Itali/ Jeta e luksit i tradhtoi, çmontohet grupi shqiptar i shpërndarjes së kokainës me postë-biçikletë! 10 të arrestuar, i fundit u kap në Gjermani! Mbi 500 mijë euro pasuri të sekuestruara
Antimafia e Milanos ka gjetur të fshehur në Gjermani dhe prangosur anëtarin e fundit të organizatës shqipfolëse që drejtohej nga dy vëllezër. Shpenzimet e tepërta i zbuluan, agjentët i filmuan teksa shpërndanin dozat e kokainës me biçikleta dhe makina. Sekuestrohen 200 mijë euro cash, një apartament 120 m2, 3 makina, dy garazhe, disa biçikleta dhe sende materiale. Zbulohen rolet dhe strategjia
28 Shkurt, 08:49