Universiteti Bujqësor i Tiranës shënon një kthesë të rëndësishme në sistemin arsimor shqiptar, falë partneritetit me Universitetin BOKU të Vjenës, duke sjellë këtë vit një ofertë të re akademike. Në aktivitetin që u mbajt në kuadër të 9 programeve të reja që do të ofrojë UBT, i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Kryeministri tha se UBT ka bërë një reformë reale evropiane, që do t’i kthejë universitetit shkëlqimin e dikurshëm. Ai tha se UBT ka bërë një reformim që s’e ka bërë asnjë universitet tjetër në vend, teksa përmendi se si, me rektorin Fatbardh Sallaku iu deshën që të ndërhynte, siç tha ai, për ta “çliruar nga pushtuesit”.
“Asnjë universitet në Shqipëri, e them me përgjegjësi, s’e ka bërë këtë që po bën UBT. Dhe në asnjë universitet në Shqipëri nuk mund të gjesh sot për sot këtë perspektivë që ka hapur kjo reformë reale evropiane, rrënjësore në UBT.
Bëmë një ndërhyrje të rëndë dhe të turpshme për nga nevoja të çlirimit të universitetit nga pushtues që e kishin marrë të gjithë territorin për historitë e tyre që nga qoftet e deri te shitja e të brendshmeve. Dhe ishte vërtetë dramatike të hyje në atë universitet për të shkuar në klasë duhet të kaloje nëpërmjet një pazari ndërtimesh të paligjshme dhe aktivitetesh tregtare.", tha Rama.
Kreu i qeverisë pati kritika për universitetet e tjera, ndërsa iu kërkoi atyre që të bëjnë atë që ka bërë UBT-ja, përndryshe nuk do të kenë mbështetje shtesë financiare. Ai tha se nuk duhet të sillen më si “shkollë e mesme”, me disa vite më shumë, por duhet të jenë qendra, të cilat duhet të nxjerrin njerëz me vlerë të shtuar.
“Të gjithë universitetet do e kenë të qartë që nëse duan mbështetje, duhet të bëjnë atë që po bën UBT. Të gjejnë shokun apo shoqen në Evropë, të dorëzojnë letrat e fejesës që ne t’i mbështesim në martesë. Historira se kam një program këtu apo ty, mund t’i bëjmë janë autonomë, pro nuk kanë mbështetje na qeveria. Do të ndryshojmë komplet qasjen financiare, dhe për sa kohë nuk do të jetë një të dytë, çfarë janë ekstra do t’i vëmë te UBT”, shtoi ai.
Duke theksuar rëndësinë e UBT-së, Rama tha se vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz që përgatiten nga ky universitet. Ai përmendi gjithashtu edhe grupkapitullin për bujqësinë në negociatat me BE-në, duke shtuar se është një “dhimbje e madhe koke për vendin tonë”, duke marrë parasysh situatën.
“Për juristë nuk ka nevojë Shqipëria, ka plot dhe i teprojnë, mund t’ia japin edhe Ballkanit dhe mund t’i eksportojë dhe kontinenteve të tjera. Shqipëria ka nevojë për ata që përgatit UBT, se njësoj si Evropa e gjithë bota, përballet me ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit, motin ekstrem, humbjen e ekosistemeve që ndikojnë bujqësinë, furnizimin me ujë dhe biodiversitetin dhe këto janë të pa ndashme nga jeta jonë”, theksoi ai.
Nuk kurseu batutat edhe me rektorin Fatbardh Sallaku, pasi tha se është e pazakontë për një socialist e demokrat që të kenë mendime dhe vizion të përbashkët.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u shpreh se nga shtatori i këtij viti, Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ofrojë programe akademike të njësuara plotësisht me modelin e Universitetit BOKU të Vjenës, duke sjellë një rritje cilësore në arsimin bujqësor dhe zhvillimin rural.
Teksa mori pjesë në aktivitetin e UBT, Denaj theksoi se ky ishte një qëllim i qartë i qeverisë, i cili nisi para katër vitesh, duke synuar që UBT të bëhet një institucion akademik i nivelit evropian. Studentët, tha ajo, që do të nisin studimet këtë vit do të jenë të parët që do të marrin diplomë të njësuar plotësisht me atë të universitetit austriak, duke u përgatitur për sfidat e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe vizionin 2030.
"Studentët që nisin programin akademik do të jenë të parët që do dalin me një diplomë të njësuar plotësisht dhe me procesin akademik dhe procesin e kërkimit shkencor. Një frymë e re drejt Bashkimit Evropian drejt Shqipërisë 2030. Vizioni është i qartë: UBT të kthehet në majën e universiteteve në rajon, në një kampus ku lektorë dhe studentë nga rajoni dhe pse jo, nga gjithë bota të vijnë për të studiuar, për të dhënë mësim dhe për të realizuar kërkime të përbashkëta.", tha ajo.
Ministrja përmendi edhe projektin për krijimin e Qendrës së Gjeoinformacionit për Ballkanin Perëndimor, si pjesë të bashkëpunimit rajonal dhe shkencor që synon avancimin e bujqësisë dhe arsimit.
"Në këtë kampus është parashikuar edhe ndërtimi i qendrës së ekselencës për nanoteknologjinë, një qendër multidimensionale që do të mbledhë rreth vetes kërkues shkencorë dhe studentë nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë. Në këtë frymë bashkëpunimi rajonal dhe shkencor ka edhe një tjetër nismë, ajo e krijimit të një projekti për qendrën e gjeo-informacionit për Ballkanin Perëndimor, pra UBT po kthehet në një qëndër të kërkimit shkencor në rajon e më gjerë.", shtoi ajo.
Denaj vlerësoi se ky universitet është i rëndësishëm për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
"Ne kemi filluar së bashku një marrëdhënie bashkëpunimi reale, konkrete për të nxitur punësimin në të gjithë këto degëzime që përmendëm pak më parë, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në institucionet e varësisë. Kemi një ofertë konkrete për secilin nga studentët që do të dalin nga ky universitet, për të gjitha degët, në mënyrë që procesi i integrimit të bëhet falë jush, me ju dhe të kemi një mundësi për të zhvilluar Shqipërinë në atë majë në Bashkimin Evropian në 2030.", shtoi ajo.
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka prezantuar sot ofertën e re akademike, të përafruara me programet e BOKU (University of Natural Resources and Life Sciences) të Vjenës, duke nisur një proces transformues të UBT, me standardet më të mira europiane. Në këtë aktivitet merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillit Rural Anila Denaj, Rektori i UBT Fatbardh Sallaku, maturantë, pedagogë e prindër.
Universiteti Bujqësor i Tiranës hap këtë vit akademik 9 programe të reja studimi që janë arritur falë një analize të thelluar dhe bashkëpunimi intensiv me një nga universitetet më prestigjioze të Europës në fushën e shkencave të jetës, BOKU i Vjenës.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj tha se kjo është faza e parë e reformimit të UBT, e cila përfshin ristrukturimin e ofertës akademike, riorganizimin e programeve dhe rritjen e kapaciteteve kërkimore dhe mësimore në këtë universitet.
“Në një vit është punuar ngushtësisht mes UBT dhe BOKU të Vjenës, për të transformuar rrënjësisht ofertën akademike dhe sot ofron 9 programe të reja, në përputhje me standardet e BOKU, një universitet lider në fushën e shkencave të jetës në Europë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit nënvizoi se duke filluar nga ky vit akademik, procesi akademik në këto degë do të zhvillohet së bashku me profesorët e BOKU, duke ftuar maturantët të zgjedhin UBT.
“Pedagoget e BOKU do të jenë pjesë e procesit akademik në UBT, duke filluar nga ky vit. Nga ana tjetër, studentet do të jenë pjesë e mobilitetit mes dy universiteteve, pra mund të shkojnë të zhvillojnë një cikël studimi në Vjenë. Në UBT nuk do të gjeni thjesht kurrikulën e standardizuar dhe laboratorët moderne, por do të keni mundësi të keni një kampus të vërtetë studentor. Në fund, çfarë do të fitoni? Do të keni një diplomë, e cila do të jetë pasaporta juaj akademike dhe profesionale europiane. Ndaj ju si maturantë duhet të ndiqni UBT”, tha Manastirliu, teksa vuri theksin edhe tek rritja e kapaciteteve dhe investimeve për zhvillimin e kërkimit shkencor në këtë universitet.
Programet e reja Bachelor që do të ofrohen për vitin e ri akademik nga UBT janë: Menaxhim Biznesi; Ekonomiks; Teknologji Informacioni në Bujqësi dhe Mjedis; Shkenca Bujqësore dhe Siguri Ushqimi; Inxhinieri Mjedisi dhe Uji; Dizajn i Interierit dhe Inxhinieri Druri; Inxhinieri Pyjore; Ushqim dhe Shkencat e të Ushqyerit; Teknologji Ushqimore.
UBT do të shndërrohet në një qendër ekselence jo vetëm për arsimin, por edhe për kërkimin shkencor, me synim tërheqjen jo vetëm të studentëve shqiptarë, por edhe atyre ndërkombëtarë. Kjo reformë, e mbështetur nga MAS dhe Qeveria Shqiptare, është modeli për modernizimin e arsimit të lartë publik në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për ata studentë që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ai tha se nevoja për profesionistë në fushat që mbulon UBT-së është më e madhe sesa për juristë, pasi ka kaq shumë, saqë “mund t’ia japin edhe Ballkanit dhe mund t’i eksportojë dhe kontinenteve të tjera”.
Më tej, shtoi se grupkapitulli për bujqësinë në negociatat me BE-në janë një “dhimbje koke”, prandaj tha se duhen njerëz të ditur.
“Për juristë nuk ka nevojë Shqipëria, ka plot dhe i teprojnë, mund t’ia japin edhe Ballkanit dhe mund t’i eksportojë dhe kontinenteve të tjera. Shqipëria ka nevojë për ata që përgatit UBT, se njësoj si Evropa e gjithë bota, përballet me ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit, motin ekstrem, humbjen e ekosistemeve që ndikojnë bujqësinë, furnizimin me ujë dhe biodiversitetin dhe këto janë të pa ndashme nga jeta jonë.
Me anëtarësimin në BE numri i profesionistëve që vijnë nga fushat që mbulon UBT është shumë më i madh se ai i juristëve duhen profesionistëve që të dinë për çfarë bëhet fjalë, si ti rimodelojnë zhvillimet. Mungesa e ujit, konfliktet për burimet po kthehen deri në konflikte midis shteteve. Janë mbi 2 mld njerëz që përballen me etje. Bujqësia konsumon 70 % të ujit të ëmbël ndaj bota flet për menaxhim të zgjuar të ujit. Politika për ujin për të shmangur kriza konflikte. Janë tema që janë pjesë e axhendës së punës së universitet BOKU dhe UBT.
Siguria ushqimore, çështje të inovacionit dhe teknologjisë të lidhura me fshatin dhe zhvillimin. Pa fshat, s’ka qytet, pa prodhimin në fshat nuk mbijeton dot qyteti, ndaj na duhen njerëz të ditur për të gjithë teknologjinë që ka nisur të hyjë me shpejtësi të madhe, për satelitët, dronët, kërkimet për të dhënat. Jemi në kohë, por jemi në zgrip të kohës. Fatkeqësitë natyrore dhe menaxhimi i rrezikut...s’mund ta tejkalojmë një fatkeqësi se i ka fajet qeveria se nuk ka pastruar kanalin. Duhen dije të reja, struktura dhe forca të reja, duhet gjithmonë e më shumë kapaciteti I shteteve për zgjidhjet e integruara ndërdisiplinore, që bashkojnë shkencën, politikën, njohjen e territorit. Pa asnjë diskutim çfarë po bëjmë ne, stafi drejtuar nga Bardhi e të tjerë, së bashku me pedagogë të BOKU-t është mbjellja e një territori me fidanë të rinj të dijes edhe të profesioneve dhe natyrisht që ky territor ka nevojë për forcat e reja që duhet të trokasin në derën e UBT.
Në kapitujt e negociatave për anëtarësim Bujqësia dhe zhvillimi rural, janë një kapitull më vete. O nëne o nënë, realisht. Ata pedagogë këtu që merren me pjesën e direktivave europiane e dinë shumë mirë, mjedisi dhe ndryshime klimatike është kapitull më vete, siguria ushqimore, politika veterinare më vete, ujërat e menaxhimi i mbetjeve janë kapitull më vete, të gjitha këto bashkë janë dhimbja më e madhe e kokës për një vend si ne. Po dhimbja më e madhe është se ne kemi probleme që të tjerët nuk i kanë pasur, kurse neve na duhet dije. Na duhen shumë njerëz të ditur dhe patjetër që baza është ky Universitet. Nuk bëhet kjo me miell të huaj, sado që të marrin ekspert, na duhet ky brumë që kjo furrë po bëhet gati për ta pjekur.", u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama shprehu kritika edhe ndaj universiteteve të tjera. Ai tha se nëse nuk do të bëjnë të njëjtën gjë si UBT, nuk do të kenë mbështetje financiare shtesë nga qeveria. Rama tha se duhet të gjejnë ‘shokun apo shoqen’ e tyre në Evropë, sikurse UBT bashkëpunoi me BOKU-n e Vjenës, për të realizuar të njëjtën gjë.
Kreu i qeverisë tha se “universitetet nuk mund të vazhdojnë të jenë si shkolla të mesme me vite më shumë mësimi”.
“Interes kombëtar mbështetja pa rezervë e kësaj reforme dhe këtij universiteti. Të gjithë universitetet do e kenë të qartë që nëse duan mbështetje, duhet të bëjnë atë që po bën UBT, të gjejnë shokun apo shoqen në Evropë, të dorëzojnë letrat e fejesës që ne t’i mbështesim në martesë. Historira se kam një program këtu apo ty, mund t’i bëjmë janë autonomë, por nuk kanë mbështetje nga qeveria. Do të ndryshojmë komplet qasjen financiare, dhe për sa kohë nuk do të jetë një të dytë, çfarë janë ekstra do t’i vëmë te UBT. Do ta bëjmë UBT një rrezatim në të gjithë rajonin, do ta fusim në listën e universiteteve dinjitoze të Evropës për këto tema dhe do t’i japim Shqipërisë një burim të jashtëzakonshëm dijeje. Të tjerët janë të respektuar, do të marrin pjesën e buxhetit që iu takon, por më shumë nga këto që kemi vënë ekstra, nuk do të marrë askush që nuk do të bëjë të njëjtën gjë. Reformë reale. Universitetet tona nuk mund të vazhdojnë të jenë si shkolla të mesme me vite më shumë mësimi. Duhet të jenë qendra kërkimore, nga ku studentët nuk dalin thjesht njerëz që dinë të përsërisin ato që iu kanë mësuar, por që janë vlerë e shtuar. Kërkimi shkencor që është pika kyçe dhe më e dobët e UBT, do ta mbështesim me gjithçka që kemi mundësi së bashku me BOKU-n. “, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste për rektorin Fatbardh Sallaku, nuk kurseu thumbat edhe për opozitën. Duke përmendur bashkëpunimin me rektorin, tha se "falë Bardhit, Sallakut dmth që të mos ngatërrohemi se këta bardhët e djathtë janë lloj lloj", duke iu referuar Gazment Bardhit të Partisë Demokratike.
“Kështu kemi jo një konsulent por bashkëudhëtarë që i di të gjitha dhe falë Bardhit, Sallakut dmth që të mos ngatërrohemi se këta bardhët e djathtë janë lloj lloj. Po ky është bardh i ndriçuar nuk është...ne arritëm që të kemi një reformë që ka bërë diçka radikale. Ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të departamenteve dhe atyre që e kanë kontrolluar këtë proces për mirë apo për keq ose të dyja bashkë.", u shpreh ai.
Kryeministri Rama në aktivitetin për UBT vijoi me batutat. Teksa kujtoi takimin me rektorin e atëhershëm të Universiteti BOKU të Vjenës, për bashkëpunimin që do të niste më pas me UBT-në, Rama tha se ai ishte i ‘frikësuar’ pasi ça nuk kishte dëgjuar dhe se në zyrë i kishte shkuar ‘shefi i madh i mafias shqiptare’.
“Është ish rektori i BOKU që kur ne e takuam ishte në detyrë. Unë isha i pari kryeministër që hipja shkallët e atij universiteti dhe rektori ishte pak i trembur se nuk kishte faj, ça nuk kishte dëgjuar për Shqipërinë e shqiptarët. Dhe po i vinte personalisht shefi i madh i mafias shqiptare në derë. Aty filluam diskutimin e parë, njeri civil i mirësjellshëm. E ndjeja se na shikonte me një çudi të përzier me frikë. Falë këtij burri, që rasti e solli, që edhe të tërhiqej nga aktiviteti akademik në këtë periudhë dhe të na bashkohej me shumë bujari në këtë përpjekje tonën.", tha Rama.
Në aktivitetin e UBT-së, kryeministri Edi Rama, duke folur për bashkëpunimin me rektorin Fatbardh Sallaku, nuk kurseu batutat. Ai tha se ‘ishin në një gjatësi vale’, duke shtuar se nuk është e zakonshme për një socialist dhe demokrat. Më tej, ai shtoi me shaka se mungesa e flokëve u 'mundësoi' të kapërcenin kufirin partiak.
“Së bashku me rektorin ishim në një gjatësi vale, jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat, por mbase na ndihmonte të komunikonim valët duke qenë se të dy jemi pa flokë. Dhe mungesa e flokëve na e bënte më të lehtë kapërcimin e kufirit partiak. E filluam këtë aventurë kur rektori në dëshpërim tha nuk kemi si e mbajmë këtë universitet nëse nuk e ulim më poshtë mesataren, nga 6 në 5. Nga gjysmë të vdekur, t’i marrim të vdekur. I thashë kjo është një mbijetesë për të gënjyer veten se kjo do të çojë në rrënimin përfundimtar, ndërkohë që duhet të synojmë ta bëjmë UBT trendi, dhe ta kthejmë në universitet ku vajzat e djemtë e këtij vendi të shikojnë të ardhmen, dhe për këtë duhet të lidhemi me një universitet evropian. Dhe kështu shkuam në shkallët e BOKU-t.”, tha Rama.
Universiteti Bujqësor i Tiranës tashmë do të ofrojë 9 programet e Universitetit BOKU të Vjenës, me synimin për t'u bërë lider në rajon. Në aktivitetin që po mbahet në kuadër të kësaj, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, foli rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.
Gjatë fjalës së tij, Sallaku tha se sot Universiteti Bujqësor ofron një ofertë të shkëlqyer akademike, dhe se është ndryshe "jo vetëm në programe apo emra degësh por edhe në mënyrën se si mendon dhe punon. Falenderoi edhe kryeministrin Edi Rama, teksa përmendi edhe telefonatën e 4 viteve më parë që çoi në bashkëpunimin me universitetin e Vjenës.
“Sot 4 vite më parë nuk jemi në në fazën e ideve, sot kemi produktin, ofertë të re akademike të ndërtuar me ndihmën e një prej universiteteve më të mira të Evropës. Nëse para 4 vitesh kishim një universitet që përpiqej të mbante ritmin, sot kemi një që po e krijon ritmin. Sot UBT është ndryshe, jo vetëm në programe, emra degësh por në mënyrën sesi mendon dhe punon. Ky ndryshim nuk do të kishte ndodhur pa mbështetje kyçe. Dua të falenderoj kryeministrin Rama për atë telefonatë që ndryshoi rrjedhën e këtij institucioni, për mbështetjen personale, besimin dhe guximin për të parë përtej të zakonshmes.", u shpreh Sallaku.
Iu bëri thirrje gjithashtu edhe maturantëve që të bëhen pjesë e universitetit.
“Ejani në UBT, jo thjesht për të studiuar për për të marrë pjesë në një ndryshim të vërtteë. Për të qenë brezi që ndërton, jo që pret. Për të përfaëqësuar një universitet që është bërë gati për ju. Ejani dhe bëhuni studenttët e parë të një kapitulli të ri.", shtoi rektori.
Komente

Zot na ruaj mendjen ne ka zot...ky kryeministri ben sikur ka jetu ne nje planet tjeter kta 13 vjet....esht fajtori kryesor i zaprimeve ne kre vend.e tani do zaptoje me 1 euro...ama pronave te familjes qe nje dreq e di ne itakojn ne vlor i mori..pjesa tjeter oburra nje euro
Përgjigjuasgje nuk eksportojme dot, as juriste se nuk e kane idene fare sec behet. prandaj mos u mburr kot qe mund te eskportojme juriste ...
Përgjigjupiktori po u ben leksion profesoreve. po flet per problemet e klimes, ekonomine, bujqesine, gjeopolitiken, burimet energjitike, satelitet, dronet, perpunim imazhesh dhe cdo gje fushe tjeter qe mbulon dija njerezore. ka lexuar ndonje liber fizike, matematike, biologjie, kimie ky?!
Përgjigju