Bota

Trump: Bisedimet me Ukrainën dhe Rusinë po shkojnë 'shumë mirë'! I dërguari special i SHBA-së: Të dy vendet duhet të bëjnë lëshime

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se administrata e tij po zhvillon bisedime me Ukrainën dhe Rusinë dhe se ato po shkojnë "shumë mirë". Ndërsa i dërguari special i SHBA-së për luftën në Ukrainë, gjenerali R.E. Keith Kellogg, gjykoi dje se "të dyja palët do të duhet të bëjnë lëshime" për t'i dhënë fund luftës.

3 Shkurt, 07:29