Nga nesër aksion për faturën e bulmetit, por blegtoria nuk e ‘njeh’! TVSH-ja në bujqësi ‘pengesë’ për formalizimin e sektorit
Nga nesër, qumështi dhe produktet e bulmetit duhet të jenë të shoqëruara me faturën fiskale. Ultimatumi i Ramës, synon gjurmueshmërinë e produkteve, për të garantuar sigurinë ushqimore. Por kjo masë rrezikon të ketë efekte negative për blegtorët dhe prodhuesit e vegjël. Grumbulluesit nuk do të jenë të interesuar për marrjen e prodhimit të tyre. Ngërçi, që e ka zanafillën te TVSH-ja zero për bujqësinë e blegtorinë, mund të stimulojë dhe më shumë importin.
13 Korrik, 16:22