sula mund t'i bashkohet partisë, por së pari, siç u shpreh kryeministri, duhet që të "desinfektohet" nga këneta ku ishte.
"Ata nesër që mileti demokrat del nga këneta, se thahet këneta, se di kur do thahet ajo kënetë, po nesër mund të kërkojnë alternativën e tyre, por këtu Partia Socialiste është një shtëpi e hapur, nuk është një shtëpi ku duhet të japësh provim para se të hysh, a e di a s’e di programin. Këtu ne kemi dhe të kuq fare, kemi dhe rozë, kemi dhe pak më bojë qielli, do të jemi të hapur dhe për blunë, siç është nga e kuqja deri te bluja, e gjithë gama nga ngjyra e flamurit tonë te ngjyra e flamurit BE.
Do të jemi të hapur, rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Kjo është partia jonë. Ne nuk jemi këtu për të mbyllur derën. Ne e bëjmë këtë gjë, e mbajmë derën mbyllur nëpër territore aq sa njerëzit thonë. Sot jemi këtu për t’i thënë të gjithëve mirë se vini, përveç salamandrave të kënetës dhe kukumjaçkave, nuk kanë vend këtu te ne. Nuk kanë vend këtu te ne, kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund të jetë një ditë dhe Dash Sula, por për momentin duhet të dezinfektohet. Duhet të dezinfektohet, si bëhen ato, kush merret këtu me pula, që futen në karantinë shpendët, se mbajnë shumë shpendët nga këto.
Ai është, inat mund ta kesh sa të duash, por hakun duhet t’ia japësh se me thënë të drejtën, aty një njeri me ulërime përditë për komunitetin e vetë, e për miletin atje, s’e kanë ata një të dytë aty si ai, por duhet të heqë gjithë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri. Tmerr! Më tha njëri, po ç’e kanë këtë punë që s’rrinë dot pa dalë në protestë?! I thashë po kruhen, kruhen se i mbyt morri. Nuk ulen dot që të mendojnë. I mbyt morri. Çfarë t’i bësh, edhe bufi rri atje mbi kokë", u shpreh Rama.
Kujtojmë që Sula iu bashkua koalicionit "Nisma Shqipëria bëhet" pasi u la jashtë listave të PD. Ai u tërhoq gjithashtu nga ky koalicion pak para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ.
Përfaqësuesi i koalicionit dhe bashkëkryetar i 'Nismës Thurje', Pano Soko tha për Report TV se nuk u gjet dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët.
Kryeministri Edi Rama flet për vendimin për mbylljen e aplikacionit TikTok. Nga Elbasani, tha se 95% e prindërve që ishin pro, nuk janë socialistë, por ka edhe demokratë. Nga takimet e zhvilluara me prindërit, Rama thotë se kuptoi se ata e shihnin si një mundësi për t’u shpëtuar fëmijët nga ajo mortje që iu ishte futur në trup.
“95% nuk janë socialistë. Shumë më tepër se 5% janë demokratë që kanë mbetur jetimë por që prapë nuk kanë ku shkojnë dhe rrinë pas kënetës, janë edhe të tjerë që nuk votojnë për ne. Sepse menduan si prindër, jo si demokratë dhe socialistë. Më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja nga ajo mortje që i ishte futur fëmijëve në trup. Më 11 maj duhet të vendosim për familjen dhe fëmijët. Një prind që ka fëmijë s’duhet ta diskutojë fare që më 11 maj jo vetëm që të shkojë votim, por të investojë që ne të futemi në BE", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama theksoi se PS dhe qeveria ia dhanë shpatën drejtësisë së re dhe Altin Dumanit.
Ai e mori në mbrojtje kreun e SPAK nga ‘lumi’ i akuzave dhe fyerjeve, por nënvizoi se Dumani aty ishte edhe dje me gjyqtarët, por nuk e bënte adot atë që po bën sot për shkak se nuk kishte shpatën e zonjës së drejtësisë. Tani këtë shpatë ia ka dhënë PS, por drejtësia sipas kryeministrit ende nuk i ka sytë e mbyllura për barazi ligjore dhe as peshoren për ekuilibër.
Dhe vuri krahasimin me krahun tjetër politik, PD-në, që sipas tij po deklaron shkrirjen e SPAK-ut më 12 maj dhe çlirimin e TikTok-ut. Dhe në këtë pikë, kreu i qeverisë nuk mungoi ironinë dhe batutat ndaj Sali Berishës dhe PD-së, duke marrë për referencë përjashtimin nga listat e kandidatëve të një figure historike të demokratëve si Dashnor Sula.
“Ja shpata, këtë shpatën këtu të zonjës së drejtësisë, nuk e ka pasur drejtësia shqiptare. Peshoren jo e jo, peshoren edhe sot e ka të lëkundur. (ka njerëz ende këtu që kanë telefonata të rëndësishme).
Sytë nuk i ka të mbyllura akoma, por shpatën e ka. Është vullnet komplet i yni. Pse them për hyrjen në BE, për barazinë para ligjit, për të hyrë në BE, ja e kemi këtu, që shpatën ta mbajë drejtësia dhe të mos e marri përsëri politika. Mundësia ja ku është, më 11 maj. Bufi i kënetës dhe kukumjaçka thotë më 12 maj do shkrijmë SPAK dhe do kthejmë TikTok-un. pra nuk është e garantuar.
Ndaj edhe kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, nuk është legjendë franceze, ndërto ditën dhe prish natën. Ndërtoi Dash Sula i shkretë gjithë atë parti në Peqin dhe shkuan ia prishën natën partinë. U ngrit në mëngjes, ia kishin marrë partinë. Ia vodhën partinë natën Dash Sulës. Gjithë ajo parti atje, ka ngelur tani. S’dihet kush do ia hajë ato kokrra gruri, se gjeli detit ngeli gjeli i detit tani pa parti. Unë për veten time gjel deti e kam kompliment, se është në fushë të thatë, se të tjerët janë në llucë. Mund të thuash çfarë të duash për të, por ato që i ka i ka.
Është e pamundur të dalë nesër një buf, kënetë, dhelpër, ujk, kal qyqe, s’ka më kthim pas, s’ka atje, ka një familje të mëdhe atje që nuk të lë me lujt më, është familje ajo, njëlloj funksionon”, tha kryeministri mes të tjerash.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët socialistë të qarkut të Elbasanit, tha se Altin Dumani ka respektin e tij për punën që ka bërë dhe sulmet që ka mbartur mbi supe.
Kreu i qeverisë shtoi se Dumani, ndonëse i kishte virtytet për të qenë një prokuror i pavarur, ishte reforma në drejtësi ajo që i dha mundësinë për ta bërë detyrën e tij pa pasur ndikime.
“Doli Altin Dumani që ka të gjithë respektin për punën që bën dhe sulmet kafshërore që ka marrë me një pjesë prokurorësh. Dumani ka qenë aty, prokuror se di se sa vjet ka, dhe virtytet nuk i erdhën nga reforma, i ka pasur. Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan ato vite që ishte prokuror. Pse nuk doli ndonjë gjykatës që thoshte hajde këtu Altin se do ta gjykoj unë. Jo hetuar, por as thirrur sepse nuk është çështja e Altinit, por e shpatës. Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik.”, u shpreh Rama.
Nga Elbasani, në një takim me kandidatët për deputetët, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka shanset që deri në 2027 të mbyllë negociatat me BE. Kreu i qeverisë thotë se kjo është një shpejtësi marramendëse dhe do shënohej rekord në historinë e integrimit. Rama thotë se e nisën nga vrima e fundit e kavallit dhe askush nuk ia hidhte sytë Shqipërisë, por sot mundësia për t’u bërë pjesë e familjes europiane është me reale se kurrë.
“E para, Serbia ka nisur negociatat në vitin 2014, sot jemi 2025. Serbia është pas nesh. Mali i Zi i ka nisur negociatat në 2012. Sot e kemi arritur Malin e Zi dhe jemi krah për krah, plani është që ne dhe Mali i Zi të futemi në BE dhe BE të japë sinjal të qartë që po zgjerohet. Sot jemi me fatin europian që na buzëqesh për herë të parë. Për herë të parë kemi votim gjeopolitik dhe Maqedonia është bërë kandidate për t’u futur në BE në 2005, sot akoma s’i ka hap negociatat. Ne i kemi hapur negociatat vjet dhe mund t’i mbyllim në 2027, që është një shpejtësi marramendëse. Do jetë rekord. E filluam nga vrima e fundit e kavallit, nuk na hidhte njeri sytë atëherë dhe sot mund të jemi vendi që i ka bërë negociatat më shpejt nga të gjithë, 3 vjet nuk ndodh. Negociatat janë punë kolosale, janë si faqe afro 300 mijë fletë, janë ligje vendime, një kuadër i tërë rregullator dhe janë edhe marrëveshje të vazhdueshme. Nëse ne lëkundemi më 11 maj, nuk e kapim 2027 dhe nuk e dimë ca ndodh në Europë. Atyre u ka ndodhur një tronditje dhe janë fokusuar dhe thonë duhet t’i marrim Shqipërinë dhe Malin e Zi menjëherë brenda”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut Elbasan për zgjedhjet e 11 majit, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste dhe në kuadër të fushatës elektorale.
Ai vuri përsëri theksin te dritarja e hapur nga BE për negociatat dhe anëtarësimin brenda 2030-ës dhe bëri thirrje për qytetarët që të mos e humbnin këtë mundësi dhe të mos e pengonin avancimin e Shqipërisë.
“Tani është mundësia për të bërë histori, pasi kjo dritare mund të na mbyllet. Kjoëhstë përtej preferencave politike, është për të gjithë shqiptarët”, tha kryeministri mes të tjerash.
Ai shprehet se nuk do lejohet asnjë pengesë në këtë rrugëtim që s’ka lidhje me politikën, madje nuk do lejojë as “kënetën dhe moçalet e vjetra”, duke ironizuar edhe listat e tyre me “teze dhe baballarë”.
Fjala e Edi Ramës:
“Dua të ndaj me ju disa mesazhe që është e rëndësishme të jenë në qendër të komunikimit tonë në të gjithë territorin me të gjithë qytetarët. Çdo gjë që lidhet me jetën e qytetarëve, punët e bëra, infrastrukturën, urbane, rrugore, rurale, shëndetësore, arsimore, apo aspektet e tjera, janë të rëndësishme. Edhe në qarkun e Elbasanit, volumi i punëve të kryera dhe investimi i qeverisë në pushtet qendror dhe vendor, është më i madhi ndonjëherë në kaq vite.
Ne do kemi mesazhe të drejtpërdrejta për të gjitha moshat dhe grupet e interesit dhe momenti më i rëndësishëm është përtej atyre për këto zgjedhje. Sepse përkojnë në moment të jashtëzakonshëm historik, sepse për herë të parë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është reale dhe aktuale, nuk ka qenë aktuale por reale deri tani.
Reale sepse BE na ka thënë se e kemi vendin atje, e na duan atje, por ka qenë gjithmonë një projeksion në të ardhmen, sot ky është një moment aktual, është hapur një dritare që nuk do rrijë hapur përgjithmonë.
Tani është mundësia për të bërë histori dhe ka përkuar me një palë zgjedhje, sepse mund të mos ishin zgjedhjet. Ne i kemi hapur negociatat vjet, objektivi i vendosur dhe i dakordësuar me BE dhe shtetet anëtar, kam folur edhe personalisht me ta, ku pa fjalën e tyre Komisioni nuk mund të dakordësonte, fundi 2027, janë 3 vite. Kanë qëlluar zgjedhjet në mes dhe është themelore që ta caktojmë përtej partive, preferencave dhe pakënaqësive, është objektiv përtej nesh.
Nuk realizon rritjen e pagave, por realizon kalimin e një populli të tërë në një nivel tjetër, edhe për fëmijët, edhe për ata që nuk votojnë, ku pas katër vitesh do marrin pasaportë të BE-së.
Që do të thotë se më 12 maj ne do kemi punën tonë me numërimin e votave e bla-bla-bla, por ama ata që do shkojnë ditë të hënë në punë, janë 1 mijë veta që punojnë për negociatat, nuk duhet të kenë asnjë ndërhyrje, asnjë pengesë, dhe ata që janë në BE e Bruksel të marrin mesazhin se populli shqiptar vijon përpara me negociatat.
Sado të ketë ndërhyrje nga këto të kënetës dhe moçaleve të vjetra, gjoja me rininë e tyre që po vjen, me baballarët e tezet në listat e tyre”.
Komente
